E mërkurë, 12 Gusht 2020
17:26
Vëmendje! Këto janë rregullat e reja për hyrjen në Gjermani për partnerët e pamartuar

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, “Tirana International Airport”, bën me dije se partnerët e pamartuar nga vendet e treta, ku përfshihet dhe vendi ynë, lejohen të hyjnë në Gjermani.

17:08
Kosova/ ​Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimor për leje të hidrocentraleve

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar sot propozimin e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

17:04
Ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

16:55
Drejtuesi e pasagjerët ishin nën efektin e lëndëve narkotike, përfundon në kanal makina (FOTO)

Katër turistë britanikë kanë përfunduar me makinën e tyre në një kanal në Amsterdam. Dyshohet se shoferi i automjetit dhe pasagjerët ishin duke konsumuar lëndë narkotike pak para se të ndodhte aksidenti.

16:44
Infermierja përlot botën/ Djersa derdhet “lumë”, pas një turni sfilitës me pacientët e infektuar me covid

Punonjësit e personelit mjekësor, janë cilësuar si heronjtë e luftës ndaj COVID-19.

16:42
10 aktorët më të paguar, disa madje mund t’ju befasojnë

Dwayne “The Rock” Johnson u emërua aktori më i paguar, për të dytin vit me radhë, shkruan revista Forbes.

16:36
​Pse u prish martesa e parë e Meghan Markle?

Shumë e kundërshtuan që ajo u divorcua, por Meghan Markle dhe ish-partneri i saj nuk thanë asnjë fjalë në publik për marrëdhënien e tyre të mëparshme.

16:26
Foto/ Shërohet Veliaj, negativ në testin e fundit: Më sëmbon zemrën kjo padrejtësi, ku disa jetë këputen kaq beftas!

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka fituar betejën me covid-19.

16:24
Meta jep lajmin: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në facebook njofton se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

16:22
Një i shëruar dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Bazuar në të dhënat e dërguara në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës, sot një person është shëruar tërësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19.

16:21
Maqedoni Veriore, 139 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara 139 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

16:14
Covid-19/ MSh: 141 raste dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 141 raste dhe 3 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.

16:05
Çfarë do të ndodhë me 6500 gjobat në fuqi për këmbësorët “e pabindur”?

Nga Anila Hoxha

15:50
Shoferi kapet me 183 km/h! Kontrolle me radarë në Tiranë, ndëshkohen disa drejtues automjetesh

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle me radarë, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

15:38
Mbytet 10-vjeçari nga Kosova/ U gjet i pajetë në pishinën e kompleksit te shkëmbi i Kavajës

Tragjedi në një familje kosovare që sapo kishte mbërritur për pushime në bregdetin e Adriatikut.

15:33
Në rrugë pas 40 vitesh/ Familja nga Durrësi: Shtëpinë po na e merr pronari, fitoi gjyqin

Një familje nga Durrësi po përballet me presionin e nxjerrjes në rrugë, pasi pronari i banesës, ku ajo jeton prej afro 4 dekadash, ka qenë një shtetas izraelit, pronat e të cilit u shtetëzuan pas vitit 1945.

15:30
“KQZ-ja e re”, flet anëtari në largim: Nuk besoj se do jetë më efektive se ajo aktuale 

“Historia përgjithësisht ka treguar që heronjtë e luftës zakonisht bëhen dëshmoret e parë të paqes”, shprehet Bledar Skënderi.

15:28
Kosovë / ​11 të vdekur dhe 205 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

15:14
Ekspozita që ngeli pa u hapur! Artistët flasin për skulptorin Arben Bajo, humbi jetën nga Covid-i

Takimin e fundit me Arben Bajon e kujtoj shumë mirë.

15:04
Rritje drastike e infarkteve/ Mjekët: Shkak është stresi pas tërmetit dhe pandemia

Rreth 53.7%  e vdekjeve në vendin tonë ndodhin prej sëmundjeve kardiake. Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit.

