Greqi/ Përmbyset anija me emigrantë, 13 të vdekur. Roja bregdetare shpëton 63 persona

25/12/2021 05:37

13 të vdekur dhe 63 të shpëtuar është bilanci mbytjes së një barke jashtë brigjeve të ishillit Paros në Greqi.

Sipas rojës bregdetare greke, barka në të cilën ndodheshin më shumë se 80 emigrantë klandestinë,u përmbys në rrethana ende të pa qarta. Në zonë mbërritën anije shpëtimi të rojës bregdetare dhe helikopterë duke iu dhënë ndihmën e parë brenda pak minutash.

Në zonë mbërritën edhe anijet e udhëtarëve që lundronin drejtë Pireut të cilat mundën të shpëtojnë dhjetëra prej tyre. Dëshmitarë okularë panë disa trupa të mbytur në ujërat e ftohta të Egjeut.

Gjatë këtyre ditëve roja bregdetare greke ka shpëtuar më shumë se 160 persona në ujërat e Egjeut. Ministri grek i Marinës Tregtare, Janis Plakiotakis deklaroi se grupet mafioze që mbrohen prej segmentesh të caktuara në Greqi, nuk pengohen aspak prej shtetit turk, ç’ka u lejon trafikantëve të lëvizin lirisht dhe të vënë në rrezik jetët e mijëra klandestinëve.

Të dyja barkat edhe ajo e djeshmia edhe kjo sotmja kishin destinacion Italinë

FOTO GALERI
1/6

Top Channel