Kosovë, shkon në mbi 15 mijë numri i rasteve me Covid-19

19/09/2020 16:08

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 614 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 63 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.002.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 634 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 61.547 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 126 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.

Top Channel