15:04
Covid-i shtoi dhunën në shtëpi/ Nga nisja e pandemisë janë dhënë më shumë urdhra mbrojtjeje

Gratë përherë e më shumë po i drejtohen policisë jo vetëm për dhunën fizike, por edhe dhunën psikologjike.

15:00
Haziri: S’mund të ndërtojmë arsim online në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ende nuk ka vendosur se si do të filloj mësimi në shtator. Megjithatë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk mund të ndërtohet arsimi online, meqë nuk ka kapacitete teknologjike.

14:54
​Banorët e Karaçevës protestojnë kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe

Pas patrullimeve të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë, banorët e brezit kufitar me Serbinë kanë mbajtur një protestë si shenj pakënaqësie.

14:35
“Princi i Bel-Air”-it/ Rikthehet Uilli në version dramatik

Uilli, princi i Bel-Air, i luajtur nga Uill Smith në serialin e adhuruar gjatë viteve 90-të, do të rikthehet.

14:33
​Kërkohet heqja e kufizimit të lëvizjes për qytetarët

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka mbajtur takim me komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit. Në këtë takim të rregullt është kërkuar nga Qeveria që të bashkëpunojë me sektorin e gastronomisë para se të marrin vendime që afektojnë me këtë sektor.

14:31
​Veliu: Çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson.

14:25
Spektakël në qiell/ Shiu i meteorëve arrin kulmin! (FOTO)

Vëzhguesit e qiellit kishin mundësinë të shihnin një nga spektaklet më të mëdha të dritave kozmike gjatë natës së shkuar, me shiun e meteorëve Perseid që arriti kulmin.

14:23
SHBA, rreth 47000 raste të reja/ Alarm në Argjentinë e Australi

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 46808 raste të reja të koronavirusit dhe 1074 viktima.

14:20
Manastirliu në Spitalin e Lezhës: Fuqizojmë spitalet rajonale për përballimin e situatës së Covid-19

Gjatë inspektimit në Spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid-19.

14:17
Gjermania dhe Spanja, në alarm nga shifrat e Covid-it

1226 raste të reja koronavirusi janë regjistruar në Gjermani në 24 orë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.

14:16
​Laboratorët privat për testim me COVID-19, VV kërkon qasje në dokumente publike

Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka nisur që t’i licensoj laboratorët privat për shërbimin e testimeve për SARS Cov-2.

14:13
Nga dhuna ndaj bashkëjetueses te përndjekja e një 18-vjeçareje/ 3 të arrestuar në Tiranë

Tre persona kanë rënë në pranga në Tiranë.

14:05
Dumoshi në Skenderaj, bashkë me Jasharin zbulojnë punimin “I Love Kosova”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i ka vazhduar aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në Skenderaj. Në Skenderaj ministrja u shoqëruara nga zv. ministri Engelbert Zefaj dhe përfaqësues të MKRS-së, ku u pritën nga Kryetari Bekim Jashari i cili i falënderoi qe kanë përzgjedhur këtë komunë për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme.

14:04
Tentoi të kalonte me kamion 61 kg kanabis/ Ekstradohet nga Italia shqiptari 44-vjeçar (EMRI)

Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, gjatë një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

13:58
U largua nga Prishtina, prezantohet te Gjilani

Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.

13:57
Vendimi i Walt Disney/ Lamtumirë 20th Century Fox

Walt Disney i ka dhënë fund një prej emrave më të famshëm në industrinë e argëtimit, 20th Century Fox. Kjo vjen në një kohë kur shtëpia legjendare e miushit Mickey, ka rikonceptuar një nga studiot e saj televizive si 20th Television.

13:53
Tregu i zi i cigareve të bardha

Tregu i cigareve të paligjshme gjatë dekadës së fundit është shtrirë përtej produkteve kontrabandë duke u zgjeruar përmes falsifikimit të cigareve të markave prestigjioze ashtu dhe prodhimit të“cigareve të bardha” që nuk mbajnë emra të njohur të industrisësë duhanit.

13:52
Aktori më i paguar/ “The Rock” kryeson listën e “Forbes”

Dwayne “The Rock” Johnson është vlerësuar si aktori mashkull më i paguar për të dytin vit radhazi sipas revistës “Forbes”.

13:40
Rrëfimet e papërsëritshme të Kutelit

Përkthehen në anglisht, eposi dhe legjendat unike shqiptare

13:37
Aksident në hyrje të Pogradecit/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Pogradec.

13:35
Agron Shehaj i dhuron spitalit Covid pajisje për frymëmarrje, mjekët e falenderojnë

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, njëkohësisht edhe biznesmen, i ka dhuruar spitalit “Shefqet Ndroqi” që është kthyer në spital Covid, pajisje mjekësore. Drejtuesit e spitalit dhe mjekët e kanë falenderuar.

13:28
Argjentinë, regjistrohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5.004.

13:26
Humb jetën në Durrës një 10-vjeçar nga Kosova/ U mbyt duke u larë në pishinë

Një i mitur ka humbur jetën në Durrës.

13:17
​Tahiri: Nuk kemi probleme me LDK-në, koalicioni është ndërtuar mbi bazën e synimit afatgjatë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyre. Ai ka thënë se do t’i forcojnë këto raporte meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë.

12:59
Akuzohet për “përvetësim kulturor”, fansat “shokohen” nga origjina e Rita Orës

Rita Ora ka qenë kryefjalë e statuseve në Twitter për ditë me radhë, pasi 29 vjeçarja është akuzuar për “përvetësim kulturor” dhe “blackfishing” (duke u shtirur si person me ngjyrë).

12:46
Vrasje, drogë, vjedhje/ OFL “godet” në Lezhë, kush janë 4 të piketuarit e radhës (Emrat)

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve.

12:43
Keqinformimet mbi Covid-in/ Përhapen në 25 gjuhë të ndryshme

Zëra të pavërtetë për Covid-19, stigma dhe teoritë konspirative kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme në të paktën 87 shtete, përfshirë SHBA dhe kjo përhapje informacioni ka çuar në viktima dhe të lënduar – tregon një studim i ri që analizonte përmbajtjen e postuar në platformat e medias sociale, gazeta online dhe faqe të tjera interneti nga 31 dhjetori deri më 5 prill.

12:33
Plazhet pa investime/ Në Seman kërkohet infrastrukturë

Çdo cep me rërë i Shqipërisë po frekuentohet këtë vit nga pushues vendas, por mungesa e investimeve bën që pushimet të mos jenë në cilësinë e duhur.

12:24
Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht/ Arrest me burg për 30 ditë ndaj Mariglen Topuzit

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 30 ditë për Mariglen Topuzin, i cili u arrestua si një prej personave që ka lidhje me atentatin e kryer në hotelin “Voloreka” në 8 gusht.

12:15
Bëni një “sakrificë” të vogël sot/ Manastirliu thirrje të rinjve: Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve

Përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka drejtuar të rinjve një thirrje për t’u bërë mbrojtësit e vetes, të prindërve dhe të më të dobtëve..

12:09
(VIDEO) “Bulevardi i Ri”, pistë garash/ Tiranë, banorët të shqetësuar: Ky është stresi i çdo nate

“Bulevardi i Ri” tek ish-stacioni i Trenit është shndërruar në një pistë të vërtetë garash.

12:08
Bashkëshortja e mbajti shtatzëninë të fshehtë, Ed Sheeran baba këtë verë!

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ylli i “A-list” do të bëhet baba këtë verë pasi 28 vjeçarja e mbajti shtatzëninë e fshehtë gjatë izolimit nga koronavirusi.

11:46
A e rrisin cigaret elektronike rrezikun ndaj COVID-19?

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurë më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë.

11:44
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

11:42
Për 11 ditë, 118 persona ndërruan jetë në Kosovë nga Covid-19

Nga data 1 gusht në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 118 persona.

11:37
Del videoja/ I maskuar dhe me kallashnikov në duar, ja ç’ndodhi më 8 gusht në Tushemisht

Më 8 gusht, një breshëri plumbash goditi disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht duke shkaktuar dëme materiale.

