E hënë, 03 Shkurt 2020
20:32
Panik në Marsejë/ Vaksinohen 4000 punëtorë

Rreth 4 mijë punëtorë të një porti në Marsejë, u vaksinuan të hënën pas zbulimit të një infeksioni nga pneumokoku, që nuk ka lidhje me koronavirusin kinez. Rreth 15 ekipe vaksinimi u angazhuan në portin Grand Maritime të Marsejës për të mbrojtur punëtorët që janë ekspozuar ndaj infeksionit.

20:25
Gjuajtësi Tempest; Avioni i gjeneratës së re, tregon ambicjen ushtarake të Britanisë

Planet britanike për dislokimin gjuajtësit të ri të frikshëm Tempest Fighter deri në vitin 2035 janë plotësisht realiste, tha dje një ekspert i industrisë ushtarake, nëse investohen paratë e kërkuara.

20:22
PDK: Zgjedhja e Osmanit me votat e Listës Serbe, dëshmi se koalicioni varet nga Beogradi

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen  pa paralajmërim të seancës në Kuvend, për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës.

20:13
OBSH, luftë dezinformimeve/ Po punon me gjigandët e rrjeteve sociale rreth koronavirusit

Organizata botërore e shëndetit thotë se po punon me internetin dhe gjigandët e mediave sociale për të luftuar keqinformimet në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës të koronavirusit të ri.

20:11
Konjufca i dorëzon zyrtarisht detyrën Vjosa Osmanit

Glauk Konjufca, tashmë ministër i Punëve të Jashtme, i ka dorëzuar detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

20:07
Hetimet për pengmarrjen/ Gruaja e Altin Hajrit: Në dhjetor u kthye në Shqipëri, bëri 2 vite burg në Holandë

Teksa forcat e ndërhyrjes së shpejte u zëvendësuan me bujë në hyrje të resortit Golden nga  Operacioni Forca e Ligjit, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh, por pa asnjë gjurmë.

19:56
E reja obese kërkon të arrijë në 250 kg me ndihmën e të fejuarit “ushqyes” që e nxit të hajë 10,000 kalori në ditë

Një grua obese që peshon 200 kilogramë do të martohet së shpejti me burrin që e nxit të hajë deri në 10,000 kalori në ditë.

19:56
‘Rebeli që u bë kryeministër’, ja çfarë shkruan media franceze për Albin Kurtin

Media franceze, La Croix, i ka kushtuar një artikull zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës .

19:48
Stresi bashkëpunim me vogëlushin nga Thumana për tërmetin e 26 Nëntorit: Do jetë një film!

“I ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Alesio u surprizua nga reperi Stresi, që tashmë është kthyer në shokun e tij të ngushtë.

19:46
“Isha poshtë gurëve me batanije, i thirra babit”, rrëfimi i djalit “hero” të tërmetit të 26 Nëntorit

Alesio Cakoni, 10 vjeçari që i shpëtoi tërmetit të 26 Nëntorit duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në Thumanë, ishte i ftuar  pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

19:33
Kurti: Vetting drejtësisë/ Në filtër edhe doganat e tatimet. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të gjithë

Organet e sistemit të drejtësisë si dhe ato të mbledhjes së tatimit do t’i nënshtrohen vettingut gjatë Qeverisë Kurti.

19:28
Me automatik, pistoleta e kapuça, si u rrethua nga OFL resorti luksoz në Shijak. Dosja pasurore i kalon SPAK (VIDEO)

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka zbarkuar këtë të hënë Shijak ku ka rrethuar Kompleksin “Golden” në Shijak,  i cili është në pronësi të Altin Hajrit i cili është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të këtij viti.

19:22
Kosovë/ Vjosa Osmani zgjidhet kryetare parlamenti

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e parlamentit të Kosovës për katër vitet e ardhshme me 65 vota pro. Ajo ka folur menjëherë pas zgjedhjes duke falenderuar ndërkombëtarët, mediat dhe mbi të gjithë qytetarët.

19:13
Pas katër muajsh negociatash, Mustafa uron Kurtin si kryeministër: Ecëm ngadalë, por arritëm në cak

Kosovë- Teksa urimet për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti nuk mbarojnë, edhe Kreu i Partisë LDK, Isa Mustafa, u është bashkuar urimeve.

