Tifozët me karta në stadium/ Ligji i ri detyron klubet që të regjistrojnë tifozët

03/02/2020 15:33

Klubet dhe organizatat shqiptare të sportit do të kenë mundësi të lëshojnë kartat e tifozit. Sipas projektligjit të propozuar nga qeveria ky dokument është një marrëveshje kontraktuale midis tifozëve dhe organizatës sportive.

Në kartën e tifozit do të përcaktohen, të drejtat dhe detyrimet e organizatës sportive ndaj tifozëve të saj, si dhe anasjelltas, sanksionet lidhur me rastet e shkeljes së kësaj marrëveshjeje, si dhe rregulla lidhur mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë sportive brenda dhe jashtë vendit.

Karta e tifozit lëshohet nga organizata sportive, pas anëtarësimit të tifozit, sipas llojit të veprimtarisë sportive që kjo organizatë ushtron. Kjo kartë duhet të përmbajë rregulla lidhur me çështjet e anëtarësisë, konsultimin dhe informimin, aksesin dhe përdorimin e stadiumeve, sigurinë dhe mbrojtjen e spektatorit, tregtimin lidhur me shitjen e biletave. po ashtu ajo përmban rregulla të tjera, kundër racizmit, dhunës, ksenofobisë dhe diskriminimit.

Ndryshimet ne ligjit për sportin saksionin edhe përjashtimin nga detyrimet doganore dhe TVSH te ndihmave dhe sponsorizimet me materiale sportive, pajisje sportive, barna dhe pajisje të mjekësisë sportive në funksion të sportit, për organizatat sportive dhe për Qendrën e Shërbimit të Sportit, të cilat vijnë nga institucione sportive ndërkombëtare apo çdo formë tjetër sponsorizimi.

Së fundmi në këtë projektligj parashikohet se të ardhurat e përfituara nga e drejta e transmetimit audioviziv do t’iu kalojnë organizatorëve të veprimtarisë sportive në masën 100%.

Top Channel