19:56
Albin Kurti: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë sime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian. Në intervistën e fundvitit me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, kryeministri Kurti foli edhe për krizën energjetike që ka përfshirë vendin si dhe marrëdhëniet rajonale.