19:06
30 vjeçari i pret kokën gruas dhe del shëtitje fshatit

Një burrë është filmuar duke bërë paradë me kokën e gruas së tij nëpër rrugët e një fshati në Indi. Pamjet e tronditëse tregojnë 30 vjeçarin Akhilesh Rawat që mbante kokën e përgjakur të gruas së tij Rajani, 26 vjeç, pas një sulmi gjakftohtë të kryer ndaj saj, në fshatin Bahadurpur të rajonit Uttar Pradesh, në veri të Indisë.

18:57
U kërcënua në telefon? Përgjigjet Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR Behgjet Pacolli, pas seancës ku u zgjodh qeveria Kurti, tha se nesër në orën 11:00 do ta dorëzojë mandatin e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

18:52
Vende misterioze. 10 vendet më të çuditshme të botës

Forma të rralla gjeologjike, ngjyra të jashtëzakonshme apo peisazhe surealë, e vështirë të gjesh një shpjegim për to.

18:49
Kosnett uron qeverinë e Kosovës: Shpresojmë të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët

Edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka reaguar menjëherë pas votimit të qeverisë së Albin Kurtit. Me anë të një statusi në Twitter Kosnett ka uruar qeverinë e re në Kosovë duke shkruar se mezi pret të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës.

18:44
Kurti zgjidhet kryeministër/ Haradinaj: Jam në Amerikë, dorëzimi i mandatit do të bëhet…

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme me 66 vota qeverinë e re, e cila do të ketë si kryeministër Albin Kurtin.

18:36
Rusia: Turqia nuk njoftoi për lëvizjet e karvanit para se të goditej nga trupat e Damaskut

Incidenti i goditjes së trupave turke në Siri për të cilin thotë se u vranë gjashtë ushtarë, mund të jetë shkarkuar nga dështimi i palës turke për paralajmërim të lëvizjeve të karvanit në saj në zonën e Idlib, tha sot ushtria ruse

18:34
Qeveria e re e Kosovës/ Thaçi: Të fillojnë sa më shpejt punën. Abbott: Qeveria e re duhet të tregojë guxim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për sa i përket krijimit të qeverisë së re të Kosovës me në krye Albin Kurtin.

18:28
“E frikshme”, rikrijohet në jetën reale momenti identik nga “Mbreti Luan”

E frikshme dhe e pabesueshme! Një “babun” ka rikrijuar në jetën reale skenën ikonike të Simbas nga “Mbreti Luan”.

18:27
Ja dyshimi i Ngjelës për “Nismën KÇK”: Rama mund ta përdorë për çlirimin e mafies së ndërtimit

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte avokati Spartak Ngjela. Në fjalën e tij avokati u shpreh se ishte skeptik për platformën e re të sapomiratuar në parlament “KÇK”.

18:24
Dhunon të dashurin, aktorja e filmave pornografike përfundon në polici

Aktorja e filmave për të rritur, Jesse Jane është arrestuar për shkak se akuzohet se ka sulmuar fizikisht të dashurin e saj Keyon Bastani. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në Oklahama,  dhe në momentin që ajo kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurit të saj, kishte qenë nën efektin e alkoolit.

18:17
FOTO/ Urinuan poshtë Lanës, Bashkia e Tiranës gjobit qytetarët që ndotin hapësirat publike

Të gjithë ata që shfrytëzojnë hapësirat publike për të urinuar duke ndotur mjedisin nuk do t’ia hedhin edhe aq lehtë. Në kuadër të nismës për të mbajtur pastër qytetin, Bashkia e Tiranës vijon operacionin e vendosjes së sanksioneve për ata që ndotin ambientet publike. Disa foto të publikuara në media tregojnë masat e marra ndaj disa qytetarëve që kanë urinuar pranë urave të lumit Lana.

18:07
Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota pro

Qeveria Kurti ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. Ishin 86 deputetë që kanë votuar pro qeverisë së re, dhe 10 abstenime.

18:03
Ngjela në Top Talk: Albin Kurti kryeministër, frikë për Beogradin dhe Tiranën

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte avokati i njohur Spartak Ngjela. Fillimisht në studio u fol për platformën anti “KÇK” e sapo miratuar dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

18:02
Rusia urdhëron dëbimin e të huajve me koronavirus

Moskë- Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin ka pranuar se vendi ka urdhëruar dëbimin e të huajve që janë të infektuar me koronavirusin e ri.

