Kledi Hysa është i eleminuari i mbrëmjes së sotme.

Ai la përfundimisht shtëpinë e ‘’BBV’’ teksa fajin për këtë ia lë edhe konfuzionit që u krijua mes tij, Beatrixit dhe Arjolës.

‘’E kam shijuar shumë këto javë dhe jam përpjekur të kaloja mirë me të gjithë banorët. Mendoj që situata me vajzat më ka penalizuar’’,- tha ai.

Opinionistët përveç analizave të lojës së tij, e kanë komplimentuar Kledin për pozitivitetin dhe energjinë e mirë të transmetuar brenda shtëpisë.

‘’Mendoj që duhet të kishte treguar më shumë për jetën e tij personale por edhe të ishte pjesë e disa debateve, diskutimeve mendoj se do të tregonte një anë tjetër të Kledit’’,- tha Meridiani, opinionist i mbrëmjes së sotme.

Top Channel