BE del hapur në krah të Serbisë: Anulon kushtin e Mogherinit për asociacionin

24/12/2021 17:42

Garancia që Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i kishte dhënë ish-kryeministrit Isa Mustafa se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, nuk vlen tani për Bashkimin Evropian.

Kosova nuk mund të mbeshtetet më në atë dokument, thonë mediat në Prishtinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano pohoi për to se nuk i takon Brukselit të vendosë çfarë kompetencash mund t’i jepen ose jo Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë duhet të bien dakord bashkërisht Prishtina dhe Beogradi në kuadër të diskutimeve të tyre lidhur me këtë temë”, ka thënë Stano.

Gjatë kohës që ishte në krye të diplomacisë europiane, Mogherini nënshkroi një letër ku zotohej se union ii komunave serbe nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

Kjo garanci atëherë, përmbushte ‘kushtin’ vendimtar të ish-kryeministrit Isa Mustafa për ta nënshkruar dokumentin e parimeve të Asociacionit në 25 gusht 2015.

Tani në Bruksel për më tepër, nuk përjashtohet as mundësia e plotësimit apo ndryshimit të ndonjë norme të kushtetutës të Kosovës për të arritur themelimin e Asociacionit, i cili, për kryeministrin Albin Kurti është në interes të Serbisë, e jo të Kosovës.

Top Channel