11:36
Koronavirus te Barça/ Një rast pozitiv, pa simptoma

Koronavirusi shfaqet edhe te Barcelona.

11:27
“A të vjen ndopak zor Ogerta”/ PD deklaroi se spitalet Covid kanë mbetur pa barna, vjen reagimi nga “Shefqet Ndroqi”

Pas postimit në Facebook të Bardh Spahisë së PD-së, ku thuhej se qeveria i ka lënë spitalet Covid pa barna specifike, ka ardhur një reagim nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

11:05
Princ Harry dhe Meghan Markle blejnë shtëpinë e tyre të parë!

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë blerë shtëpinë e tyre të parë. Një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex raportoi për E!News se familja me tre anëtarë është zhvendosur në një rezidencë të re në Santa Barbara në korrik të këtij viti.

11:01
Protesta në rrugë për të tretën natë/ Bjellorusi, mijëra persona të ndaluar

Bjellorusia është përballur me protesta në rrugë për të tretën natë me radhë, ndërkohë që kandidatja për presidente, Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, meqë është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës.

10:59
Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë licenson nëntë laboratorë të tjerë për testet serologjike

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën se ka licensuar edhe nëntë laboratorë të tjerë për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.

10:55
Mbretëria e Bashkuar përballet me recesion pas 11 vjetëve

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht po përballet me recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë me koronavirus.

10:54
Gjermania regjistron rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 që prej majit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës.

10:40
Fatkeqësitë natyrore/ Përmbytje, tërmete, zjarre – Shqipëria zë vendin e parë në Evropë

Përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian prej vitesh janë intensifikuar, por ka një fushë në të cilën vendi ynë mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë.

10:34
Dasmat në kohë pandemie/ Gjoba të shumta, policia arkëton miliona lekë

Dëshira e çifteve për një dasmë me miq dhe farefis edhe pse në kohë pandemie dhe tundimi i pronarëve të lokaleve për të shtuar fitimet në dhjetëra raste ka rezultuar më i madh se frika e të dy palëve nga koronavirusi.

10:31
Një vit nga vettingu…! Në pritje 510 prokurorë e gjyqtarë

Kjo javë shënoi mbylljen e vettingut edhe për këtë sezon, pasi anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe atij të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë marrë pushimet.

10:21
Terrorizoi pushuesit në Tushemisht/ Nën masa të larta sigurie, nis seanca për Mariglen Topuzin

Ka nisur në Pogradec, me dyer të mbyllura dhe nën masa të larta sigurie, seanca gjyqësore ndaj 37-vjeçarit Mariglen Topuzit, i arrestuar për dy sulmet me armë të ndodhura në një hotel në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri plumbash duke dëmtuar 7 makina të parkuara dhe xhamat e hotelit.

10:12
Sherr në “Don Bosko”/ Plagos me thikë 45-vjeçarin, bie në prangat e policisë

Një 50-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë për plagosje me thikë.

10:05
“Mos bëni deklarata që harbojnë të rinjtë”/ Covid-19, Braçe kritika ndaj politikës

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Erion Braçe shpërtheu me tone të ashpra ndaj politikës, si dhe kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke u bërë kështu vatra të rrezikshme infektimi nga koronavirusi.

09:54
“O sot, o kurrë”/ Meta u drejtohet të rinjve: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të Atdheut

“Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes evropiane së Shqipërisë”, kështu e nis postimin e tij në Facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

09:46
Aksion nga RENEA/ Breshëri plumbash te hoteli në Tushemisht, kapet organizatori dhe 3 bashkëpunëtorët

Organizatori dhe tre bashkëpunëtorët e dy sulmeve me armë të ndodhura në një hotel në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri plumbash duke dëmtuar 7 makina të parkuara dhe xhamat e hotelit kanë rënë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Driloni”.

09:35
Pandemia s’po na frenon/ Shqiptarët “çajnë” rrethimin e Covid-19, pushime në Turqi e Egjipt

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime.