17:49
31 vjeçarja që bëri zbulimin e madh për koronavirusin. Punonjëse me pagë të ulët në spital

Shkencëtarja e re që sfidoi dhe mposhti laboratorët më me emër në Europë dhe Azi quhet Francesca Colavita, e cila punon me kohë të pjesshme në sektorin e virologjisë në spitalin Spallanzani ne Romë.

17:49
33 vjeçarja e reality show që po bën “namin” në Marbella! (FOTO)

Lauren Goodger nuk po bën “namin” vetëm në Britaninë e Madhe. Kudo ku shkon, ish-ylli i “TOWIE” tërheq vëmendjen e mediave rozë.

17:48
‘Luftë e çmendur’ gjatë natës, shqiptari arrestohet së bashku me tre të tjerë pas sherrit në një lokal

ITALI- Karrige e tavolina të thyera, një vend i shkatërruar dhe katër persona të arrestuar. Ky është bilanci i të dielës mbrëma në një lokal nate në Corso di Porta Ticinez, që u kthye në një arenë boksi mes një shqiptari dy italianëve dhe një moldavi.

17:44
Kapllanaj: Golin e anuloi Bujar Pregja, po na shtyjnë drejt vetëgjyqësisë

Nga kampi ballshiot, në pamundësi për të folur Dovedan, për “Gol pas Goli” u prononcua presidenti Besnik Kapllani, i cili në njëfarë mënyre indirekt e pranoi që nuk ishte 11-metërsh, por akuzoi zyrtarët për vendime me standarde të dyfishta, duke iu referuar anulimit të penalltisë.

17:43
Mijëra emigrantë përleshen me policinë për kushtet e kampeve në Lesbos

Policia në ishulin grek të Lesbos përdori sot gaz lotsjellës ndaj mijëra emigrantëve që protestuan kundër kushteve në kampe dhe ashpërsimit të rregullave të azilit nga qeveria e Demokracisë së Re.

17:32
Gati për ta shitur, dy shqiptarët kapen me kokainë në Italia…ja kush i zbuloi

Dy shqipatrë janë vënë në prangate e polcisë italiane pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine. Sipas mediave italiane dy të arrestuari janë S.Z,  30 vjeç dhe E.M, 18 vjeç.

17:19
Erdoğan: Riafirmoj se Turqia nuk e njeh aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit me homologun e tij ukrainas, presidenti Erdoğan foli edhe për zhvillimet e fundit në Siri, duke theksuar se, “Zhvillimet në Idlib tashmë kanë ardhur në një gjendje të vështirë. Kemi duruar shumë”

17:17
Bombarduesit rusë Tu-160 vënë në alarm mbrojtjen veriore të SHBA me fluturimet 16 orëshe mbi Arktik

Dy bombardues strategjikë rusë Tu-160 kryen së fundmi fluturime 16 orëshe mbi territorin neutral të Arktikut duke fluturuar gjithashtu mbi veriun e Atlantikut, detin e Zi, detin Balltik e oqeanin Paqësor, për të treguar aftësitë e tyre në fluturimet e zgjatura.

17:16
Koronavirusi/ Rama letër homologut kinez: Jemi pranë jush, ne sapo i mbijetuam një…

Kryeministri Edi Rama me anë të një letre i ka dërguar mesazhe ngushëllimi homologut të tij kinez Li Keqiang, për jetët e humbura nga koronavirusi.

17:15
I ekzekutuari në Londër: “Kur të rritem dua të bëhem terrorist”

Gazeta e Londrës “Evening Standard” i ka bërë një profil Sudesh Amman i ekzekutuar nga policia 24 orë më pas pasi nisi të godasë me hanxhar njerëzit në rrugën  STREATHAM.

17:09
Barazim mes tensionit në Ballsh, Xhixha i jep fitoren Laçit

Duhej të ishte një ndeshje normale futbolli, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore, ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë, por që u shoqërua me një tension të jashtëzakonshëm dhe tërësisht të pajustifikueshëm nga ana e vendasve.

17:01
Neymar thyen rregullat e trajnerit, ja se çfarë ka bërë për ditëlindje

Neymar e ka festuar një mënyrë spektakolare ditëlindjen e 28-të në një klube natë luksoz në Yoyo të Parisit.

16:51
Bëjnë seks në mes të ditës, dy të rinjtë nuk ndalen edhe pas ardhjes së policisë

Një grua britanike dhe një burrë australian u kapën duke bërë seks gjatë ditës, në një plazh publik të frekuentueshëm nga familjarë dhe fëmijë në një nga gjiret e Filipines, por edhe ardhja e policisë nuk mjaftoi që çifti të ndalonte veprimet e turpshme.

16:50
Vriten gjashtë ushtarë turq në Siri

Gjashtë ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në bombardimet nga forcat e qeverisë siriane në provincën Idlibin veriperëndimor të Sirisë, tha Turqia.

16:48
Pak para sulmit, terroristi i kërkoi mamasë pjatën e preferuar në telefon

Vetëm pak orë para sulmit terrorist në Londër, autori i kasaphanës Sudesh Amman telefonoi mamanë që t’i sillte pjatën e tij të preferuar “biryani”.

16:41
E pabesueshme, Barcelonës i dëmtohet sulmuesi tjetër

Ousmane Dembele dëmtohet sërish.

16:39
Koronavirusi kinez, Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar

IKSHPK, duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike dhe informatat nga terreni, rreziku për depërtimin eventual të koronavirusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët dhe se Departamenti i Epidemiologjisë po bënë mbikëqyrjen aktive dhe gjurmimin e rasteve.

16:38
Teuta akuza për Ngo’o, Tirana: Deklaratë raciste! Të hetohet

Tirana mposhti Teutën dje në “Air Albania Stadium” në kryeqytet dhe u konsolidua në vendin e dytë të renditjes, ndërsa durrsakët duket se nuk e kanë përjetuar aspak mirë disfatën ndaj kryeqytetasve.

16:35
Skena ku u vra terroristi në Londër, kthehet në ‘park’ loje për policët, ky është veprimi jo i hijshëm

Vendi ku u vra terroristit Sudesh Amman, në rrugën Streatham është kthyer në burim lajmi për mediat angleze. Ndërkohë kamerat kanë kapur edhe një moment aspak etik të një polici  që ishte brenda zonës së rrethuar me shiritat e skenës së krimit.

16:30
Trajnerët italianë zgjedhin më të mirin e sezonit 2018-2019

Pas një sezoni spektakolar me Atalantën, të cilën arriti ta çojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve, trajneri Gian Piero Gasperini është nderuar me çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019.

15:47
(FOTO)/ Policët e OFL-së rrethojnë kompleksin “Golden” në Shijak

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka zbarkuar të hënën në Kompleksin “Golden” në Shijak, që është në pronësi të familjes Hajri, një pjese e së cilëve ranë ne pranga të dyshuar si pengmarrësit e Jak Prengës.

15:41
Ligji anti KÇK, Basha-Ramës: Gënjen sa herë hap gojën

Menjëherë pas reagimit të Ramës vjen dhe ai i kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me ligjin antiKÇK.

15:33
Tifozët me karta në stadium/ Ligji i ri detyron klubet që të regjistrojnë tifozët

Klubet dhe organizatat shqiptare të sportit do të kenë mundësi të lëshojnë kartat e tifozit. Sipas projektligjit të propozuar nga qeveria ky dokument është një marrëveshje kontraktuale midis tifozëve dhe organizatës sportive.

15:20
Ish-tregu do kthehet në lulishte/ Pastrohet zona e ish-tregut elektrik në kryeqytet

Zona e ish-tregut elektrik do të kthehet tanimë në një park me hapësira shplodhëse dhe gjelbërim larg asaj situate kaotike që ofrohej deri më tani.

15:15
Korçë/ Asgjësohen ushqime të prishura – 1.6 ton ushqime të skaduara dhe pa etiketë

AKU në Korçë ka asgjësuar 1600 kg ushqime pas aksioneve të vazhdueshme të kontrollit në subjektet e qarkut juglindor.

15:08
Emigrantëve i’u zhvaten 55 milionë euro/ Union Net merr pjesën më të madhe të dërgesave

Komisionet e larta që aplikojnë agjencitë e transfertave të parave u marrin emigrantëve dhe familjeve shqiptare të paktën 55 milionë euro në vit padrejtësisht.

