Teuta akuza për Ngo’o, Tirana: Deklaratë raciste! Të hetohet

03/02/2020 16:38

Tirana mposhti Teutën dje në “Air Albania Stadium” në kryeqytet dhe u konsolidua në vendin e dytë të renditjes, ndërsa durrsakët duket se nuk e kanë përjetuar aspak mirë disfatën ndaj kryeqytetasve.

Kjo pasi sot paradite kanë bërë një reagim zyrtar, ku kanë hedhur akuza të forta ndaj Michael Ngo’o, se ka dëmtuar me dashje lojtarët durrsakë, ndërsa ka kërkuar që Komisioni i Disiplinës të marrë në konsideratë këtë rast.

“KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i clili me goditjet e tij me brryl i ka shkatuar fraktura tre lojtarëve tan. I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste.
Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë.

Zyra për shtyp—KF Teuta”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i klubit të Tiranës, që e ka quajtur deklaratën e durrsakëve si me nota raciste, ndërsa kë ftuar edhe Komisionin e Etikës që të marrë në konsideratë rastin dhe të analizojë fjalorin e klubit durrsak.

“Respekt për kundërshtarin brënda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën rraciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikes të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo. Një shkresë zyrtare me kërkese do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli”.

Top Channel