Të gjitha nuancat rozë: Mbretëresha Letizia ka magjepsur Spanjën me fustanin tepër të bukur!

19/09/2020 19:32

Mbreti dhe Mbretëresha kanë marrë pjesë në shënimin e 125-vjetorit të gazetës lokale El Heraldo de Aragon

Mbretëresha Letizia e Spanjës është një nga gratë më me shumë ndikim në botë. Dihet përgjithësisht se vetë Letizia ishte gazetare dhe reportere para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore
Pra, Letizia ka festuar 48-vjetorin e vet të lindjes, por edhe ai rast i veçantë nuk do të thoshte se ajo duhej të vishte për herë të parë një rrobë elegante disenjatori.

Përkundrazi, ndonëse dukej spektakolare në tone rozë, fjala ishte edhe për një veshje të ricikluar para pak më shumë se një viti, gjatë takimit me Melania Trump, në Casa Blanca.

Mbretëresha ka veshur fustanin e Michael Korsme prerje A, ndërkaq belin e ka theksuar me rrip argjendi.

Detajet në formë pullash nga të dyja anët e fustanit kanë kontribuar që të duket edhe më elegante, ndërkaq me fustan ka pasur të mbathura këpucët ngjyrë rozë dhe çantën në të njëjtin ton.

mbretëresha Letizia gëzon imazhin e një gruaje me shije të pagabueshme dhe merr vazhdimisht lëvdata nga kritikët e modës, në paraqitjet e saj në evente diplomatike, zyrtare apo në jetën e përditshme. Telegraf

Top Channel