Kryeministri Edi Rama nga konferenca e përbashkët për shtyp me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, theksoi rëndësinë e paketës ligjore kundra KÇK dhe përsëri kjo iniciativë ekstreme, vihet në veprim pikërisht sot.

“Kriminelët që s’justifikojnë pasurinë jo vetëm që do tu sekuestrohet pasuria por edhe do të vihen nën hetim. Ngritëm strukturën e veçantë sepse nuk mund t’ja lënë në dorë prokurorëve KÇK”, shprehet Rama.

Davide Sassoli, president i Parlamentit Evropian përveçse shprehjes të kënaqësisë që kjo paketë ligjore ka frymë italiane, i kujtojë kryeministrit Edi Rama se duhet të bëhet kujdes.

“Paketa që u miratua në fund të javës kishte disa vërejtje specifike për luftën ndaj krimit. Të përshtaten disa standarde dhe të jemi përballë krimit të organizuar. Kjo do të rrisë sigurinë në vend dhe do të rritë kapacitetet e bashkëpunimit. Jam i lumtur që kjo reformë ka frymë italiane. Ne kemi disa 10-vjeçare që luftojmë përballë krimit. Rezultati do të jetë i madh dhe i rëndësishëm. Ne duhet të arrijmë të hapim procesin e anëtarësimit, dhe kjo pastaj nënkupton që duhet të bëjmë reforma për të arritur standardet evropiane”, tha Davide Sassoli.

“Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian dhe drejtuesit e vendeve anëtare të BE janë në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk do të heqim dorë” theksoi presidenti PE.

“Para disa ditësh takova kryetarin e këshillit dhe të komisionit, dhe më thanë se do të kenë një ndryshim për propozimet. Kemi shpresa të mira se mbasi të bëhet çështjet gati për metodologjinë atëherë është më thjeshtë. Paketa duhet të eci njëkohësisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vërejtjet do të kapërcehen”.

David Sassoli u kërkoi të rinjve shqiptarë të mos e humbin shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Familjes Evropiane.

“Së bashku ne mund ta bëjmë që të ndodhi kjo gjë” deklaroi ai.

Top Channel