15:05
Qeveria e re e Kosovës/ Kurti paraqet programin, opozita: Pak para, nuk realizohet

Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës, ka prezantuar programin me të cilin synon të qeverisë vendin. Kurti tha se ajo e tij, do të jetë një qeveri e zhvillimit ekonomik e punësimit.

15:03
Duhet të kryeni Fekondimin In-Vitro?!- Ja 10 faktet që duhet të dini përpara

Afërsisht një në tetë çifte ka probleme në arritjen e një shtatzanie. Nëse jeni duke provuar për të konceptuar një fëmijë por pa sukses duhet të dini që nuk jeni vetëm. Ka miliona çifte me të njejtin problem  në të gjithë botën.

15:02
Operacioni nis me informim/ Po njoftohen 250 subjekte që të justifikojnë pronat

Operacioni Forca e Ligjit, ende nuk ka dal në terren për të filluar goditjen e subjekteve të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë.

14:58
Rama: Sot nisi aksioni OFL/ Kryeministri informon edhe presidentin e Parlamentin Europian

Kryeministri Edi Rama nga konferenca e përbashkët për shtyp me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, theksoi rëndësinë e paketës ligjore kundra KÇK dhe përsëri kjo iniciativë ekstreme, vihet në veprim pikërisht sot.

14:57
Ligji anti KÇK/ Rama: PD e ka krimin mjet politik kundër qeverisë, është ushqyer prej tij

“Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë”, u shpreh përmes një deklarate nga selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj.

14:50
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësi për sulmin me thikë në Londër, njoftoi sot agjencia e lajmeve të këtij grupi Amaq.

14:48
27 vite për gjyqin e pronës/ Sorollatje para dyerve të gjykatës së Tiranës

Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës u paraqitën edhe sot Murat Bala me bashkëshorten. Zhvillojnë një gjyq pronësie.

14:47
Shkencëtarët kapin yllin që tërheq pas vetes kohën dhe hapësirën

Një nga parashikimet e teorisë së përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit është se çdo organ në rotacion, nga masa e tij, tërheq indin e hapësirës-kohë, domethënë zvarritjen e kornizës (efekti relativist që vjen nga rrotullimi i trupave qiellorë).

14:45
Pacolli: Unë do ta votoj Kurtin për kryeministër

​Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se partia e tij do të jete konstruktive në këtë legjislaturë, dhe se do të jenë të pranishëm për të votuar gjithçka që është në të mirë të Kosovës.

14:42
Johnson, bisedimet: “S’ka nevojë” për rregullat e BE-së

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka vendosur të mbajë një qëndrim pa kompromis në bisedimet tregtare me BE pas Brexit-it.

14:34
Sëmundje që mund t’ju vrasin në më pak se 24 orë

Kërcënimi global i paraqitur nga koronavirusi po prek viktima të reja çdo ditë, mijëra janë infektuar dhe kura nuk është gjetur ende.

14:25
Ekskluzive/ Zbulohet emri i të burgosurit që zhvilloi 850 takime në vit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të ilustruar situatën skandaloze të gjetur në burgje dha gjithashtu një të dhënë skandaloze.

14:16
Eugent Bushpepa i bashkohet aksionit për mbjelljen e 100 pemëve në liqenin e Farkës

Pas Liqenit Artificial, qytetarët e Tiranës kanë edhe një tjetër mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët, atë te Parku i Farkës.

14:07
“Halla më seksi e Tajvanit”/ Gruaja pa moshë, 63-vjeçarja zbulon sekretet e rinisë së përjetshme

Të sfidosh kohën- kjo është historia e aktores nga Tajvani, Chen Meifen, një grua 63-vjeçare që duket si të ishte në të 30-at e saj!

13:56
Ligji antiKÇK/ Alibeaj: Rama të nisë me pasurinë e mikut të Ballës, trafikantit të drogës, Edmond Bego

“Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë”, u shpreh përmes një deklarate nga selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj.

13:47
Demaliaj i reciton një poezi Albin Kurtit

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj gjatë fjalimit të tij që mbajti në seancën e sotme, ka recituar një poezi për qeverinë që pritet të votohet sot.

