U gjend i pajetë në burgun e Peqinit, flet avokati i Andon Mëhillajt/ Ja kush mund të ketë qenë shkaku

03/02/2020 12:03

Andon Mëhillaj, 44-vjeçari nga Vlora, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit ndërroi jetë rreth orës 16:00 të ditës së djeshme në ambientet e burgut.

Mëhillaj, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

I përlotur, avokati i Andon Mëhillajt, Edmon Dema ka folur mbi ndarjen nga jeta të klientit të tij. Sipas avokatit, dyshimet për humbjen e jetës së të burgosurit janë arresti kardiak.

Avokati tregon se Mëhillaj ka kërkuar shpeshherë pafajësi për atë që është akuzuar. Sipas tij, ngarkesa mendore dhe psikologjike e Andon Mëhillajt ndoshta kanë qenë shkaku i vdekjes.
  Në burgun e Peqinit/ Gjendet i pajetë anëtari i bandës së vrasësit me pagesë, familjarët: Mund ta kenë helmuar

Top Channel