00:17
Barça thuajse e eliminuar nga Sevilla, në “Camp Nou” i nevojitet mrekullia
Barcelona me një këmbë jashtë Kupës së Mbretit. “Blaugranat” u mposhtën 2-0 nga Sevilla në takimin e parë gjysmëfinal dhe tani vetëm një mrekulli në “Camp Nou”, më 3 mars, mund t’i kualifikojë në finalen e madhe. Më shumë mungesa në formacion (tetë lojtarë) për arsye dëmtimesh, Koeman ishte detyruar të vendoste Miguezan në qendër të mbrojtjes, ndërsa Firpon në të djathtë. Në mesfushë e nisi titullar Pedri, kurse treshja Griezmann-Messi-Dembele në sulm.