13:41
​​Limaj këshillon Kurtin: Ule kokën dhe sillu si kryeministër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka këshilluar nga foltorja të mandatuarin për kryeministër Albin Kurti që të ulë kokën dhe të sillet si kryeministër.

13:38
Finale spektakolare në Super Bowl, Kansas kampione pas 50 vitesh

Nën një spektakël të jashtëzakonshëm është zhvilluar finalja e Superbowl në “Hard Rock Stadium” të Miamit, mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers, që u mbyll me triumfin 31-20 të të parëve.

13:36
DW: Shqipëri, koha për të goditur të paprekshmit dhe të fortët

Në Shqipëri ka filluar nga puna një njësi speciale e policisë, “Operacioni Forca e Ligjit”, e cila synon konfiskimin nga shteti të pasurive të personave të dënuar apo nën hetim për aktivitete kriminale apo terroriste.

13:31
Kinë/ Ndalohen ceremonitë e lamtumirës për viktimat e koronavirusit

Kina ka ndaluar funeralet, varrosjet dhe aktivitete të tjera të lidhura me trupat e viktimave, që humbën jetën si pasojë e virusit të tmerrshëm.

13:22
David Sassoli: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në

Një konferencë e përbashkët u mbajt në ambjentet e Kryeministrisë ditën e sotme, mes Edi Ramës dhe Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

13:10
Sot nis operacioni forca e ligjit/ Njësia e posaçme policore kundër pasurive të botës së krimit

Sot u lajmërua se do niste operacioni forca e ligjit.

12:58
Kadri Veseli: Albin Kurti as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij para deputeteve në seancën për zgjedhjen e Qeverisë, ka thënë se sot po synon të bëhet kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i cili as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës si shtet, prandaj sipas tij, Kurti nuk mendon as të jetojë në Kosovë.

12:55
Sassoli-Rama/ Kreu i PE-së: “JO-ja” për negociatat, zhgënjim si për shoqërinë civile ashtu edhe për ne

Gjatë një konference të përbashkët në kryeministri, mes Edi Ramës dhe Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli, ky i fundit u shpreh se “JO-ja” për negociatat ishte “zhgënjim si për shoqërinë civile ashtu edhe për ne”.

12:52
“Kishte një trastë me ilaçe antidepresive”/ Vdekja e Andon Mëhillajt, avokati: Ka pasur një tentativë për vetëvrasje më herët

44-vjeçari nga Vlora, Andon Mëhillaj, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit ndërroi jetë rreth orës 16:00 të ditës së djeshme në ambientet e burgut.

12:48
1.7 milionë klikime për një emision, Arbana Osmani thyen rekord shikueshmëri

“Dua të të bëj të lumtur” është padyshim një nga emisionet më të dashura për publikun shqiptar. Çdo të shtunë moderatorja e njohur, Arbana Osmani, mbërthen para ekranit me historitë nga më të ndryshme publikun, i cili e ndjek me shumë kuriozitet.

12:41
FOTO/ Gati spitali i ri në Kinë, përfundon në kohë rekord për 9 ditë

Spitali i ri që premtoi qeveria kineze është gati për të pritur pacientë, duke përfunduar punimet për 9 ditë.

12:33
Mrekulli! Viçi me kokë të deformuar dhe një këmbë shtesë rrëmben zemrën e rrjetit

“Fat i mirë”, kështu e ka cilësuar fermerja Melissa Culverson një viç të lindur me kokë të deformuar dhe një këmbë shtesë.

12:32
Saimir Tahiri, 20 mijë euro për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”. Lajmi është publikuar nga Radio Europa e Lirë e cila tregon gjetjet në rregjistrimet e FARA në Shtetet e Bashkuara.

12:26
A ka në Shqipëri rast të konfirmuar me koronavirus? Flet ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka ritheksuar se në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në vendin tonë vazhdon të mbetet i ulët.

12:24
Cili është testi i radhës për BKH? Pompa, palosje për 1 minutë dhe sprint për të gjithë kandidatët e përzgjedhur

Është duke vijuar procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

12:11
Programi i Albin Kurtit, 3 muaj ushtri me detyrim!

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e qeverisë së re, Albin Kurti shpalosi programin qeverisës.

