Barcelona bën goditjen e madhe për merkaton e janarit. Ferran Torres mund të konsiderohet afrimi më i ri i Barcelonës.

Edhe pse në vështirësi serioze ekonomike, drejtuesit e klubit blaugrana kanë kënaqur kërkesat e Xavi Hernandez duke mbyllur marrëveshjen me Manchester City për sulmuesin premtues spanjoll.

Akordi është arritur mbi bazën e 55 milionë eurove plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Valencias. Shifra e mbylljes së operacionit është larg 70 milionë eurove që Guardiola dhe City kërkonin fillimisht për kartonin e Ferran Torres.

Sezonin e shkuar spanjolli 21-vjeçar ishte një lojtar kyç për Citiziens, ndërkohë që gjatë këtij sezoni është aktivizuar pak edhe për shkak të një dëmtimi.

Top Channel