Serie A ngriti siparin për sezonin e ri 2020/2021. Në Bendegodi në praninë e tifozëve në stadium u përballën Verona dhe Roma në një sfidë ku Marash Kumbulla vinte si kundërshtar i veronezëve teksa vetëm përpara 2 ditësh kompletoi transferimin te verdhekuqtë, por pa e bërë debutimin e tij. Kjo përballje nuk pati fitues pasi u mbyll me barazimin 0-0.

Roma dhe Verona tentuan por nuk ia dolën të shënojnë dhe në momente të caktuara ishin edhe pa fat teksa Spinazzola dhe Dimarco panë që të ndaleshin nga shtyllat. Në fund të dyja ekipet morën vetëm 1 pikë secila. Nuk gaboi skuadra e Fiorentinës. Në Artemio Franchi, skuadra violë iu imponua Torinos me rezultatin e ngushtë 1-0. për të besuarit e Iacchinit mjaftoi goli i shënuar nga Castrovilli 12 minuta nga fundi i sfidës për të marrë 3 pikët e para në këtë sezon të Serie A.

Manchester United e nisi me një humbje befasuese në sezonin e ri në Premier League. Skuadra e Ole Gunnar Solskajer u mposht nga Crystal Palace në Old Trafford me rezultatin 3-1. Për Crystal palace shënuan Townsend, Zaha me penallti. Po ky futbollist shënoi golin që fiksoi shifrat në 3-1 për Crystal Palace, një gol që erdhi pas atij të Van de Beek ditën e debutimit të tij me Djajtë e Kuq. Arsenali vuajti në derbin me West Ham por arriti të marrë 3 pikët e radhës teksa fitoi 2-1. Lacazette shënoi për Topcinjtë, por Antonio barazoi për West Hamin. Në minutat e fundit Nketiah shënoi golin që i dha fitoren 2-1 skuadrës së Artetës.

Në Bundesligë, Borussia Dortmund iu përgjigj fitores së Bayernit ndaj Schalkes, teksa mposhti Moenchengladbachun 3-0. Në Signal Iduna Park, që ndryshe nga Allianz Arena kishte tifozë të pranishëm të cilët iu gëzuan shumë kësaj fitoreje të verdhezinjve.

Reyna zhbllokoi rezultatin për Dortmundin në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u shfaq i zakonshmi Haaland që shënoi 2 gola njëri prej të cilëve me penallti për të fiksuar fitoren 3-0 të Dortmundit në këtë javë të parë të Bundesligës.

Top Channel