Djegia e flamujve serb në Tiranë/ Vuçiç: Mos më detyroni të them në çfarë presioni ndodhet Edi Rama

25/12/2021 10:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme, mes të cilave edhe djegies e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Sipas Vuçiç, djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ngjarje.

“Është e paqytetëruar të digjen flamujt e të tjerëve. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Të mos ju them se në çfarë presioni është Rama për këtë. Unë dua që ne të shtyjmë njëri-tjetrin për këtë nismë. Është projekti më i madh i paqes për të cilën Ballkani ka punuar ndonjëherë. Dhe unë besoj se Ballkani i Hapur mund të jetë një makineri për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtën për të pasur një të ardhme që ne e vendosim vetë”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë, Sali Berisha kishte thirrur një protestë dhe mbështetësit e tij kanë arritur të ngjiten në shtylla për të marrë flamujt serb dhe i vunë flakën për të treguar se janë kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Top Channel