Afrohet ‘lufta e re’ civile në Amerikë/ Militantët rivalë qëndrojnë frikshëm përballë njëri-tjetrit në Kenacky

19/09/2020 18:38

Në një pjesë të qytetit marshon kolona e reth 250 burrave e grave afro-amerikanë të veshur kokë e këmbë me rroba ushtarake e me automatikë.

Dy kilometra larg tyre në një paraqitje force shiheshin ‘patriotët’ mbështetës të Trump, gjithashtu të armatosur deri në dhëmbë.

Javën e kalaur qyteti i Louisville, Kentucky, duhet të festonte ditën e kalit të famshëm ‘Kentucky Derby’.
Por në vend të tyre ishn anti-plumbat dhe maskat në formë kafke që kishin zëvendësuar kapelet tradicionale shumë ngjyrëshe.

Militantët afro-amerikanë brohorisnin ‘No justice! No Derby!’ teksa kërkonin drejtësi për Breonna Taylor, 26-vjeçaren e vrarë nga policia në shtëpinë e saj në mes të natës gjashtë muaj më parë, për të cilën ende asnjë nuk është akuzuar.

Në konfrontimin mes dy palëve policia thuajse nuk dukej gjëkundi ndërsa militantët e secilit grup qëndruan rreth 45 minuta duke ulëritur në fytyrat e njëri-tjetrit me megafonë.

Kjo ishte një nga sklenat që përmbledh më së miri konkurimin e sivjetshëm për në Shtëpinë e Bardhë, i cili për disa komentatore mund të shpërthejë në një luftë civile nëse ndonjë nga palët nuk merr atë që dëshiron.

Politika e SHBA prej vitesh po polarizohet, por përballjet e rregullta mes protestuesve e kundërprotestuesve të aramtosur janë një zhvillim që normalisht shkakton alarm. (DailyMail.co.uk)

 

Lexo edhe https://top-channel.tv/2020/07/18/grupimi-militant-nfac-thote-se-beson-te-dhuna-dhe-te-shteti-i-njerezve-me-ngjyre/

FOTO GALERI
1/7
250 militante afro-amerikane ne marshimin e Louisville

Top Channel