Edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka reaguar menjëherë pas votimit të qeverisë së Albin Kurtit. Me anë të një statusi në Twitter Kosnett ka uruar qeverinë e re në Kosovë duke shkruar se mezi pret të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës.

Kosnett në urimin e tij për qeverinë e re të Kosovës është ndalur edhe tek marrëdhëniet me fqinjët, duke ditur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se shpreson që Kosova të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovë të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.” shkruan Kosnett.

Top Channel