Ndërron jetë 65-vjeçari në Gjirokastër, policia: Vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se…

19/11/2021 22:03
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka humbur jetën ditën e sotme.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi me inicialet F.K., ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Më tej një njoftim thuhet se ky shtetas dyshohet të ketë konsumuar medikamente, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune!

“Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shtetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente”, njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel