Efi është një nga vajzat më të reja të programit ‘Për’puthen 3’. Vëmendje të madhe ka marrë pamja e saj pasi është cilësuar si një nga vajzat më të bukura dhe është komentuar se ka ngjashmëri të madhe me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën.

Efi: Që kur kam hyrë në këtë program, komentet e mia janë vetëm të tilla. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra kaq të bukura siç je ti dhe Elvana, por që jo nuk ju kam asgjë.

Bora: Nuk jemi asgjë, por paskemi çuditërisht ngjashmëri të treja bashkë se edhe mua më kanë thënë shpesh që ngjaj me Elvanën, kështu që është një mix i ne të trejave, tani kemi edhe Efin mes nesh.

Sot ngjan me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën, por do ta njihnit Efin përpara se të bënte ndryshime në pamjen e saj?

Në rrjete sociale po qarkullojnë disa fotografi, ku Efi shfaqet disa vite më parë, në moshë më të vogël dhe pa ndërhyrje në fytyrë.

Efi është bërë vajza e preferuar e Brunos, i cili në Prime-n e kaluar, i bëri një super surprizë duke mbushur gjithë studion me tollumbace, si edhe një tavolinë të shtruar në mënyrë romantike.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel