Sekretari i çështjeve ligjore në PD, Çlirim Gjata ka ngritur tonet në emisionin “Open” teksa kërkonte të dinte përse policia gjobit vetëm opozitën.

Nuk munguan debatet e Gjatës me Arben Pëllumbin, ndërsa ky i fundit theksoi disa herë që të dyja palët duhet të gjobiten nëse shkelin masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Gjata: Plasa moj kam një orë! Pse ka policë tek ne dhe jo tek ata? Tani ka filluar fushata.

Pëllumbi: As ne nuk lejohemi pas orës 8 të bëjmë takime.

Gjata: Pse nuk shkoi tek kryetari i PS dhe shkoi tek kryetarja e LSI?

Pëllumbi: Nuk bëhet pyetja kështu.

Top Channel