Stresi bashkëpunim me vogëlushin nga Thumana për tërmetin e 26 Nëntorit: Do jetë një film!

03/02/2020 19:48

“I ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Alesio u surprizua nga reperi Stresi, që tashmë është kthyer në shokun e tij të ngushtë.

Ata janë takuar për herë të parë kur Alesio ndodhej në spital, e prej asaj kohe reperi nuk është ndarë nga vogëlushi.

Si dy shokë shumë të mirë, Stresi dhe Alesio shumë shpejt do të publikojnë një këngë dedikuar gjithë tragjedisë së 26 nëntorit.

Ishte vetë Stresi ai që zbuloi ekskluzivisht se kjo këngë do të jetë shumë ndryshe nga të gjitha këngët e repertorit të tij, do të ngjasojë me një film, ku padyshim protagonist i çdo skene do të jetë Alesio.

Top Channel