Pas 5 orëve merr fund ‘drama’ në Fier. Elton Meta 31 vjeç, i cili që nga ora 22:30 kërcënonte se do të vriste veten, pas negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas është dorëzuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë që ngjarja nisi pas një konflikti që 31-vjeçari Meta kishte pasur me familjarët e tij. Në një moment ai qëlloi në ajër duke shtuar kërcënimet se do të vriste veten, por fatmirësisht gjithçka u mbyll pa viktima.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel