BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal
Një agjent pronash të patundshme në jug të Florida është arrestuar në SHBA i dyshuar si autor i sulmeve barbare ndaj të pastrehëve, në një stil të ngjashëm me filmin horror “American psycho”.
Deri tani sulmet e identifikuara kanë lënë dy të vdekur dhe një të plagosur sipas policisë.
25 vjeçari Willy Suarez Maceo, u shpall nga policia “vrasës serial i dyshuar” teksa u arrestua me akuza tentativë vrasjeje ndaj një burri të pastrehë pranë qendrës së Miami mbrëmjen e të martës.
Policia tha se viktima është në gjendje të rëndë.
Më pas Maceo kishte sulmuar një tjetër burrë të pastrehë dy orë më vonë, shkruan e përditshmja Miami Herald .
Maceo dyshohet se ka qëlluar për vdekje me një armë Dodge Charger 56 vjeçarin Jerome Antonio Price, teksa flinte në trotuar në zonën Wynwood. Zjarri ishte regjistruar në kamerat e sigurisë.
Ai ishte ndaluar fillimisht të enjten për hyrje në pronë private pro plicia thotë se ai është autor vrasjesh e tentativa vrasjesh.
Policia e Miami e gjeti atë në zotërim të armës që besohet se është përdorur në vrasjet, sipas raportit të parë nga rrjeti Miami Herald.
Maceo është një agjent i liçencuar pronash të patundshme me agjencinë Century 21 në Miami, Kendall, South Miami e Palmetto Bay, shkruajnë mediat.
Në faqen e tij në Facebook thuhet se vjen nga Kuba dhe nuk ka arrestime të mëparshme.
Maceo është gjithashtu i dyshuar për një sulm të tretë – të shtënat ndaj një të pastrehu më 16 tetor. Në atë rast humbi jetën 59 vjeçari Manuel Perez, dhe kamerat e sigurisë tregojnë të dyshuarin me pamje të ngjashme me Maceo.
Autoritetet thanë se Maceo mund të ketë sulmuar njerz të tjerë, duke shtuar se personat e pastrehë sulmoheshin brutalisht pa asnjë arsye të dukshme.
“Mund të ketë të tjera viktima që kanë vuajtur në duart e këtij krimineli të pamëshirshëm”, tha në autoritetet, duke shtuar se motivet mbeten nën hetim, shkruan rrjeti WSVN .
Top Channel