Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 15 mijë.
Policia vazhdon kontrollet me radar në akset kryesore të vendit. Gjatë orëve të mbrëmjes janë zhvilluar kontrolle me radar në rrugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan -Tiranë.
Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit. Në një intervistë për Deutsche Wellen ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të vështirë.
Admirali Xhihat Jajxhë është rikthyer në televizionet turke me deklaratat paralajmëruese ndaj rrezikut që Greqia të përfitojë nga zona detare sërish në kurriz të Shqipërisë dhe Egjiptit, që të përdoren si precedentë ndaj Turqisë. Me marrëveshjen mes Italisë dhe Greqisë, Xhihat Jajxhë thekson se të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë u shkelën.
Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se nga prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj tridhjetë (30) personave të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.
Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër. Sipas këtij udhëzimi, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.
Lakra turshi ka aftësinë të mbushë organizmin me energji, të forcojë imunitetin dhe të mbrojë zemrën. Përtej shijes fantastike, vlerat e jashtëzakonshme të lakrës turshi ashtu si edhe të bardhës për shëndetin, janë arsyeja kryesore përse ato s’duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën e çdo familjeje. Lakra e bardhë turshi është plot me vlera shëndetsore. Ajo përmban fibër, një sasi domethënëse të vitaminave C dhe K, si dhe pasuron sistemin imunitar me hekur.
Ngjason, por nuk është as lule margarita, e as një luledele. Shumë e përdorin për të shpëlarë flokët bjondë. Të tjerët si çajin e preferuar për gjumë të qetë në darkë. Kaq. Po pra, po, ai, kamomili. Lulja e bukur, shpëtimtari i flokëve bjondë, miku më i mirë i netëve të qeta, apo trajtimi natyral që thonë se rinon lëkurën.
Trupi i njeriut mund të themi që është një shumësi nyjesh që ndihmojnë lëvizjen dhe kryerjen e funksioneve normale të tij. Çdo kockë lidhet me tjetrën me anë të nyejeve, ndaj nëse ato dhembin mund të imagjinoni krizat e mëdha që do të përshkojnë të gjithë trupin. Kjo dhimbje mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh, siç janë llojet e ndryshme të artritit dhe osteoartritit.
Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke ecur shkallëve, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje.
Singapori ka numrin më të vogël të viktimave me koronavirus në nivel global, përkatësisht 27 vdekje në mesin e më shumë se 57,000 personave që janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus. Me shkallë të vdekshmërisë prej 0.05 për qind, ky vend është shumë më poshtë mesatares prej 3 për qind të vdekjeve sipas të dhënave të mbledhura nga Reuters nga shtetet që kanë regjistruar më shumë se 1,000 raste të infektimit.
Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pas se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale.
Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.
Zyrtarët e shëndetësisë po i bëjnë thirrje publikut që të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes me koronavirusin dhe gripin në të njëjtën kohë.
Policia bjelloruse arrestoi të shtunën qindra protestues në qendër të Minskut, tha një dëshmitar, ndërsa rreth 2 mijë njerëz marshuan nëpër qytet duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko.
Pas 5 orëve merr fund ‘drama’ në Fier. Elton Meta 31 vjeç, i cili që nga ora 22:30 kërcënonte se do të vriste veten, pas negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas është dorëzuar.
Të dielën është nata e madhe e ndarjes së çmimeve Emmy nga Akademia e Televizionit. Ndryshe nga vite të tjera, kësaj radhe një numër i madh aktorësh jo të bardhë janë propozuar për çmimin prestigjoz. Si rezultat i pandemisë, ceremonia e përvitshme që nderon programet më të mira të televizionit amerikan, do të zhvillohet virtualisht.
Një anketë e kohëve të fundit nga organizata jofitimprurëse “Eurasia Group” gjeti një mbështetje të fortë mes votuesve republikanë dhe demokratë për bisedimet e paqes të mbështetura nga administrata e Presidentit Trump për t’i dhënë fund të luftës 19-vjeçare në Afganistan. Sondazhi arriti në përfundimin se votuesit e rinj janë kryesisht të lodhur nga përfshirja amerikane në konfliktet e huaja dhe duan që Kongresi të shkurtojë shpenzimet ushtarake.
Vendet evropiane kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese për shkak të koronavirusit, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e infektimit kanë filluar të përhapen sërish në mbarë kontinentin evropian me “ritme alarmuese”.
Boris Johnson do të kalojë fundjavën duke marrë në konsideratë nëse do të forcojë apo jo masat në Angli pasi tha se Britania e Madhe tani po sheh një valë të dytë të koronavirusit. Qeveria mësohet se po kërkon një ndalim të tubimeve përtej anëtarëve të një familjeje dhe reduktimin e orëve gjatë të cilave pabet dhe restorantet do të qëndrojnë hapur.
Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Rochester, Nju Jork. Policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë dhe gjeti rreth 100 persona që vraponin përgjatë një rruge në atë që e quajti një skenë shumë kaotike.
Dy orë pas kërcënimit për vetëvrasje të 31 vjeçarit, ka agravuar situata. Shtetasi Elton Meta ka qëlluar në ajër dhe vazhdon me kërcënimin se do të vrasë veten.
Serie A ngriti siparin për sezonin e ri 2020/2021. Në Bendegodi në praninë e tifozëve në stadium u përballën Verona dhe Roma në një sfidë ku Marash Kumbulla vinte si kundërshtar i veronezëve teksa vetëm përpara 2 ditësh kompletoi transferimin te verdhekuqtë, por pa e bërë debutimin e tij. Kjo përballje nuk pati fitues pasi u mbyll me barazimin 0-0.
Një 33-vjeçar, baba i 2 fëmijëve, mbeti i vrarë pasditen e së shtunës, në Durrës, pas një konflikti çasti, në rrugën pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një fabrike këpucësh, në afërsi të xhamisë së 4 minareve në unazën e plazhit.
Një 31 vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë veten. Shtetasi me iniciale E.M ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij dhe me një armë automatikë duke kërcënuar se do të vrasë veten.
Barcelona mundi me rezultat minimal Elchen, këtë të shtunë, për trofenë “Joan Gamper”, ndeshje që i jep fund fazës përgatitore të ekipit “blaugrana”.
Leeds United i kishte munguar gjatë Premier League-s. Skuadra e drejtuar nga “I çmenduri” Marcelo Bielsa, pas debutimit me humbje 4-3 ndaj Liverpoolit (por me lojë spektakolare), regjistroi të njëjtin rezultat, por këtë herë në favorin e saj (4-3) ndaj Fulhamit në “Elland Road”.
Tottenhami ka zyrtarizuar blerjen e Sergio Reguilon nga Real Madridi. Klubi londinez dhe futbollisti spanjoll kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Nga ky transferim, kampionët e Spanjës mund të përfitojnë maksimumi 32 milionë stërlina (në varësi të bonuseve).
Gaetano Castrovilli shënon golin e parë të Serisë A në këtë sezon. Mesfushori 23-vjeçar i Fiorentinës rezultoi vendimtar në suksesin minimal të skuadrës vjollcë në “Artemio Franchi” ndaj Torinos.
Serie A ngriti siparin për sezonin e ri 2020/2021. Në Bendegodi në praninë e tifozëve në stadium u përballën Verona dhe Roma në një sfidë ku Marash Kumbulla vinte si kundërshshtar i veronezëve teksa vetëm përpara 2 ditësh kompletoi transferimin te verdhekuqtë, por pa e bërë debutimin e tij.
Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi Alex Sandro ka pësuar lëndim dhe se do të mungojë rreth tri javë, derisa sulmuesi Paulo Dybala është rikthye në stërvitje të plota.
Një shtetas kërcënon se do të vetëvritet pas konfliktit që ka patur me familjarët e tij.
Singapori ka numrin më të vogël të viktimave me koronavirus në nivel global, përkatësisht 27 vdekje në mesin e më shumë se 57,000 personave që janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka përshëndetur aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në zonën kufitare të Karaçevës, por thotë se është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga VV dhe LDK.
Shteti i Nju Jorkut ka vendosur të ngrejë një statujë në kujtim të Ruth Bader Ginsburg në Brooklyn, ku magjistratja e famshme dhe ikona e feminizmit u rrit, njoftoi sot guvernatori Andrew Cuomo.
Audi ka prezantuar A3 Sportback të ri, i cili mund të drejtohet jo vetëm me benzinë, por edhe me gaz natyror të kompresuar (CNG).
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media, për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Sulmuesi shqiptar Armando Broja po dëshmon potencialin e tij te Vitesse, aty ku është në huazim nga Chelsea.
Disa nxënës të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pamje spektakolare vijnë së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Vuhan teksa ish-epiqendra e pandemisë raporton zero raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Britanisë së Madhe kanë raportuar se numri i personave të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve ka qënë n 4,422 raste të reja, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.
