Fermerët indianë festojnë anullimin e reformave të kontestuara pas protestave masive (fotot)

19/11/2021 19:39

Fermerë të gëzuar indianë celebronin sot në vendin e protestave Singu pasi kryeministri Narendra Modi tha se do të anullojë tre reformat bujqësore që kanë shkaktuar rreth një vit protesta të ashpra e te pandalura.

Tërheqja e papritur e kryemnistrit Modi solli festime në të gjithë vendin.

Mijëra fermerë protestues kishin ngritur një kamp në periferi të kryeqytetit New Delhi prej nëntorit të vitit të kaluar, në një prej sfidave më të forta për Modi që prej ardhjes në pushtet në 2014.

Protestat u bënë pika kryesore e mbështetjes e opozicionit ndaj administratës indiane, në vendin ku rreth dy të tretat e popullsisë prej 1.3 miliardë jetojnë me bujqësi.

Modi tha se tre ligjet e kontestuara të cilat parashikonin reduktimin e subvencioneve dhe rregullimin arbitrar të çmimit të të korrave, do të anulohen në sesionin parlamentar të dimrit.

Por fermerët thanë se nuk do të lëvizin nga vendi deri në anullimin e tyre zyrtar.

“Ne nuk do të kthehemi në shtëpi te familjarët. Derisa të na e japin me shkrim, ne nuk largohemi që këtu. Nuk kemi besim te kjo qeveri”, tha për rrjetin AFP fermeri 50-vjeçar Gurmet Sing.

“Fermerët tanë kanë vdekur për këtë. Derisa të kalojë në parlament ne nuk largohemi”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel