E mërkurë, 29 Dhjetor 2021
18:28
Programi “EU4Schools”/ “BE për Shkollat”, 19 objekte arsimore të përfunduara deri tani

Përmes një publikimi në rrjete sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, njofton se deri më tani falë Programit ʺEU4Schools” (ʺBE për Shkollatʺ) kanë përfunduar 19 objekte arsimore me përfitues direkt 7.500 nxënës e mësues:

18:19
Putin: Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2”, gati të eksportojë gaz

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” është i gatshëm që të eksportojë gaz. Ai tha se ky projekt do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë, që kanë arritur në nivele rekord.

18:11
Nasri tregon prapaskenën me Mancinin: Isha gati t’i gjuaja me këpucë!

Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Manchester City, sidomos në sezonin kur “qytetarët” fituan trofeun e Premier League. Në atë kohë, City drejtohej nga italiani Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin. Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Ëolverhampton ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.

18:06
‘Hasta la vista, baby’/ Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë zyrtarisht të divorcuar pas ndarjes së pronave (fotot)

Shriver depozitoi kërkesën e divorcit nga Schwarzenegger në vitin 2011 pas 25 vjet martese.

18:00
Vajzat ‘tërbohen’ në suitë/ Monika zhvishet dhe i kërcen sipër aktores, Arjola e lag me shampanjë! (FOTO)

Një mjedisi ri është ndërtuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

17:53
Ftesë në 5/ “U bëre dru, të iku petulla”, Skerdi Faria flet për Big Mamën: Ta plas të vërtetën në surrat

Skerdi Faria surprizoi Big Mamën në emisionin “Ftesë në 5” dhe e lumturoi jashtë mase shumë pasi janë miq të mirë.

17:42
Kreshnik Spahiu: Çështja e PD do të jetë një telenovelë gjyqësore. Kjo favorizon Bashën

Analisti Kreshnik Spahiu nga studio e emisionit “Top Talk” në Top Channel ka zbërthyer sitituatën e krijuar në Partinë Demokratike, që pas momentit kur ish-kryeminstri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha i shpallën ‘luftë’ njëri-tjetrit.

17:37
Covid në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 547 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vend dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë 547 qytetarë.

17:35
Bosnja regjistron rastet e para me Omicron

Bosnje e Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, thanë zyrtarët shëndetësorë. Ata shtuan se numri i infektimeve me këtë variant, që është më ngjitës, mund të jetë më i lartë.

17:27
Ftesë në 5/ Big Mama zbulon çfarë ndodhi në parukeri me Antonelën: Erdhi të më ngacmonte por…

Pavarësisht debatit me tone të ashpra me Antonelën, Big Mama tregon se i kalon gjërat me të qeshur.

17:24
PD ka mbyllur ciklin/ Kreshnik Spahiu ja cila është alternativa

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është shprehur se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe tashmë duhet një lëvizje e re që të mposhtë Edi Ramën.

17:23
Gjykata afrikano-jugore ndalon testimet sizmike të grupit ‘Shell’ për naftë e gaz në brigjet lindore (fotot)

Vendimi pret një tjeter verdikt përfundimtar por është ngritur lart nga ambjentalistët që thonë se shpërthimet dhe zhurmat e tyre dëmtojnë botën detare dhe komunitetet bregdetare.

17:19
Ftesë në 5/ Si shkoi çështja deri tek “shpërthimi”? Big Mama: Më foli ana njerëzore, por durova derisa plasa

“Më shau serbisht”. Ky ishte komenti i Antonelës që nevrikosi keq Big Mamën, e cila rreth një javë më parë la shtëpinë e Big Brother prej debatit me tone të ashpra.

17:18
I riu me pistoletë lodër grabit pikën e kredive në Korçë, arrestohet nga policia

Një zyrë për dhënie kredie është grabitur mesditën e sotme në Korçë, ndërsa policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë në një kohë të shkurtër brenda pak minutave autorin e vjedhjes.

17:08
Sërish rekord infektimesh në Greqi, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Një tjetër rekord infektimesh me Covid për të dytën ditë radhazi është shënuar në Greqi.

17:01
Beatrix flet për Donaldin: Jam mërzitur shumë! Nuk më lë të flas

Beatrix duket tepër e shqetësuar për bisedat e saj me Donaldin dhe këtë ia ka shprehur Meridianit pas spektaklit të djeshëm.

17:00
Lider në prapavijën e Leipzig, talenti gjerman i “shkel syrin” Bayern-it: Nuk aspiroj Anglinë apo Spanjën!

Bayern Munich është nga ato klube që i përkushton një vëmendje të veçantë lojtarëve vendas, ndërsa në merkato zakonisht përkujdeset të marrë elementët më të mira nga klubet e Bundesligës, duke ndjekur një strategji, të ndryshme nga ato të klubeve të tjera europiane që bëjnë shpenzime marramëndëse.

16:59
Peripecitë në procesin e rindërtimit/ Rama tregon si i shkoi në shtëpi dhe iu lut për para princit të Kurorës së Emiratëve

Kryeministri Edi Ram, ndërsa ka inaguruar qytezën e rindërtuar të Bubqit, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit, ka treguar edhe peripecitë me të cilat hasen shpesh grupet e punës.

16:51
Bukuroshja ruse i përgjigjet zhurmave për lidhje intime me Neymar (fotot)

Modelja ruse Katerina Safarova ka reaguar së fundmi pas zhurmave në media se është në lindje intime me futbollistin brazilian Neymar.

16:49
Franca regjistron mbi 200 mijë raste të reja me COVID-19

Franca ka regjistruar numër rekord të infektimeve ditore. Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran tha se në këtë vend janë regjistruar 208 mijë raste të reja me koronavirus.

16:35
Rindërtimi në Bubq/ Rama dorëzon shtëpitë e reja, nuk kursen batutat me banorët: Bravat i keni të sigurta, por…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Bubqin, një nga qytetzat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot në prag të ndërrimit të viteve dy vite pas tërmetit, shumë familje të prekura do rikthehen dhe do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi të re.

16:33
Ish-futbollisti i Anglisë këshillon Rangnick: Ul Ronaldon në stol, Sancho dhe 2 të tjerë kanë frikë nga ai!

Pas tre fitoreve radhazi, Manchester United u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Newcastle teksa Djajtë e Kuq nuk po munden t’i afrohen zonës Champions pasi renditen në vendin e shtatë, shtatë pikë larg Arsenalit të vendit të katërt. Paraqitja e fundit ndaj “qymyrxhinjve” ishte zhgënjyese ndërsa nën ciklonin e kritikave përfundoi edhe Cristiano Ronaldo.

16:32
Gjermania do të dhurojë 75 milionë vaksina antiCOVID-19 për vendet e tjera

Gjermania planifikon të dhurojë 75 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vitin e ardhshëm, theksoi sot ministrja e Zhvillimit e këtij vendi, Svenja Schulze.

16:23
Fushata e rekrutimit, si duhet të aplikojnë dhe kriteret që duhet të plotësojnë të rinjtë për t’u bërë pjesë e FA

Rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për Forcat e Armatosura.

16:21
Doni të udhëtoni për në Malin e Zi? Ja kushtet që duhet të plotësoni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi.

16:19
Holanda do të zbatojë karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga SHBA-ja

Pas përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron të COVID-19, Holanda vendosi SHBA-në në grupin e “vendeve me rrezik shumë të lartë” dhe zbatimin e karantinës së detyrueshme për udhëtarët që do të vijnë nga ky vend.

16:07
Dimitar Kovaçevski mandatohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar kryetarin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski për postin e kryeministrit.