Forcat bjelloruse të policisë arrestuan sot qindra persona gjatë një manifestimi të grave në Minsk kundër presidentit, Alexandre Lukashenkos.
Bebe Rexha zyrtarizoi lidhjen e re, pak muaj pasi u fotografua në rrugët e Los Angeles krah një djali brun. Një ditë më parë, artistja shqiptare publikoi një foto krah partnerit duke i uruar ditëlindjen, por preferoi ta mbante të fshehtë portretin e tij.
Rreth 114 emigrantë në dy anije në brigjet e Libisë u shpëtuan sot nga një anije e OJQ-së “Sea-Eye”, njoftoi organizata gjermane.
Pasi ka përfunduar pretendimet për territore në tokë, Rusia tani ka hedhur sytë nga hapësira dhe ka zgjedhur Afërditën, për të cilën thotë se është një planet rus.
Modelja brune i kërkon tashmë ndejkesve të paguajnë €10 në puaj për të parë postimet e saj teksa thotë se abonentët kanë nisur të vërshojnë në llogarinë e saj të re.
Dayane Mello nuk e harron Mario Balotellin. E dashuruar pas tij që në moshën 19-vjeçare, modelja braziliane kishte lënë vendlindjen për të qenë krah sulmuesi problematik. Gjithsesi ata prej kohësh nuk janë më bashkë, por Dayane e kujton.
Një stilograf me bojë, një orë xhepi dhe sende të tjera të kompozitorit të ndjerë hebrejo-polak, Vladislav Szpilman, heroit të vërtetë në jetë të filmit që ka marrë edhe një cmim Oskar, “Pianisti”, do të dalin në ankand në Varshavë javën e ardhshme.
Polonia njoftoi sot se kishte regjistruar një numër rekord prej 1 002 rastesh të reja me Covid-19 në një ditë, ndërkohë që Lituania dhe Sllovakia fqinje kishin regjistruar numrin më të madh ditor që prej fillimit të pandemisë.
Një operacion 60-ditor i policisë në qytetin e Oklahoma, SHBA përfundoi me gjetjen e pesë fëmijëve të humbur dhe arrestimin e 262 njerëzve, gjashtë prej të cilëve të kërkuar për vrasje.
Sa herë që teleskopi hapësinor “Hubble”, fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm.
Një ndërtesë që dikur ka qenë burg, në Compiegne, që nuk është më në përdorim që nga viti 2016, do të nxirret në ankand nga qeveria franceze të hënën.
Komisioni Europian ka zyrtarizuar marrëveshjen me Sanofin dhe GSK që do të mundësojë për vendet e Bashkimit Europian të blejnë deri në 300 milionë doza vaksine antiCOVID-19, të prodhuara mes shoqërive farmaceutike franceze dhe partnerit britanik.
Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me Covid-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch.
Gent Bejko aktor edhe regjisor i taletuar ka emigruar së bashku me familjen e tij prej disa vitesh në Kanada. Pas me shume se një dekade midis Shqipërisë dhe Kanadasë, ai vendosi të largohej dhe të niste një jetë të re në Kanada. Gent Bejko ka luajtur në disa filma, si dhe ka spikatur për rolet e veçanta në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Këtë të shtunë duhej të luhej java e dytë e Kategorisë Superiore per sezonin 2020/2021, por edhe kjo fundjavë e gjeti Shqipërinë pa futboll.
Suedezi Alve Henrikson udhëtimin e tij nëpër botë me një mjet të quajtur velomobile po e vijon edhe në Shqipëri.
Një ish dentist që qe filmuar duke i hequr dhëmbin një pacienti duke qëndruar në ekuilibër mbi një ‘hoverboard’ është dënuar me 12 vjet burg, njoftonin autoritetet e shtetit verior amerikan Alaska.
Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i rradhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në shtetet e bashkuara të amerikës, nëpërmjet llotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.
Vera e tejzgjatur me temperatura të larta, situata e Covidit, që ekziston prej muajsh, faktorët social-ekonomikë, të gjitha këto sëbashku rëndojnë në shëndetin tonë mendor.
Mbreti dhe Mbretëresha kanë marrë pjesë në shënimin e 125-vjetorit të gazetës lokale El Heraldo de Aragon
Studiuesit janë shprehur të shqetësuar me një fenomen ku një grup balenash vrasëse po sulmojnë anijet në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë.
