Agjenti i pronave, i dyshuar kryesor si vrasësi serial i të pastrehëve në stil ‘Psycho’ në Miami (fotot)

24/12/2021 18:22

Një agjent pronash të patundshme në jug të Florida është arrestuar në SHBA i dyshuar si autor i sulmeve barbare ndaj të pastrehëve, në një stil të ngjashëm me filmin horror “American psycho”.

Deri tani sulmet e identifikuara kanë lënë dy të vdekur dhe një të plagosur sipas policisë.

25 vjeçari Willy Suarez Maceo, u shpall nga policia “vrasës serial i dyshuar” teksa u arrestua me akuza tentativë vrasjeje ndaj një burri të pastrehë pranë qendrës së Miami mbrëmjen e të martës.

Policia tha se viktima është në gjendje të rëndë.

Më pas Maceo kishte sulmuar një tjetër burrë të pastrehë dy orë më vonë, shkruan e përditshmja Miami Herald .

Maceo dyshohet se ka qëlluar për vdekje me një armë Dodge Charger 56 vjeçarin Jerome Antonio Price, teksa flinte në trotuar në zonën Wynwood. Zjarri ishte regjistruar në kamerat e sigurisë.

Ai ishte ndaluar fillimisht të enjten për hyrje në pronë private pro plicia thotë se ai është autor vrasjesh e tentativa vrasjesh.

Policia e Miami e gjeti atë në zotërim të armës që besohet se është përdorur në vrasjet, sipas raportit të parë nga rrjeti Miami Herald.

Maceo është një agjent i liçencuar pronash të patundshme me agjencinë Century 21 në Miami, Kendall, South Miami e Palmetto Bay, shkruajnë mediat.

Në faqen e tij në Facebook thuhet se vjen nga Kuba dhe nuk ka arrestime të mëparshme.

Maceo është gjithashtu i dyshuar për një sulm të tretë – të shtënat ndaj një të pastrehu më 16 tetor. Në atë rast humbi jetën 59 vjeçari Manuel Perez, dhe kamerat e sigurisë tregojnë të dyshuarin me pamje të ngjashme me Maceo.

Autoritetet thanë se Maceo mund të ketë sulmuar njerz të tjerë, duke shtuar se personat e pastrehë sulmoheshin brutalisht pa asnjë arsye të dukshme.

“Mund të ketë të tjera viktima që kanë vuajtur në duart e këtij krimineli të pamëshirshëm”, tha në autoritetet, duke shtuar se motivet mbeten nën hetim, shkruan rrjeti  WSVN .

FOTO GALERI
1/4
Një agjent pronash të patundshme në jug të Florida është arrestuar në SHBA i dyshuar si autor i sulmeve barbare ndaj të pastrehëve

Top Channel