Serena Williams i bashkohet zërave të shqetësimit për zhdukjen e tenistes kineze pas akuzave ndaj autoriteteve (fotot)

19/11/2021 20:51

Ylli amerikan i tenisit thotë se është ‘e tronditur e zemërthyer’ për zhdukjen e tenistes kineze dhe bën thirrje për hetime.

Serena Williams i është bashkuar disa zërave të tjerë të botës së sportit që shqetësohen për mirëqenien e tenistes Peng Shuai dhe hedhin dyshime për vërtetësinë e një email-i që supozohet se ajo ka dërguar për të tërhequr pretendimet e sulmit seksual nga një politikan i lartë i Pekinit.

Shumë zëra kritikë shqetësohen për më të keqen.

Serena dhe yje të tjerë të sportit kanë bërë komentet e tyre në faqen #WhereIsPengShuai, teksa federata e tenisit thotë se do të anulojë turnetë e parashikuara për në Kinë në lidhje me situatën.

“Ne sigurisht do të anullonim të gjitha marrëveshjet që lidhen me çështjen. Sepse sigurisht që kjo është më e madhe sesa sporti apo biznesi tha kreu i federatës Steve Simon për rrjetin CNN.

Komentet e tij erdhën pasi Williams  tha se ishte “e tronditur të dëgjonte për fjalët në lidhje me kolegen e saj Peng Shuai”.

“Shpresoj që ajo të jetë mirë dhe të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ëshjtë diçka për të cilën nuk mund të heshtim. Dërgoj dashurinë dhe mbështetjen time për familjen e saj në këtë kohë të vështirë”.

Komentet e saj u ndoqën nga fjalë të njëjta prej yjeve të sportit si Stan Wawrinka dhe futbollisti spanjoll Gerard Pique.

35 vjeçarja Peng është një nga tenistet më të suksesshme të Kinës. Ajo është ish-kampione e në ndeshjet e skuadrave dyshe, ndërsa vetëm ajo ka mundur më parë teniste si Kim Clijsters e Venus Williams, që është motra e Serena.

FOTO GALERI
1/3
Serena dhe yje të tjerë të sportit kanë bërë komentet e tyre në faqen #WhereIsPengShuai

Top Channel