Vendet evropiane kanë vendosur kufizime të reja pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rastet globale me COVID-19 kishin shkuar në mbi 30 milionë.
Të paktën 10 oficerë policie ishin mes të arrestuarve në Kosovë gjatë një operacioni të gjerë kundër kazinove ilegale.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë punë në Dibër ku ka vlerësuar disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare.
Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Cezeri, është testuar me sukses në Stamboll.
Një aksident pa pasoja shumë të rënda ka ndodhur pasditën e së shtunës( 19.09.2020) në aksin Plepa-Ndroq.
Qeveria kineze ka njoftuar krijimin e një mekanizmi që do ta lejojë atë të kufizojë aktivitetet e kompanive të huaja, një masë e perceptuar gjerësisht si një hakmarrje ndaj SHBA-së, pas ndalimit nga presidenti Donald Trump të aplikacioneve TikTok dhe WeChat.
Pas zyrtarizimit të Tiago Alkantaras,ditën e djeshme, Liverpul ka zyrtarizuar edhe afrimin e tretë të kësaj merkatoje verore.
Në një pjesë të qytetit marshon kolona e reth 250 burrave e grave afro-amerikanë të veshur kokë e këmbë me rroba ushtarake e me automatikë.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka hedhur kritika në drejtim të LDK-së dhe LVV-së.
Deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët amerikanë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë për shtyp.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) në Kosovë, iu bëjnë thirrje drejtuesve të shkollave, mësuesve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
Pentagoni ka publikuar një raport ku duket se pranohet se Kina ka lënë prapa SHBA duke krijuar flotën detare më të madhe në botë.
Në diten Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjith njësitë administrative.
Brenda 24 orëve në qytetin e Durrësit janë vrarë dy persona për motive banale.
Alyssa Milano ka treguar se ende vuan pasojat e shkaktuara nga Covid-19, e cila u infektua në mars të këtij viti. Aktorja e “Charmend” shprehet se edhe pse kanë kaluar muaj që kur u rikuperua nga virusi, ende ka gulçim dhe rënie flokësh.
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla i cili para pak ditësh kompletoi transferimin nga Hellas Verona tek Roma, ka deklaruar se skuadra nga kryeqyteti i Italisë është ideale për ta vazhduar karrierën e tij profesionale.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen në Durrës.
Jalisco New Generation, një nga kartelët e drogave më të fuqishëm e më brutalë në Meksikë, raportohet se po rekruton vajza të reja për të shtuar radhët e tij më të ulëta.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat gjermane në Bavari.
Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se në negociata me Serbinë, Kosovën e ka përfaqësuar një kryeministër që nuk e din dallimin në mes të liqenit natyral dhe artificial.
Legjenda e garave me makina Michael Schumacher ka kaluar në “gjendje vegjetative ” dhe nuk reagon më ndaj familjes së tij, tha së fundmi një doktor i njohur.
Është zbardhur ngjarja që i mori jetën një 34-vjeçari në Durrës.
Edhe pse që nga fillimi dukej si një pistë shumë e komplikuar, kalimi i Memphis Depay nga Lyoni te Barcelona tashmë po bëhet pothuajse diçka e pa mundur.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë tërhequr një udhëzim të muajit gusht që kishte krijuar shkaktuar polemika të forta, i cili sugjeronte se nuk ishte e nevojshme të testoheshin personat pa simptoma që mund të ishin ekspozuar ndaj koronavirusit.
Demonstrues pa maska u përplasën me policinë sot në Londër në protestën kundër rikthimit të pritur të izolimit dhe fushatës së vaksinimit të koronavirusit.
Ekzistojnë disa fraza që nuk duhet t’ua thoni kurrë disa personave specifikë.
Nga shpërthimi i fuqishëm në Portin e Bejrutit jetën e humbën 192 persona ndërsa mbi 6.000 të tjerë u plagosën.
Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Durrës.
Një grua po hetohet në në Brazil pasi i këputi me dhëmbe testijkut një burri, i cili sipas saj tentoi ta përdhunonte.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 614 numrin e viktimave nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit nga coronavirusi në Shqipëri e kanë humbur jetën 5 persona dhe 153 raste te reja.
Prokuroria Themelore në Gjilan, zyrtarët e zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar mbrëmjen e 18 shtatorit urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.
Një 54-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi ngacmoi seksualisht vajzën e tij dhe dhunoi bashkëshorten.