“Ulëritëse!”/ Mjeku Cenko përmend qytetin turistik: 60% e njerëzve nuk e mbajnë maskën në mënyrë korrekte

10/02/2021 21:36

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko ka folur për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të shtrënguar masat me qëllim për të parandaluar masat kundër koronavirusit.

Në emisionin “Open”, Cenko u shpreh se ulëritëse janë nevojat për të shtuar masat, ndërsa përmendi rastin e një qyrteti ku ka lëvizje të shumta për shkak të turizmit dhe 60% e personave që e mbajnë maskën, e mbajnë në mëyrë të gabuar.

Cenko: Në atë që konsiston vendimi i fundit i Komitetit të Ekspertëve, do jepja një përgjigje të thjeshtë duke thënë se nevoja për këto shtrëngime është ulëritëse. Ka një nevojë për të manifestuar një dinamikë apo impostim të atyre që duhet të jenë vetëdija e qytetarëve. Duke u referuar që kemi rritjen më të lartë në Europë pas Greqisë në 2 javët e fundit dhe numrat që kanë të bëjnë me shtrimet në spital dhe të të intubuarve, padyshim që duhet të ketë masa sepse jemi në situatë të rënduar.

Në marrjen e masave dhe energjinë që duhet të kërkojnë, duhet të shkojnë përtej citimit të tyre dhe duhet të jemi më shumë kërkues në zbatimin e masave. Një studentja ime që po bën temën e diplomës ka bërë një vlerësim në rrugët e një qyteti ku ka turizëm, vetëm për mbajtjen e maskës dhe kemi parë që gjysma mbajnë dhe gjysma tjetër nuk mbajnë maskë. Ata që e mbajnë 60% nuk e mbajnë në mënyrë korrekte.

Në vetvete, nëse nuk garantojmë dhe gjejmë në mënyra inkurajuese një mënyrë për të shtuar dhe për të bindur popullatën duke treguar dhe institucionet punën e tyre, nuk besoj që do të japin masën e tyre.

Top Channel