Përmet/ Makina del nga rruga, plagosen dy pasagjerët. Transportohen për në spital

24/12/2021 16:54

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec. Policia njofton se si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe  shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel