Peshku i rrallë që “ecën me duar” pikaset pas disa dekadash në Australi (fotot)

24/12/2021 17:50

Një peshk i rrallë që “ecën” me duar, vendor në ujërat e Australisë, është pikasur së fundmi në brigjet e ishullit të Tasmanisë pas 22 vjetësh.

Herën e fundit që peshku rozë me duar ishte parë, u raportua nga një zhytës në Tasmani në vitin 1999 ndërsa më tej kontaktet me këtë specie ishin shumë të rralla.

Studiuesit australianë thonë tashmë se e kanë rizbuluar peshkun, duke e regjistruar në kamera në një park gjigant ujor në fillim të vitit.

Pamjet e reja e tregojnë peshkun misterioz në ujëra më të thella e më të hapura nga ato që jetonte më parë.

Studiuesit thonë se peshku është një specie e cekësirave, ndërsa së fundi është pikasur dhe në thellësi prej 150 metrash në brigjet e ashpra jugore të Tasmanisë.

“Ky është një zbulim emocionues dhe ofron shpresë për mbijetesën e peshkut me duar rozë, pasi ata kanë një habitat më të gjerë nga sa mendonim më parë”, tha biologu detar Neville Barrett, i Universitetit të Tasmanisë.

Ashtu siç e thotë dhe emri i tyre, specia ka “duar me të cilat ecën në fundin e detit”, në rastet kur nuk ia leverdis të notojë.

Në shkurt studiues të parkut detar ‘Tasman Fracture Marine’ ulën kamerat e tyre për të studiuar speciet që jetojnë aty.

Parku i mbrojtur është me masë sa Zvicra, dhe njihet për një çarje të thellë në në sipërfaqen e tokës ku jeta detare mund të zbulohet deri në 4,000m thellësi.

Peshqit me duar rozë janë zbuluar në 14 specie të ndryshme në Tasmani, ishulli në jug të tokës kryesore të Australisë.

FOTO GALERI
1/5
Një peshk i rrallë që "ecën" me duarështë pikasur së fundmi në brigjet e ishullit të Tasmanisë pas 22 vjetësh.

Top Channel