12:03
U gjend i pajetë në burgun e Peqinit, flet avokati i Andon Mëhillajt/ Ja kush mund të ketë qenë shkaku

Andon Mëhillaj, 44-vjeçari nga Vlora, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit ndërroi jetë rreth orës 16:00 të ditës së djeshme në ambientet e burgut.

11:59
Kosovë/ Nis seanca plenare në Kuvend, Kurti: Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit

Ka nisur pak momente më parë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, për miratimin e qeverisë së re të propozuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kruti.

11:45
Viktimat nga virusi shkojnë në 360; shembet tregu kinez i aksioneve!

Tregu i aksioneve në Shangai u çel me një humbje drastike prej gati 8% në ditën e parë të shkëmbimeve pas zgjatjes së pushimeve të vitit të ri hënor.

11:42
Fitorja ndaj Juves ka sjellë entuziazëm, Napoli kërkon konfirmimin

Serisë së gjatë të rezultateve negative Napoli i dha fund javën e kaluar, teksa mposhti në “San Paolo” Juventusin me rezultatin 2-1, një fitore kjo që duket se ka rikthyer entuziazmin dhe qetësinë në kampin napolitan.

11:41
Sulmi terrorist në Londër, autori ishte liruar nga burgu përpara afatit

I riu i qëlluar për vdekje nga policia pasi goditi me thikë dy kalimtarë në rrugët e Londrës, kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

11:36
Ylli kosovar merr pasaportën e Malajzisë, pritet të përfaqësojë Kombëtaren e vendit aziatik

Liridon Krasniqi, futbollisti nga Kosova i lindur në Gërmovë të Vitisë, është pajisur me pasaportën e Malajzisë, duke i hapur rrugë vetes për përfaqësimin e ekipit kombëtar të këtij vendi.

11:35
Turqia vret dhjetëra ushtarë sirianë, Erdogan rusëve: Mos u përfshini!

Turqia vrau dhjetëra trupa të regjimit sirian pasi katër ushtarë të saj humbën jetën nga shpërthimet e granatave në veriperëndim të Sirisë.

11:31
Pak orë para se të votohet si kryeministër, Kurti fjalim para banesës së tij

Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si i mandatuar për kryeministër të Kosovës.

11:30
Shakira dhe Jennifer Lopez, çfarë spektakli në “Super Bowl”!

Kansas City Chiefs u shpall kampion i NFL për herë të parë pas 50 vitesh teksa mundi në finalen e Super Bowl, San Francisco 49ers me përmbysje në rezultat 31-20, por në këtë ndeshje që gjithë prisnin me padurim pushimin e saj që pati si protagoniste dy artistet latine, Shakira dhe Jennifer Lopez.

11:25
Nga Kate Middleton te Scarlett Johansson/ Ç’veshën VIP-at në tapetin e kuq të BAFTA 2020

Në Royal Albert Hall, Londër u mbajt ceremonia e 72-të e ndarjes së çmimeve BAFTA ku triumfoi filmi për Luftën e Parë Botërore “1917”.

11:25
Shenjat e hershme se shëndeti juaj mendor është i dëmtuar

Për shkak të stilit të jetesës stresuese, sfidave të përditshme dhe kujdesit të zvogëluar për veten dhe nevojat e tyre, shëndeti mendor i një individi mund të dëmtohet.

11:21
Preket nga koronavirusi/ E shëron me alkool

Para pak ditësh, një faqe e Komedisë Europiane shkruante se ballkanasit nuk e kanë problem koronavirusin pasi e kanë gati kurën: rakinë.

11:19
Skandali/ Etilda Gjonaj: Zbuluam se një i burgosur zhvilloi 850 takime në vit

Kuvendi është mbledhur në një seancë parlamentare, gjatë së cilës do të ketë tre interpelanca me tre ministra. Interpelanca e deputetit Lefter Maliqi është për ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj për sistemin e burgjeve.

11:15
Moment i sikletshëm/ Aktorja bën shaka me largimin e Harryt dhe Meghanit, duka dhe dukesha qeshin sforcueshëm

Duka dhe Dukesha i Kembrixhit qeshën në mënyrë dukshëm të sforcuar me shakanë e aktores së njohur, Margot Robbie mbi largimin e Harry-t dhe Meghan-it nga familja mbretërore.