Këtë të shtunë duhej të luhej java e dytë e Kategorisë Superiore per sezonin 2020/2021, por edhe kjo fundjavë e gjeti Shqipërinë pa futboll.

Në 5 stadiume të vendit skuadrat zbritën në fushën e lojës, por vetëm për të protestuar për realizimin e kërkësave të tyre. Kapitenët e secilës prej skuadrave lexuan mesazhet e tyre ku bëhej edhe një apel në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të mbështetur Ligën e futbollit

Tashmë kërkesat e bëra nga Liga e futbollit dihen, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria shqiptare duke bërë që futbolli të mbërthehet nga një ngërc i fortë dhe të paralizohet krejtësisht duke qenë se asnjë nga palët deri tani nuk ka bërë asnjë lëshim ne qendrimin e tyre.

Për kapitenin e Partizanit Alban Hoxha ishte një hap që duhej ndëmarrë, ndërsa kapiteni i Kukësit, emiliano Musta theksoi se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë të këtij ngërci

 

 

Top Channel