16:07
Manjati homoskesual i jahteve vdes i helmuar pas festës erotike në dhomën e hotelit (fotot)

José Rosado, një pronar i pasur 42-vjeçar jahtesh nga SHBA, është vrarë pasi u kthye në dhomën e tij të hotelit ekskluziv Westin Palace Hotel në Madrid, me dy burra që e grabitën dhe përdorën kartën e tij të kreditit.

15:58
Hapet “kapsula” e kohës 130-vjeçare, nuk ishte prekur që prej Luftës Civile në SHBA

Një ekip ekspertësh në shtetin amerikan të Virxhinias hapën një kuti me relike që nga koha e luftës civile në SHBA. Kutia nuk ishte prekur prej 130 vjetësh. Ajo përmbante gazeta, libra dhe municione të asaj periudhe.

15:44
Tiranë/ Kalon me semafor të kuq, makina përplaset me një mjet tjetër

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë dhe shkak ka qenë injorimi i sinjalistikës rrugore.

15:33
Miqësore Shqipëri-Spanjë/ Ndeshja do të zhvillohet në Spanjë më 26 mars 2022

Shqipëria do të zhvillojë  një miqësore luksi në fund të marsit ndaj Spanjës.

15:32
Kina terrorizon banorët me paradë publike të shkelësve të kufizimeve Covid, të mbuluar, me emra e foto në tabela (fotot)

Policë të armatosur në jug të Kinës kishin nxjerrë sot në një ‘paradë turpërimi’ katër të akuzuar për shkelje të kufizimeve anti-Covid duke sjellë kritika nga mediat për ‘utopi totalitare shëndetësore’.

15:28
“Arkivat shqiptare”, revista periodike mes arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës

Revista periodike “Arkivat Shqiptare” vjen për të pestin vit radhazi, si një bashkëpunim mes Drejtorisë e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në numrin e 57 të të saj.

15:24
Aksident tragjik në Fier, humb jetën 19-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hamil në Fier ku si pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar.

15:21
“Guroret na ndotën ujin e pijshëm”/ Banorët e 6 fshatrave në Shkodër bllokojnë rrugën kryesore

Dhjetëra banorë të 6 fshatrave në Postribë të Shkodrës bllokuan rrugën kryesore në shenjë protestë për ujin e ndotur.

15:18
Skandali i pagave/ Basha: Tregoi se ku është katandisur Shqipëria, një shtet i kapur nga të korruptuarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë nga qyteti i Peshkopisë është shprehur se Shqipëria nuk qeveriset pasi në krye të saj sipas tij është një bandë që e drejton atë.

15:16
“2022 do jetë vit i vështirë”/ Kreu i SPAK lajmëron intensitet të hetimeve për korrupsion

Mbas vërshimit të të dhënave personale nuk ka ende persona të dyshuar dhe as institucione që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ti garantonin ato, por SPAK nuk mund të përfshihet në këtë hetim.

15:15
Avokatët: Mos mbyllni gjykatat! Një gjyqtar do ketë 3000 dosje për të gjykuar

Harta e re e gjyqësorit si rrjedhoje e së cilës në qarkun e Korçës nga 4 gjykata që janë aktualisht do të mbetet vetëm një prej tyre kundërshtohet nga Dhoma e Avokatisë.

15:09
Një përqafim vendos paqen mes Monikës dhe Ilirit

Mbrëmjen e djeshme dyshja kanë pasur një debat shumë të nxehtë me njëri-tjetrin ku Iliri shprehu një hatërmbetje me Monikën duke i thënë asaj se ajo është distancuar nga shoqëria që ka me të.

15:09
Në punë me pasaportë vaksinimi/ Detyrimi për administratën nis nga 4 janari

Të gjithë të punësuarit në administratën publike apo supermarkete dhe hapësira të tjera publike, prej datës 4 janar 2022, do të duhet të kenë me vete pasaportën e vaksinimit.

15:04
Të vaksinuarit jashtë, do regjistrohen/ Janë 20 mijë persona që dozën e parë të vaksinës nuk e kanë marrë në Shqipëri

Mbi 20 mijë qytetarë, të cilët dozat e para të vaksinës i kanë marrë në vendet jashtë Shqipërisë duhet të paraqiten te mjeku i familjes në mënyre që të dhënat e tyre për llojin e vaksinës dhe sa doza kanë marrë të futen në sistemin e- albania për t’u pajisur me certifikatën e vaksinimit.

14:49
Vrau gabimisht 14 vjeçaren në dhomën e provës, policia ne SHBA nxjerr videon e tmerrit

Policia e Los Angeles ka publikuar videon e incidentin që tronditi Shtetet e Bashkuara, pasi një officer i saj qëlloi dhe vrau gabimisht një vajzë 14-vjeçare teksa po përpiqej të shënjestronte dikë tjetër.

14:47
“Ai po shfrytëzon Monikën” Donaldi dhe Beatrix flasin për Ilirin

Donaldi ka biseduar me Beatrix për Ilirin.

14:37
U përdhunua nga abuzuesi dhe shoqëria! Historia e vajzës që polici e bullizoi dhe shkolla e përjashtoi

Viti 2014 për Erika Kordhën atëherë 12-vjeçe shoi gjithë ëndrrat, pasi një djalë e përdhunoi.

14:35
Ushtria amerikane teston bombën e re: Fshin çdo gjë në rrugën e saj!

Një skuadrilje nga baza ajrore e Idaho-s në Shtetet e Bashkuara u kthye në njësinë e parë operative që testoi të ashtëquajturën “bombë e zgjuar”, GBU-53/B StormBreaker – një hap madhor përpara ky për zhvillimin e arsenalit ushtarak me rreze të shkurtër veprimi.

14:33
“Mendoj se ti je shumë xheloze kur dashuron”/Iliri-Einxhelit

Në një bisedë me Einxhel,Iliri i ka thënë asaj se sipas tij ajo është një femër shumë xheloze kur dashuron.

14:18
“Kam presion”/Donaldi diskuton me Meridianin

Donaldi ka diskutuar me Meridianin dhe është shprehur se ka shumë presion brenda në shtëpi.

14:13
Zyrtare/ Miqësore luksi për Shqipërinë, do përballemi me kampionët e botës

Shqipëria do të përballet me Spanjën në muajin mars.

14:09
Shqipëria do të marrë vaksinën turke anti Covid? Manastirliu: Jemi pjesë e COVAX, ekspertët do të shqyrtojnë…

Turqia ka miratuar vaksinën vendase kundër koronavirusit ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan u zotua se do të sigurojë vaksinën për të gjithë njerëzimin.

13:57
Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 60 ditë “alarmi”: Legjitimohen reduktimet

Me 57 vota pro, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

13:54
“Mirënjohja e Qytetit” për Kryqin e Kuq Shqiptar, Veliaj: “Një aleat i jashtëzakonshëm i solidaritetit për Tiranën”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka shprehur vlerësimin më të lartë për rrjetin më të madh të vullnetarëve në Shqipëri, si model solidariteti dhe humanizmi.

13:47
“Ke zgjedhur momentin e gabuar të rrish rehat”/Debati Monika-Ilir

Mbas spektaklit të mbrëmshëm dyshja kanë debatuar me njëri-tjetrin.Shkak i këtij debati ka qenë largimi i Monikës ndaj Ilirit.

13:35
Ministri turk kërkon “kokat” e gylenistëve: “Mund të jenë rrezik dhe për Kosovën”!

Nga Prishtina, ku ndaloi për një vizitë zyrtare gjatë të cilës u takua dhe me presidenten Vjosa Osmani, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar theksoi se Lëvizja Hizmet e klerikut Fetullah Gulen, mund të paraqesë kërcënim për shtetin e Kosovës.

13:31
Si funksionon “modeli gjerman” kundër variantit Omicron

Të martën, më 28 dhjetor, në Gjermani hynë në fuqi kufizimet e reja me qëllimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe në veçanti të variantit Omicron, rastet e të cilit u rritën me 45 për qind brenda një dite.

13:30
Çfarë do të ndodhë me Covid-in natën e ndërrimit të viteve? Manastirliu: Kërkohet kujdes i shtuar

Shqiptarët mund të kalojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk do të ketë orë policore.

13:26
“Ia tregoje edhe Monikës që e vlerësoje si Arjolën dhe Sabianin” Beatrix i drejtohet Ilirit

Në diskutimin e Monikës dhe Ilirit është futur edhe Beatrix.

13:22
Energjia e dhënë për Kosovën u ble nga Shqipëria? Balluku: Është nga rezervat e shtetit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka dhënë detaje këtë të mërkurë pas mbledhjes së ministrave, për energjinë elektrike që do t’i jepet Kosovës për dy ditët e festave.

13:19
Berisha nga Vlora: Në 18 dhjetor i premë biletën Bashës, po mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë

Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të degës së Partise Demokratike, Vlorë , ish kryeministri Berisha zhvilloi një takim me demokratët atje.

13:03
“Ishte e njëjta situatë që ka bërë gjithmonë” Donaldi flet për Ilirin

Donaldi ka folur me Beatrix për Ilirin.

13:02
Basha në Dibër shoqërohet përgjatë gjithë rrugës nga demokratët me makina

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka udhëtuar drejt Dibrës në kuadër të aksionit politik të miratuar më 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

12:58
Banesa në Radhimë përfshihet nga flakët, pamjet e zjarrfikësve mes tymit e zjarrit

Një banesë është përfshirë nga flakët para pak çastesh në fshatin Radhimë të Vlorës.

12:46
“Me Einxhel kemi pika të përbashkëta” Iliri flet me banorët

Në një bisedë me banorët,Iliri ka thënë se pavarësisht debateve që ata kanë pasur prapëseprap ata do të ruajnë një marrëdhënie të mirë.

12:42
Përgatitje për luftë, SHBA nis forcimin e kufijve të Ukrainës!

Edhe pse bisedimet me Moskën u vendosën të mbahen në janar, tensionet ende nuk janë fashitur dhe trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë kërcënuese në kufirin me Ukrainën.

12:41
Atmosferë e gëzueshme në Tiranë/ Kryeqyteti vishet me dritat e festave

Tirana në këto ditë festash duket më e gjallë se kurrë.

12:31
Tiranë/ Aksident afër ambasadës italiane, makina përplaset me barrierat e rrugës

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, në zonën afër ambasadës italiane.

12:29
Një shekull Kryqi i Kuq Shqiptar, Veliaj jep medaljen“Mirënjohja e Qytetit” për shoqatën humanitare

Kryqi i Kuq Shqiptar, që shënon 100-vjetorin e themelimit u nderua me medaljen “Mirënjohja e Qytetit”.

12:27
“I ka ikur petulla” Iliri flet për Monikën

Në një bisedë me Meridianin,Iliri ka folur për Monikën.

12:24
S`ka qetësi për Tajvanin, Kina i kthehet kërcënimeve: ”Luftë” nëse tentojnë pavarësinë!

Edhe pse u mendua se tensionet ishin fashitur disi, Kina iu rikthye paralajmërimeve ndaj Tajvanit, duke thënë se do të marrë “masa drastike” nëse ishulli bën lëvizje drejt pavarësisë.

12:13
Heq sytë nga vaksina, Gjermania nis përdorimin e ilaçit anti-Covid: Blen 1 mln pako!

Qeveria gjermane ka blere nga Pfizeri një million pako ilacesh për trajtimin e Covid 19-tës.

12:08
“Ti nuk më paske njohur”/Monika diskuton me Ilirin

Mbas spektaklit të mbrëmshëm dyshja kanë diskutuar me njëri-tjetrin.Shkak i këtij diskutimi ka qenë largimi i Monikës ndaj Ilirit.

