Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunam
Gjashtë ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në bombardimet nga forcat e qeverisë siriane në provincën Idlibin veriperëndimor të Sirisë, tha Turqia.
Gjithashtu Erdogan u shpreh se në një kundërsulm hakmarrës janë vrarë 35 ushtar sirian. Mediat e Sirisë thanë se nuk pati viktima.
“Të dhënat fillestare flasin për 30 deri në 35 sirianë të vrarë”, deklaroi kreu i shtetit turk. Erdogan i bëri thirrje Rusisë – aleates kryesore të Damaskut – që të mos përfshihet në këtë hakmarrje të trupave turke kundër atyre siriane.
“Dua t’iu them në veçanti autoriteteve ruse se problemi ynë këtu nuk jeni ju, por regjimi sirian. Mos na e zini rrugën”, shprehet Erdogan.
Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur drejt kufirit me Turqinë, e cila mbështet opozitën.
Top Channel