E enjte, 22 Korrik 2021
13:10
Aksidentoi për vdekje të riun në Kamëz, arrestohet polici i komisariatit 4 dhe i vëllai

SHÇBA ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie dhe vëllain e tij, të cilët aksidentuan për vdekje një 26-vjeçar.

13:09
Dyshohet se ia blenë trafikantët e drogës, SPAK sekuestron makinën e Maksim Sotas

Një automjet që dyshohet se i përket prokurorit të Vlorës, Maksim Sota të cilën ia kanë blerë trafikantët e drogës është sekuestruar me urdhër të SPAK.

13:03
Kosovë/ PSD kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur sot një aktivitet ku ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

13:02
SHBA “dorëzohet” para Rusisë, firmos për Nord Stream 2

Pavarësisht se e kanë kundërshtuar me forcë këtë projekt Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje me Gjermanine,  që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, Nord Stream 2, pa sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja.

13:00
“Po na marrin në qafë”, Biden: Pandemia po vazhdon tek të pavaksinuarit!

Presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se është “tejet e rëndësishme” për amerikanët që të vaksinohen kundër virusit ndërsa infeksionet po rriten përsëri.

12:58
“Një nga evropianët që bën diferencën”/ Soreca takon shqiptarin që krijoi platformën “Akademia.al”

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka takuar 23-vjeçarin shqiptar Dean Çelaj i cili gjatë pandemisë krijoi platformën arsimore online Akademi.al.

12:46
S’dorëzuan raportin financiar/ KQZ gjobit me 1 milion lekë 106 partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të enjte, ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet që sapo lamë pas.

12:45
Motorri i vetëm fiket në ajër, piloti-student bën ulje emergjence që të lë pa frymë!

Duhet të ishte një fluturim i zakonshëm prove, por nuk ndodhi ashtu.

12:34
Regjistri digjital i Partisë Socialiste/ Balla takim me kryetarët e partisë të 61 bashkive të vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit.

12:27
“Kërcet” arma në plazhin e Zvërnecit/ Pas konfliktit, 42-vjeçari qëllon në ajër dhe ia mbath nga vendi i ngjarjes (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

12:25
Rregullorja e re e trajtimit të dëmeve/ Rriten vlerat e dëmshpërblimit dhe saktësohen procedurat e trajtimit dhe llogaritjes

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

12:24
EMRAT/ Arrestohen 4 persona, si funksionoi skema e mashtrimit në 9 shtete të ndryshme: Vidhnin të dhënat e kompanive…

Prokuroria e Tiranës dhe sektori kundër krimit kibernetik kanë goditur një rrjet ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke u krijuar një dëm në gati 4 milionë euro.

12:20
Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani “s’ishte optimal”

Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani pranoi se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.

12:05
Rama-Zaev-Vuçiç, takim on line/ Biseda për forumin ekonomik që do të mbahet në Shkup

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti Serbisë Aleksandar Vucic e nisën paraditen e kësaj të enjteve me një video konferencë për të avancuar me projektin e Shengenit Ballkanik.

12:03
Situatë kritike me plehrat në Golem/ Turistët e huaj ankohen për ujërat e zeza mbi tokë dhe aromën e keqe

Situata e mbetjeve urbane në zonën bregdetare të Golemit që frekuentohet masivisht në këtë sezon nga turistë vendas e të huaj mbetet ende kritike.

12:02
Digjet banesa, 7 të pastrehë/ Familja shpëton mrekullisht, banesa shkrumbohet

Një shkëndi elektrike la ne qiell te hapur 7 anëtare te familjes Çerri ne Milot.

11:56
Aplikacioni që u kërkon britanikëve të vetë-karantinohen krijon ‘kaos’, zbrazen supermarketet

Gazetat Angleze japin alarmin për zbrazjen e supermarketeve nga produktet si pasojë e njoftimeve që marrin punonjësit përmes një aplikacioni të shërbimit shëndetësor për tu karantinuar.

11:46
Zbulohen 30 viruse të panjohura/ Ishin “fshehur” në akullnajat kineze! 

Një grup shkencëtarësh zbuluan me dhjetëra viruse të ngrira në dy kampione akullit të marra nga rrafshnalta tibetjane në Kinë, dhe shumica prej tyre janë krejtësisht të panjohura- diçka që askush nuk i ka parë deri më sot.

11:34
DW: Ç’sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza?

Dy takimet Kurti-Vuҫiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza, sipas analistëve mund të prodhojnë vetëm konflikt të ngrirë. Marrëveshja përfundimtare nuk duket në sfond.

11:27
Sherr e grushta me njëri-tjetrin, policia procedon penalisht 4 persona në Lezhë

Katër persona janë proceduar penalisht në Lezhë pasi u përfshinë në një sherr banal mes tyre.

11:26
Ishte shpallur në kërkim pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ndalohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

11:21
Një i arrestuar dhe dy nën hetim në Lezhë, policia jep detajet

Policia e Fierit ka vënë nën pranga një 21-vjeçar dhe proceduan penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

11:17
Ndalohet 39-vjeçari që kanosi gjyqtarin, momenti kur policia e shtrin në tokë në mes të rrugës (Pamjet)

Një 39-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës në zonën e “Komunës së Parisit”. Ai ishte  i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

11:10
India “ia hodhi”, ekspertët: 70% e popullatës, me antitrupa ndaj Covid!

67% e popullatës në Indi ka krijuar anti-trupa ndaj Covid 19 sipas studimit më të fundit, që tregon se cfarë shtrirjeje ka pasur virusi në komunitetet e këtij vendi gjatë valës së dytë të pandemisë.

11:08
Shiu artificial i Dubait/ Situata del nga kontrollit, rrezik në disa zona 

Emiratet e Bashkuara Arabe krijuan shiun artificial për të përballur temperaturat përvëluese prej 50 gradësh Celsius, duke shkaktuar habi e admirim.

11:02
Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Olimpiadës

Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” u shkarkua, një ditë përpara se të nisë ngjarja.

11:00
YouTube heq videot e presidentit brazilian për koronavirusin

YouTube tha se i ka hequr videot e postuara nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, sepse ato përhapin dezinformata në lidhje me koronavirusin.

10:56
U kritikua për fshirjen e kryqit nga katedralja, këngëtari shqiptar i del në mbrojtje Capital T

Projekti i ri muzikor i Capital T, i titulluar “Buzëqeshje” mori vëmnedje në faqet rozë pasi fansat vunë re se në videoklip mungonte kryqi i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.

10:44
“Ky është Ballkani i ri Evropian”/ Rama, Vuçiç dhe Zaev zhvillojnë takim virtual, ja për çfarë biseduan

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zbuluar se kanë pasur një takim virtual me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për përgatitjet e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.

10:38
Ishte futur për t’u larë, mbytet në lumin Osum në fshatin Moravë 7-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Moravë të Beratit.

10:25
Fation Kuqari s’pyet për rregulla, filmon veten kur ecën me “Audi” me mbi 215 km/h

Fation Kuqari, është një nga emrat më të njohur të emisionit “Përputhen”, i cili nuk doli çift nga programi.

10:22
Mbi 30 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Kinë

Përmbytjet e mëdha në provincën Henan të Kinës qendrore kanë prekur 3 milionë njerëz dhe kanë lënë së pakti 33 të vdekur, thanë autoritetet lokale të enjten.

10:15
Ministrja Kushi mbërrin në Tokio: Sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë në lojërat olimpike

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat do të zhvillohen mes datave 23 korrik – 8 gusht, 2021.

09:58
Tepelenë/ Arrestohen 2 persona, tentuan të kultivonin kanabis në afërsi të banesave në fshat

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tepelenës sepse kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.

09:41
Defekt në linjën e tensionit, prej tre ditësh pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë

Një defekt në linjën e tensionit të ulët ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë.

09:40
Ushtrohet kontroll i imtësishëm në automjetin “Jeep”, sekuestrohen mbi 20 mijë euro në Kakavijë

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 20080 euro ndërsa ështës proceduar penalisht poseduesen e tyre. 

09:39
Fier/ U kapën me kanabis në vazo lulesh, arrestohen babë e bir. Vihet në pranga dhe një 52-vjeçar

Pas një hetimi 2 javor, policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

09:23
Telefononte pronarët e karrotrecave dhe i kërkonte para, pranga mashtruesit në Durrës

Policia e Durrësit ka zbardhur dhe sekuestruar 5 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë nën pranga autorin e dyshuar, i cili rezulton i dënuar më herët për të njëjtën vepër penale.

09:22
Komisariati Dixhital shton 2 rubrika të reja/ Rama: Do të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik

Policia e Shtetit ka hapur një kategori të re në aplikacionin Komisariati Dixhital ku cdo person mund të denoncojë për dhunë, aksident, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje apo armëmbajtje pa leje.

09:08
Rrëmbimi nuk iu funksionoi, e qëlluan! Sulmuan në grup një person, arrestohet pas një viti 29-vjeçari

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është vënë nën prangat e policisë 29-vjeçari Emiljano Selmanaj.

08:56
Mbolli arat me drogë, arrestohet 60-vjeçari në Lezhë

60-vjeçari Preng Brunga është arrestuar nga policia pasi në tokën në pronësi të tij në fshati Krajën në Lezhë kishte nisur të kultivonte bimë narkotike

08:44
Nuk ka rinovim me Man. United, Pogba drejt transferimit te PSG-ja

E ardhmja e Paul Pogba është gjithmonë e më larg Manchesterit.

08:30
Fitch Solutions përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e çon në 5.7%

Fitch Solutions, një njësi e inteligjencës së agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch, njoftoi se ka rishikuar në rritje me 1.5 pikë përqindje parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7%.

08:13
Gjenerali amerikan: Talibanët po rrisin kontrollin në Afganistan

Talibanët kontrollojnë gati gjysmën e 420 qendrave të qarqeve në Afganistan, tha shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley.

08:00
A ka rënë interesi i amerikanëve për Lojërat Olimpike?

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios të premten do të nisë nën hijen e pandemisë, e cila nxiti shtyrjen në kohë të kësaj ngjarjeje sportive, krijoi probleme me garat përpara saj, si dhe pritet të mbajë larg spektatorët nga tribunat, e madje të pengojë disa atletë të garojnë.

07:45
‘Dilni se u dogjëm’/ Shkrumbohet banesa 2-katëshe në Milot, fatmirësisht 7 anëtarët e familjes arrijnë të dalin në kohë

Një banesë dy katëshe në Milot është djegur totalisht.

07:33
Na presin ditë të nxehta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

07:15
Automjeti përplas motoçikletën, ndërron jetë 30-vjeçari

Një aksident me vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në Tiranë në në bulevardin “Blu”.

06:42
Biden thirrje amerikanëve: Vaksinimi është tejet i rëndësishëm

Presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe u shpreh se është “tejet e rëndësishme” për amerikanët që të vaksinohen kundër virusit ndërsa infeksionet po rriten përsëri.

06:16
Sekreti i jetëgjatësisë/ Zbuloni arsyet pse duhet të pini 1 lugë Vaj ulliri në mëngjes

Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme. Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.

05:57
Bllokimi i veshit nga noti/ Pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli. Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë.

05:30
Zbuloni përfitimet shëndetësore që ofron ekspozimi në diell

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin. Ai ofron një sërë përfitimesh por nëse është i tepruar, këto përfitime bëhen të rrezikshëm.

05:05
Njihuni me trajtimet më të mira natyrale kundër pickimit nga bletët

Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës. Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë.

04:40
Vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Francë, shkak varianti Delta dhe të pavaksinuarit

Varianti Delta i coronavirusit është tani më dominanti që qarkullon në Francë, tha të mërkurën kryeministri, Jean Castex, duke shtuar se 96 për qind e rasteve të raportuara një ditë më parë ishin midis të pavaksinuarve.

03:46
Përmbytje edhe në Rumani, 2 të vdekur

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në disa zona të Rumanisë. Sipas informacionit të fundit, dy persona kanë mbetur të vdekur.

03:13
Sherri në lokal, politikani italian qëllon për vdekje emigrantin

Një politikan Italian, anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Lega është vendosur në arrest shtëpie pasi qëlloi për vdekje një emigrant maroken me të cilin pati një sherr momenti ne lokal.

02:44
Rritje rekord e të infektuarve nga COVID-19 në Kaliforni

Një rritje rekord e infektimeve të reja po godet sistemin e kujdesit shëndetësor në Kaliforni, duke i shtyrë shtrimet në spitalet COVID-19 në nivele që nuk janë parë që nga fillimi i pranverës.

02:22
Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 çon në rikufizime Izraelin

Kufizime të reja kanë hynë në fuqi në Izrael, pas rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus. Kufizimet do të zbatohen kryesisht për sallat e festivaleve dhe takimet e mbi 100 personave.

01:59
SHBA në alarm nga varianti Delta, raportohen mbi 43 mijë raste të reja

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 609.536, prej të cilëve 268 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:33
Takimi i G20 me fokus ndryshimet klimatike dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit

Një takim dyditor i ministrave të mjedisit të vendeve anëtare të G20-tës në Napoli të Italisë, i cili fillon të enjten, do të përqendrohet në ndryshimin e klimës dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujit.

01:21
Vaksinimi i detyrueshëm në Greqi/ Mijëra vetë kundër, përleshen me policinë

Detyrimin jo vetëm të vaksinimit për punonjësit e disa sektoreve të ndryshëm por edhe paraqitjen në punë të certifikatës së tyre të vaksinimit ka përcaktuar qeveria greke me anë të një amendamenti.

00:57
Prezantohet David Alaba, Reali i jep numrin e Sergio Ramos

Te Reali i Madridit e harrojnë shpejt Sergio Ramos. David Alaba afrimi i bujshëm i Los Blancos në këtë merkato verore dhe ndoshta do të jetë i vetmi është prezantuar para mediave me fanellën me numër 4 që për një dekadë e gjysmë e mbajti mbi shpinë ish-kapiteni Sergio Ramos.

00:36
Arsenali vatër infektimesh, anulon turneun amerikan

COVID-19 prish planet e Arsenalit sa u përket përgatitjeve parasezonale. Për shkak të pozitivitetit të disa anëtarëve të ekipit, klubit anglez iu desh të anulonte turneun në Shtetet e Bashkuara dhe të hiqte dorë nga ndeshjet miqësore të verës të planifikuara në SHBA, duke përfshirë ndeshjen e planifikuar më 25 korrik, kundër Interit. Mësohet se lojtarët pozitivë janë të gjithë asimptomatikë.

00:22
Inter prezanton sponsorin e ri dhe anulon udhëtimin në ShBA

Ditë mjaft e rëndësishme në klubin e Interit, që ka zyrtarizuar marrëveshjen me “Socios.com” një kompani që operon në fushën e monedhave virtuale dhe që do të jetë sponsori kryesor i fanellës zikaltër.

E mërkurë, 21 Korrik 2021
23:58
Nuk ka rinovim me Man. United, Pogba drejt transferimit te PSG-ja

E ardhmja e Paul Pogba është gjithmonë e më larg Manchesterit. Kontrata e mesfushorit francez me “djajtë e kuq” skadon verën e ardhshme dhe deri tani palët nuk kanë bërë asnjë tentativë për ta rinovuar, ndaj Mino Raiola po punon për të gjetur një tjetër sistemim për klientin e tij.

23:45
Video/ Debutim historik me Barcelonën, Manaj shënon tre herë në miqësore

I transferuar te Barcelona B në janarin e 2020-ës, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj priti plot një vit e gjysmë për të debutuar me fanellën e klubit të njohur katalan dhe e bëri këtë pasditen e sotme në miqësoren ndaj Gimnastic, ku arriti të lërë gjurmë me një tripletë historike, që do të mbetet gjatë në memorie.

23:30
Balaj rikthehet në Rusi, firmos me klubin që do të debutojë në elitë

Rikthimi në Kategorinë Superiore ishte një opsion që Bekim Balaj nuk e mori asnjëherë në konsideratë gjatë kësaj vere, teksa pasditen e sotme ka zyrtarizuar edhe të ardhmen e tij, duke u prezantuar në klubin e ri.

23:06
Sknadali i përgjimeve/ Dalin emrat e dy princeshave të Dubait, Latifa dhe Haya

Numrat e telefonit të përdorura nga dy princeshat e Dubait thuhet se janë gjetur gjatë hetimit të “Pegasus”, programit izraelit të përgjimeve,

22:58
Ndryshime të papritura për shenjat e horoskopit, por ja çfarë pritet të sjellë hëna e plotë në Ujor

Është koha për t’u entuziazmuar, por jo në mënyrat që mund të mendoni. E para nga dy hënat e plota në Ujor ndodh më 23 korrik, duke na shtyrë të mendojmë ndryshe dhe të largohemi nga realiteti, duke fantazuar dhe duke gjetur mundësi të reja.

22:48
Brenda një kapsule gjigante duke soditur Tokën, ja kur mund të martoheni në hapësirë (Fotot)

Martesa është një ndër momentet më të veçanta të jetës dhe mund të kthehet në ditën më të paharrueshme nëse realizohet në një vend të veçantë.

22:31
SHBA dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për Rrjedhën e Veriut 2

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania arritën marrëveshje që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, Rrjedha e Veriut 2, pa sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja.

22:24
Mbretëri e Bashkuar/ Mbi 44 mijë raste të reja me COVID në 24 orë

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 44, 104 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 73 persona kanë humbur jetën.

22:03
Tërmeti 5,2 ballë godet Pakistanin

Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë është regjistruar në afërsi të qytetit Rajanpura në Pakistan.

22:01
UNESCO i heq Liverpulit statusin e Trashëgimisë Botërore

Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar iu hoq statusi i Trashëgimisë Botërore, pasi një komitet i Kombeve të Bashkuara konstatoi se zhvillimet atje e kërcënojnë vlerën e qytetit.

21:50
Amerikani shkoi në Kairo të studionte arabisht: I kërkova të martohej me mua, ajo tha menjëherë se është e pamundur (historia-fotot)

40 vjecari Michael, dhe Somaia, 30 vjeçe, u njohën kur ai studionte gjuhën arabe në Kairo. Ata ranë në dashuri në 2015, kur ai u konvertua në fenë islame në mënyrë që të martoheshin.

21:44
Zvogëlohet jetëgjatësia në SHBA

Jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara u zvogëlua për një vit e gjysmë gjatë vitit 2020.

21:37
“Speca me gjizë” në Los Angeles, Rita Ora i kërkon mamasë recetën e gatimit shqiptar (Pamjet)

Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar.

21:20
Po lundronin me kanoe në plazhin e Himarës, policia kufitare shpëton dy turistët (Pamjet)

Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas te huaj në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.

21:01
Balla publikon fotot e shqiptarëve që po ndihmojnë për pastrimin e qytetit Bad Neunar që u prek nga reshjet në Gjermani

Përmbytjet katastrofike kanë shkaktuar një situatë shumë të rëndë në zonat e prekura në Gjermani.

21:00
Foto gjarpërinjsh/ Si arrijnë pitonët të kapërdijnë drerë e kafshë të tjera … të plota?

Drerë, krokodilë e madje dhe qenie njerëzore janë kapërdirë nga gjarpërinjtë pitonë gjatë viteve. Por si mund të hanë ata pre kaq të madhe?

20:51
Vërshimet e ujit e marrin me vete, pamjet rrëqethëse kur gruaja shpëtohet nga të rinjtë

Provinca e Kinës qendrore, Henan është goditur nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

20:39
Një jetë në pritje të kompensimit, Fiksi vë në lëvizje institucionet

Agim Kokunja, rreth 80 vjeç nga Elbasani akoma ështënë pritje të kompensimit të pronave edhe pse ka plot 20 muaj që ka aplikuar dhe emri i ka dalë në gazetë.

20:34
‘Skifterja’ 60-vjeçare arrin të vjedhë diamantet me vlerë 4,8 milionë, i zëvendëson me gurë të zakonshëm

Një ‘skiftere’ 60-vjeçare arriti të vidhte  diamante në vlerë rreth 4.8 milionë euro pasi u paraqit si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur dhe vlerësuar xhevahiret.

20:33
Vila L’Italia! Të famshmit që kanë zgjedhur Italianë për pushime (Fotot)

Teksa kjo verë e gjen Italinë me kufij të hapur dhe më pak kufizime anti Covid, artistë të njohur nga gjithë bota e kanë zgjedhur si destinacionin e pushimeve të tyre.

20:26
Bodybuilder-i shokon me moshën e vërtetë, teksa regjimi i stërvitjes e bën të duket 30 vjeç (fotot)

Stërvitësi Xinmin Yang nga Kina ka habitur së fundmi fansat e tij kur ka treguar moshën e vërtetë, teksa regjimi rigoroz i stërvitjes e mban atë të duket si 30-vjeç. Ai thotë se shoqëron stërvitjen e tij me një “jetesë të shëndetshme”.

20:16
“Hoqi kryqin e katedrales nga videoklipi”, komentuesit e ‘ekzekutojnë’/ Capital T ka një sqarim për të gjithë

Capital T së fundi ka publikuar videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klip kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

20:16
Konferenca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 13 ose 14 shtator

Në Dhomën e Specializuar në Hagë, la përfunduar skonferenca e gjashtë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

20:07
Shkon në 25 numri i viktimave nga përmbytjet në Kinë

Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të shiut, duke lënë 25 persona të vdekur dhe mbi 100,000 të evakuuar nga shtëpitë e tyre.

19:59
Avokati: Veseli në mënyrë të arsyeshme po mendon se po mbahet peng

Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, avokatët kanë shprehur shqetësimin e tyre, për vonesat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në përgatitjet për gjykim.

19:52
Kurti për gazetën greke: Do ta mirëprisnim vendimin e Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte dëshmi që Athina është e gatshme të luajë një rol udhëheqës rajonal në Ballkan”, thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për gazetën “To Vima”.

19:50
Festivali HemingWay jazz/ Edicioni i tetë në ditëlindjen e 122 të gjeniut

Edhe për këtë edicion të tetë të heminguei jazz, festivalit kaq të dashur për të gjithë shqiptarët, risitë nuk mungojnë.

19:49
2500 flamingot pushtojnë Pish-Poron/ Deri në fund të sezonit në dy lagunat pritet dyfishim i shpendëve

Flamingot janë kthyer për të tretin vit në në parkun e Pishë-Poros.

19:48
Disfatë pas 44 sfidash/ Kombëtarja amerikane e femrave në futboll e nis me humbje aventurën e Japonisë

Skuadra amerikane e futbollit të femrave e nis me një humbje befasuese aventurën e saj në Lojërat Olimpike të Tokios.

19:47
Gruaja ruse që shpëtoi ariun nga parku i turistëve, tani del me të në varkë për peshkim (fotot)

Në fotot e mëposhtme shihet një ari i murrmë i shpëtuar nga një park turistësh, që tashmë del për peshkim në varkë, bashkë me pronaren e tij.

19:38
Shqipëria sërish në arbitrazh/ Avokatura e shtetit kërkon studio ligjore për mbrojtje, por nuk e specifikon çështjen

Vendimet e arbitrazhit janë kthyer në një shqetësim serioz për buxhetin e shtetit, e mbi të gjitha për xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

19:37
Skandali me tenderin e policisë/ Mungojnë 239 mijë artikuj, kapele uniforma dhe këpucët dimërore, verore dhe të plazhit

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucet e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

19:36
Përveç filmave, në Netflix do të mund të zgjidhni video lojën e preferuar

Netflix ka konfirmuar se do të përfshijë video lojëra në paketat e abonimit pa asnjë kosto shtesë.

19:34
Kosovë, vaksinohen të rinjtë/ Shumica e duan për të mbrojtur familjarët

Për vetëm pesë ditë afër pesë mijë të rinj kosovar nga 18 deri 20 vjeç janë vaksinuar me vaksinat anti covid.

19:29
Hartat e pazakonta që mund të ndryshojnë mënyrën se si e shihni botën (Fotot)

Territoret e shteteve janë të ndara, ndërsa ekzistojnë harta të mënyrave të ndryshme.

19:25
Një koncert recital dhe shumë surpriza nga Vedat Ademi

Artisti i njohur, Vedat Ademi u shpreh në “Pushime On Top” se së shpejti pritet të mbajë një koncert recital. Por, duket se kjo nuk është surpriza e vetme nga Vedati, pasi ai bëri të ditur se pritet edhe diçka tjetër e madhe.