Broja shënon golin e parë zyrtar me fanellën e Vitesses

19/09/2020 22:02

Sulmuesi shqiptar Armando Broja po dëshmon potencialin e tij te Vitesse, aty ku është në huazim nga Chelsea.

Në takimin e sotëm ndaj Sparta Roterdamit, ai ka shënuar edhe golin e tij të parë në kampionatin holandez i njohur si Eredivise.

I futur në fushë si zëvendësues në minutë ne 66-të, sulmuesi kuqezi do të gjente golin në minutën e 82-të të ndeshjes.

Ai goli i solli sigurinë skuadrës së tij pasi rezultati shkoi në 2-0.

Armando Broja ka nisur kështu të bëjë jehonë në Holandë dhe nëse vazhdon me këto ritme pritet të shkëlqejë në fushën e lojës.

Ai ka debutuar në ndeshjen e pare të kampionatit holandez ndaj Waalwijk, ku luajti pesë minuta, por që mjaftuan për të treguar që kemi të bëjmë me një lojtar mjaft premtues dhe të talentuar

Top Channel