Berisha e akuzoi në ‘Foltore’, Basha: Po riciklon akuzat e Ramës, por asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD-në

19/11/2021 19:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili , duke iu përgjigjur akuzave të mëhershme Bashës se firmat po ja mbledhin kriminelët, tha se në rrjetet sociale të tij ka më shumë se të gjithë denoncime për Suel Çelën, ndërsa shtoi se Basha përmes telefonatave i kërkonte të mos ja përmendë emrin.

Sipas Bashës, Sali Berisha po riciklon akuzat e Edi Ramës, ndërsa thekson se PD do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush s’mund ta përdorë partinë për interesa personale.

Sot nga foltorja me demokratët e Librazhdit, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se do të shkojë në SHBA me dy dosje, që sipas tij jane shume te renda.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!”, shkruan Basha.

Top Channel