Një 31 vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë veten. Shtetasi me iniciale E.M ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij dhe me një armë automatikë duke kërcënuar se do të vrasë veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Zhupan, në Fier . Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë për vetëdorëzim. Ndërkohë mësohet se familjarët janë evakuar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi E.M., 31 vjeç, rreth orës 22:30 ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij dhe me një armë automatikë kërcënon se do vrasi veten.

Në vendgjarje janë shërbimet e policisë te cilët po negociojne me këtë shtetas për vetëdorëzimin pa pasoja. Nuk ka persona të lënduar dhe as të marë peng. Familjarët janë evakuar nga banesa nga forcat policore të DVP Fier.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat Renea të specializuar për të negociuar.

Top Channel