09:29
Emigrantët shqiptarë/ Itali, si të pajiseni me lejeqëndrim – Keni afat deri në këtë datë

Edhe tre ditë kanë mbetur nga afati i vënë nga qeveria italiane për të huajt që duan të pajisen me një lejeqëndrim.

09:16
OKB thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë në Liban

Koordinatori special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libanin, Jan Kubis, u bëri thirrje autoriteteve libaneze për formimin e shpejtë të një qeveri të re pas dorëheqjes së kryeministrit Hassan Diab dhe kabinetit të tij.

09:15
COVID-19/ 1.274 vdekje të reja në Brazil, 926 Meksikë dhe 834 në Indi

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.274 vdekje, në Meksikë 926 dhe në Indi 834.

08:30
Shpërndanin informacione të rreme për Covid-19, Facebook fshin mbi 7 milionë llogari

Në kaudër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi të martën se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth koronavirusit.

08:19
Mbretëria e Bashkuar përballet me recesion pas 11 vjetëve

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht po përballet me recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë me koronavirus.

08:07
SHBA arrin marrëveshjen, 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.

08:00
Mot i keq me shkarkesa elektrike/ OSHEE: Digjen 2 transformatorë

Si pasojë motit të keq me shkarkesa elektrike në Kukës u dogjën dogjën transformatorët në dy kabina që furnizojnë me energji dy lagje. Për pasojë mbetën pa energji elektrike banorët e lagjes”Gostil 2″ dhe “Lagjia e re”.

07:40
Foto/ Cila nga vajzat e Putin ka provuar e para vaksinën ruse ndaj koronavirusit?

Putin befasoi botën kur njoftoi se Rusia ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19 dhe do dalë në treg brenda pak ditësh. Presidenti rus tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.

07:28
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

07:12
Zbuloi shifrat dramatike të koronavirusit, pushteti ‘hakmerret’ ndaj gazetës iraniane

Autoritetet në Iran kanë vendosur të mbyllin një gazetë vendase, e cila sipas Daily Mail, ka publikuar një intervistë ku tregohet bilanci i vërtetë i personave të vdekur dhe të infektuarve me koronavirus.

06:58
BE-ja kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve, paralajmëron marrje të masave

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

06:37
Vuçiq i reagon ambasadës amerikane për blerjen e armëve nga Kina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e ka kuptuar kritikën e ambasadës amerikane për blerjen e armëve kineze dhe të njëjtën e interpreton si një “komunikatë politike”. “Sa herë që vendosim të blejmë diçka (nga armët), dikush gjithmonë ka diçka kundër nesh, dhe kjo është logjike”, tha Vuçiq gjatë një vizite në sheshin Sava në Beograd.

06:16
Ngrirja e muskujve të qafës/ Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo. Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.” Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj.

05:52
A ju ndihmon mëngjesi i shëndetshëm të mbani trupin në formë? Ja çfarë thotë studimi

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës. Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

05:30
Pak sheqer dhe shumë antioksidantë/ Mjedrat për diabetin, trurin dhe peshën

Mjedrat janë ndër frutat më të mira e të shijshme që mund të shijojmë gjatë stinës së verës, por edhe në dimër nëse dimë t’i ngrijmë siç duhet. Përveç shijes, mjedrat janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme të pyllit. Një filxhan çaji me mjedra ofron 50% të dozës minimale të rekomanduar të vitaminës C.

05:05
Qumësht me hudhra kundër astmës, kollës, reumatizmës

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve.

04:46
Anulohet sezoni i vjeshtës i futbollit amerikan në nivel kolegji për shkak të koronavirusit

Divizioni i Dhjetë Universiteteve më mëdha të Shtetevet të Bashkuara në futbollin amerikan nuk do të zhvillohet këtë vjeshtë për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit, duke u bërë divizioni i parë i sportit në nivel kolegji që merr këtë vendim.

