Humb jetën 33-vjeçari në Durrës/ Mbërriti në Urgjencë me plagë thike

19/09/2020 16:16
Pas sulmit burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Durrës.

Mësohet se sot, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi Idajet Dulla, 34 vjeç, me origjinë nga Kukësi por banues në Durrës, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Paraprakisht deklarohet se viktima është përfshirë në një konflikt çasti me një tjetër person që është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

Një natë më parë, në plazh, pas një konflikti çasti humbi jetën një 39-vjeçar dhe u plagosën 2 të tjerë, mes të cilëve dhe djali i viktimës. Kjo është vrasja e dytë brenda më pak se 24 orësh në Durrës.

Top Channel