Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen  pa paralajmërim të seancës në Kuvend, për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas PDK-së, zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Serbe, është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria LVV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Serbe, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar.

“Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiçin e Radijojiçiçin dhe sojin e tyre. Është për keqardhje se ashtu sikurse filluan pazaret politike për karrigia në mes të dy partive, ashtu sonte e përfunduan në mënyrën më të turpshme zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila pa votat e Listës Srpska sot nuk do të mund të zgjidhje në këtë pozitë”, thotë PDK.

Top Channel