12:07
Shkencëtari britanik: Omicron nuk është e njëjta sëmundje me Covid-in e fillimit

Omicron “nuk është e njëjta sëmundje me atë që pamë përpara një viti dhe nivelet e larta të vdekjeve nga Covid 19 në Mbretërinë e Bashkuar janë “tashmë histori”, tha një prej imunologëve më të rëndësishëm në vend, sir John Bell.

12:03
Serbia, armiku i përbashkët: Si mund ta ndihmojë Kroacia, Kosovën!

Marrëveshja e mirëkuptimit që nënshkroi Kosova dhe Kroacia e forcoi edhe më tepër miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

12:00
Vlorë/ Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim S. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

11:58
Babai i dëshpëruar paguan për lirimin e të birit, 40-vjeçari e mashtron

Një 40-vjeçar u arrestua këtë të mërkurë në Korçë, për veprën penale të mashtrimit.

11:57
Tiranë/ Me radarë e dron, policia shton kontrollet. Gjoba dhe arrestime

Patrulla të shtuara në lëvizje, të pajisura me kamera, radarë, alkooltestues, dronë e aparate fotografike, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që bëjnë gara shpejtësie, drift, parakalime të gabuara apo që bllokojnë qarkullimin e lirë të automjeteve duke parkuar dyshe në rrugë, si dhe ata drejtues që drejtojnë mjetet nën efektin e alkollit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

11:38
“Monika do digjet”/Meridiani dhe Iliri flasin për Monikën

Mbrëmjen e djeshme Meridiani dhe Iliri kanë folur për Monikën.

11:35
Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në Vlorë

Ndërrimi i viteve ka sjellë fluks emigrantësh në Vlorë të cilët kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre.

11:32
Ecuria stabile, dy elementë bëjnë Vllazninë të besojë tek titulli

Vllaznia kërkon në të dytin sezon radhazi që në Shkodër të çojë një titull kampion, që u mungon që nga viti 2001.

11:30
Rusia masa të rrepta pë shtetasit e huaj, do t’u kërkojë kontrolle të detyrueshme mjekësore çdo tre muaj

Rusia ka prezantuar të mërkurën kontrolle të detyrueshme mjekësore dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve për të huajt, masa këto që janë kundërshtuar menjëherë nga opozita.

11:28
“Ka momente që ndihem keq”/ Donaldi flet me Beatrix

Mbas spektaklit të mbrëmshëm Donaldi ka folur me Beatrix.

11:27
“2022 do jetë vit i vështirë”/ Kreu i SPAK lajmëron intensitet të hetimeve për korrupsion

“2022 do jetë vit i vështirë”, kështu është shprehur për mediat këtë të mërkurë kreu i SPAK, Agim Kraja, duke theksuar se do të ketë intensitet të hetimeve për korrupsion.

11:24
Gjyshi 88-vjeçar diplomohet në të njëjtën ditë me mbesën, plotëson ëndrrën pas shumë dekadash

Një 23-vjeçare dhe gjyshi i saj 88-vjeçar e mbyllën bukur 2021-shin me plot sukses.

11:07
Chelsea në kërkim të pasuesit të Chilwell, një francez në “pole position”

Ben Chilwell pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Champions League mes Chelsea dhe Juventusit. Mbrojtësi i majtë do të kryejë një operacion në ligamentin e kryqëzuar dhe sezoni mund të cilësohet i mbyllur për 25-vjeçarin.

11:01
Harta e re gjyqësore/ Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë: Nuk i shërben popullit, e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë

Arben Lena, kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë është kundër projektit për reduktimin e gjykatave.

11:01
“Kunati jot është tradhtar”, Aleksia Peleshi acarohet me ndjekësin: Ke foto me nusen në profil e më dërgon mesazhe ‘shpirt, yll’

Aleksia Peleshin e ka acaruar një koment kundër kunatit të saj, Donaldit dhe e ka bërë atë t’i kthejë përgjigje njërit prej ndjekësve të saj.

