Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e parlamentit të Kosovës për katër vitet e ardhshme me 65 vota pro. Ajo ka folur menjëherë pas zgjedhjes duke falenderuar ndërkombëtarët, mediat dhe mbi të gjithë qytetarët.

Pjesë nga fjala e saj:

“Faleminderit shumë zonja nënkryetare shumë të nderuar qytetar të republikës së Kosovës, i nderuar kryeministër zoti Kurti.

Është nder shumë i madhe që me besimin tuaj të zgjidhem të drejtoj kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Dua ti falenderojë të gjithë përfaqësuesit që janë akoma me dhe të gjitha mediat që kanë qenë me ne dhe kanë informuar mirë dhe drejt.

Falenderimi më i madh i takon çdo qytetari të Kosovës që nuk rreshti së besuari që vota e tyre mund të sjellë ndryshim”.

Top Channel