04:25
Trump: Marrëdhëniet me presidentin kinez janë keqësuar

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se marrëdhëniet e tij me Presidentin Kinez Xi Jinping janë keqësuar pas pandemisë së koronavirusit dhe se ai nuk ka folur prej një kohe të gjatë me homologun e tij kinez.

04:04
SHBA/ Parashikimi i meteorologëve: Viti 2020 sjell një sezon të ngarkuar me uraganë

Meteorologët po parashikojnë më shumë uraganë nga ç’pritej këtë vit në mbarë Amerikën e Veriut. Ata thonë se do të ketë më shumë stuhi, përfshirë edhe më shumë uragane të mëdha nga sa u parashikua në fillim të vitit. Por, ata nuk mendojnë se kjo do të tejkalojë rekordin e sezonit të vitit 2005.

03:40
Joe Biden zgjedh kandidaten për zëvendëspresidente, reagon Trump

Në Shtetet e Bashkuara, Kandidati demokrat për president, Joe Biden deklaroi të martën se ka zgjedhur senatoren Kamala Harris, si kandidaten e tij për nënpresidente për zgjedhjet e 3 nëntorit 2020. Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore.

03:19
OBSH: Për mposhtjen e Covid-19 duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se udhëheqësit që ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, do të kenë sukses në mposhtjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

02:47
Sekretari Pompeo nis turneun në Evropën Qendrore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka filluar një turne njëjavor në Evropën Qendrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me konkurrencës ekonomike dhe gjeopolitike ruse dhe kineze në Evropë. Kryediplomati amerikan po shkon në Pragë dhe Pilsen në Republikën Çeke, Ljubjanë të Sllovenisë, Vienë të Austrisë dhe Varshavë të Polonisë nga 11 gushti deri më 15 gusht.

02:26
Pas 102 ditëve shënohet 4 raste me Covid-19 në Zelandën e Re

Zelanda e Re është cilësuar si një ndër vendet shembull që menaxhuan mirë pandeminë e koronavirusit. Pas 102 ditëve pa asnjë rast të ri me Covid-19, Zelanda e Re ka konfirmuar 4 raste të reja lokale gjatë 24 orëve të fundit.

02:05
Studimi/ Fëmijët e përhapin Covid-19 si të ftohtin e zakonshëm

Fëmijët mund të jenë në gjendje të përhapin Covid-19 po aq lehtësisht sa ç’përhapin edhe një lloj tjetër koronavirusi siç është i ftohti i zakonshëm.

01:43
Agjencia Evropiane për Sëmundjet Infektive: Të kthehen masat e parandalimit

Agjencia Evropiane për Sëmundjet Infektive u ka bërë thirrje vendeve evropiane të rivendosin masa të caktuara për të parandaluar “përhapjen e koronavirusit në Evropë”. Në një vlerësim të përditësuar më 10 gusht, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) theksoi elemente që konfirmojnë se numri i rasteve të reja të koronavirusit është në rritje.

01:21
Mbi 2.000 të arrestuar në ditën e dytë të protestave në Bjellorusi

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë, Olga Çemodanova, njoftoi se janë arrestuar mbi 2.000 persona në ditën e dytë të protestave të filluara pasi Aleksandr Lukashenko ka fituar zgjedhjet presidenciale sipas rezultateve jozyrtare. Çemodanova tha se mbrëmë kanë vazhduar protestat në Minsk, Brest, Mogilyev dhe Novopolotsk.

01:00
BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano, theksoi se është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e mirë dhe të drejtën ndërkombëtare brenda dialogut dhe kontaktit për të zgjidhur problemet në Mesdheun Lindor.

00:38
Dridhet edhe Champions/ Covid-19, makthi i futbollit sot

Makthi i koronavirusit rikthehet të kërcënojë seriozisht kompeticionet dhe botën e futbollit, në një kohë që bota normale ende është në kërkim të një vaksine që mund të sjellë normalitetin. Në shumë prej vendeve që kanë edhe kampionatet kryesore, por mbi të gjitha në ekipet elitare, kanë shpërthyer raste pozitive që kanë vënë në pikëpyetje sezonin e ri.