10:55
“Se ç’më vjen në mendje”/ Kërkesat e Monikës në suitën e “BBV”: Dua masazhator dhe…

Një suitë me të gjitha kushtet është ambienti më i ri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

10:48
Mbledhje KLP- KLGJ,  Ibrahimi: Të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut

Mbledhja e parë e përbashkët për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor po zhvillohet këtë të mërkurë.

10:39
Omikron: Danimarka me incidencën më të lartë shtatë ditore

Numri i infeksioneve me Corona në BE po rritet shpejt. Me një incidencë 1621 në shtatë ditë Danimarka ndërkohë zë vendin e parë në botë. Vende të tjera pasojnë me gjithashtu me incidencë të lartë.

10:30
Interi planifikon të mposht Juventusin në garën për transferimin e sulmuesit Scamacca

Interi mbetet i interesuar për Gianluca Scamacca dhe ata mund të mposhtin Juventusin për të nënshkruar me sulmuesin e Sassuolos duke ofruar një marrëveshje shkëmbimi.

10:28
Drogë dhe lëndë eksplozive të fshehura në pyll! Kakavijë, policia në kërkim të autorëve

44 kilogramë,  500 gramë kanabis, 4 kallëpe me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë.

10:24
Të papunët/ 35% me arsim profesional, 10% me gjimnaz

Papunësia është më e përhapur të personat me arsim profesional të mesëm se ne ato me gjimnaz.

10:21
Arrestohet 37-vjeçari, u kap me dy kg kanabis në Skrapar

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me dy kilogramë kanabis në vendin e quajtur “Rruga e Potomit” në Skrapar.

10:10
Shtyhet një tjetër sfidë e javës së 30-të Premier League, shkak sërish Covid 19

Një tjetër ndeshje e Premier League është shtyrë për shkak të Covid-19, bëhet fjalë për sfidën e javës së 20-të mes Everton dhe Newcastle në program për t’u luajtur të enjten e 30 dhjetorit.

10:05
Ndikimi që do të ketë hëna e re e janarit në jetën tonë

Hënat e reja simbolizojnë fillimin e një cikli të ri hënor, dhe hëna e re nuk mund të vinte në një kohë më të favorshme.

09:59
Humb betejën me kancerin në pankreas/ Ndërron jetë Harry Reid, ish-lideri i Demokratëve në Senatin amerikan

Harry Reid, ish-lideri i Demokratëve në Senatin amerikan njëherësh dhe anëtar i Kongresit nga Nevada, ka ndërruar jetën në moshën 83-vjeçare.

09:51
Elektriçisti dëmtohet gjatë punës, ndërron jetë  pas disa orësh/ Në pranga drejtuesi i punimeve

Drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj është arrestuar këtë të mërkurë, pasi nuk janë kryer kontrollet e nevojshme duke u dëmtuar dy elektriçistë.

09:36
Mbi 29 mijë persona hynë nga Porti i Durrësit për festat e fundvitit

Mbi 29 500 persona  kanë hyrë në vend për festat e fundvitit nga porti i Durrësit.

09:26
Nuk ndalen tërmetet në Kretë, lëkundje sizmike në një zonë të ndjeshme nënujore

Kreta zgjohet sërish nga lëkundje të forta tërmeti. Një tërmet i shkallës 5.7 Rihter u regjistrua në orën 07:08 këtë të mërkurë.

09:20
Kina paralajmëron “masa dramatike” nëse Tajvani provokon me pavarësi

Kina do të marrë “masa dramatike” nëse Tajvani bën lëvizje drejt pavarësisë, ka paralajmëruar të mërkurën një zyrtar i Pekinit, duke shtuar se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm.

09:03
Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin/ Arrestohen dy bashkëpunëtorët! Gjendet makina e viktimës, autorët u larguan me të

Dy shtetas janë arrestuar sot, pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu, dy ditë më parë në Peqin.