Balenat po i sulmojnë anijet pranë Spanjës dhe Portugalisë, publikohen edhe pamjet – një marinare rrëfen përjetimin e saj

19/09/2020 19:28

Studiuesit janë shprehur të shqetësuar me një fenomen ku një grup balenash vrasëse po sulmojnë anijet në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë.

Sipas mediave të huaja, balenat duket se kanë shënjestruar barkat me vela që udhëtonin përgjatë ngushticës së Gjibraltarit në Galicia në incidente të shumta gjatë dy muajve të fundit, duke dëmtuar anije dhe duke plagosur edhe marinarët.


Marinarja Victoria Morris përshkroi një incident për The Guardian, i cili sipas saj u ndje si “i orkestruar plotësisht” pasi një grup prej nëntë balenash rrethoi një varkë dhe e përplasi atë për një orë.

“Zhurma ishte vërtet e frikshme. Ata po përplasnin stafin, ishte kjo jehonë e tmerrshme, unë mendova se mund ta përmbysnin varkën”, tha Morris. “Dhe kjo zhurmë ishte shurdhuese, duke fishkëllyer me njëri-tjetrin. Ishte aq e fortë sa na u desh të bërtisnim”.

Si pasojë, anija duhej të tërhiqej, sepse dëmtimi ishte aq i gjerë.
Ekuipazhi më vonë raportoi që timoni u bë i papërdorshëm dhe kishte dëmtimi, në anën e anijes.

Studiuesit thanë se ishte e pazakontë që balenat të bëheshin kaq agresive. Telegraf

Top Channel