E hënë, 13 Shkurt 2023
12:35
Mrekullitë ekzistojnë! 6 ditë e gjysmë nën rrënoja, shpëtohet 23 vjeçari në Turqi!

Një javë pas tërmetit shkatërrimtar, në Turqi ende nxirren njerëz të gjallë nga rrënojat.

12:19
Ky tërmet, fundi i Erdoganit? “Bumerangu” i presidentit, si fitoi në 1999-tën!

Turqia shtrihet në pllaka kryesore tektonike dhe në atë që mund të shihet si vija më mizore e ndarjeve gjeologjike të natyrës.

12:09
Fieri solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë/ Qytetarët mbledhin ndihma, kryetari i bashkisë propozon kontribut 35 mijë euro

Bashkia Fier, në këtë ditë zie kombëtare, në shenjë solidarizimi me dhimbjen dhe lutjen për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, përveç respektimit të simbolikës për uljen e flamurit në gjysmështizë, do të organizojë homazhe ku të përfshijë të gjithë qytetarët.

11:57
Ditë zie edhe në Vlorë, flamujt ulen në gjysmë shtizë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Në këtë ditë kombëtare zie, Vlora sot është solidarizuar me viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri

11:50
Video/ Momenti kur tritoli hedh në erë hotelin në Sarandë, inertet shpërndahen në gjithë zonën

Një sasi e madhe eksplozivi hodhi në tokë këtë mëngjes hotel “Bizantin” në Sarandë.

11:41
Turqia u solidarizua për tërmetin e nëntorit, sot Durrësi ul flamurin kombëtar gjysmë shtizë

Në këtë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit në kufirin turko-sirian dhe në shenjë solidariteti me Turqinë, institucionet në Durrës kanë ulur në gjysmë shtizë flamurin kombëtar, ndërsa nxënës të shkollave të qytetit kanë ndezur një qiri në kujtim të jetëve të humbura.

11:31
Video/ Zemra e foshnjës rreh pas 107 orësh bllokim nën rrënoja, shfaqet i buzëqeshur

Teksa shpresat shuhen nga ora në orë, ka ende jetë që po shpëtohen nga rrënojat e tërmetit tragjik të një jave më parë në Turqi dhe Siri.

11:30
Sulmohet për vdekje 41-vjeçari në Fushë Kosovë, arrestohen dy autorët e dyshuar

Një 41-vjeçar është sulmuar për vdekje me thikë natën e kaluar në Fushë Kosovë.

11:13
Rihanna në pritje të ëmbël! Konfirmon shtatzëninë e saj të dytë në shfaqjen e “Super Bowl”

Në 13 maj 2022 solli në jetë fëmijën e saj të parë, por Rihanna duket nuk kishte aspak në plan të vononte zgjerimin e familjes së saj me reperin A$AP Rocky.
 

11:12
Bërxullë/ Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë përroit

Kufoma e një burri është gjetur këtë paradite pranë një përroi në Bërxullë, në kryeqytet.

10:41
Shpërthimi me tritol në Sarandë, fqinjët tregojnë dëmet në shtëpitë e tyre: Xhama e orendi të shkatërruara

Dëme të mëdha materiale kanë pësuar shtëpitë përreth hotelit “Bizant”, që u prish sot pas shpërthimit të një lënde eksplozivi.

10:36
Nisma e bukur e Romës për ditën e të dashuruarve: Biletë falas për ata që dhurojnë gjak!

Klubi i Romës ndërrmerrë një nismë shumë të bukur për ditën e Shën Valentinit.

10:26
Shtetet e Bashkuara thirrje amerikanëve që ndodhen në Rusi: Largohuni menjëherë

Në një njoftim të papritur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen menjëherë nga Rusia, cka u interpretua si sinjal i një shtrirjeje të mundshme të luftës së Ukrainës.

10:26
U dhunua verën e shkuar në Tiranë, ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja

Ka ndërruar jetë 22-vjeçarja Joy Ayoko, e cila u gjet e dëmtuar rëndë jashtë rezidencës ku banonte në Tiranë gjatë gushtit të vitit të kaluar.

10:15
Kaloi 158 orë nën rrënoja, shpëtohet mrekullisht fëmija 3-vjeçar në Turqi

Ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë një djalë 3-vjeçar nga rrënojat, në qytetin turk të Kahramanmaras.

10:12
Ndërron jetë në punë 50-vjeçari në Portin e Durrësit, i ra infarkt dhe ra mbi ngrohëse

Një 50-vjeçar, punonjës i firmës së pastrimit të portit të Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e punës.

10:03
Video/ 60-vjeçarja mbijeton një javë nën rrënoja, nxirret pas 166 orësh

Shpresat po shuhen por ka ende të mbijetuar nën rrënojat e tërmetit tragjik të një jave më parë në Turqi.

09:57
Fryma e Bjeshkës së Kosovës në Filarmoninë e Berlinit

Nëse ka një gjë që jo vetëm shqiptarëve u mungon më së shumti në Berlin, janë malet, fryma magjike që përçojnë ato.

09:32
Arrestohen tre mashtruesit në Tiranë/ Prezantoheshin si zyrtarë institucionesh për të përfituar para nga bizneset, kapen me rreth 90 mijë euro

Rreth 90 mijë euro janë sekuestruar nga komisariati numër 3 i policisë në banesat e 3 të rinjve të cilët u vunë në pranga me akuzën e mashtrimit.  Në pranga ranë Ergys Ahmetaj 21 vjeç, dhe dy 19-vjeçarët Gëzim Kusi dhe Andi Basha.

09:25
Galtier, në rrezik? Te PSG bëjnë gjithçka për të afruar Guardiolën

Paris Saint-Germain po çalon dhe drejtuesit e tij pritet të reflektojnë për të ardhmen e trajnerit Galtier.

09:19
Do të amnistojë Putini së shpejti mijëra të burgosur?

Rusia rekruton edhe në burgje persona për t’i dërguar në luftime në Ukrainë dhe u premton lirimin e parakohshëm nga burgu. Por a janë vërtet të lirë ata pas misionit në Ukrainë?

09:19
Shefi i NATO-s, Stoltenberg, planifikon të largohet nga detyra në tetor

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka plan të zgjasë mandatin e tij për herë të katërt dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti, tha të dielën aleanca ushtarake.

09:15
Austria nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Rusisë

Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënësve të sanksionuar rusë për të marrë pjesë në një takim në Vjenë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

09:01
Newcastle kthen fokusin nga Serie A, tenton mesfushorin e Lazio-s

Sergej Milinkovic-Savic është objektivi i radhës për Newcastle, me anglezët të cilët kanë nisur kontaktet e para me futbollistin.

08:47
Shqipëria sot në Zi Kombëtare! Flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Kjo e hënë është shpallur Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri.

08:30
SHBA rrëzon 4 objekte fluturuese në 8 ditë

Të dielën, një avion luftarak ushtarak amerikan shkatërroi një objekt të paidentifikuar mbi liqenin Huron me urdhër të Presidentit Joe Biden.

08:19
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, parashikimi për sot

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të shoqërojë vendin këtë fillim jave, ndikuar nga masat ajrore veriperëndimore që kanë përfshirë Shqipërinë.

07:40
Sarandë/ Shpërthimi i tritolit shkaktoi “tërmet” në qytet! Shkatërrohet hoteli, dëme në 20 biznese

Saranda u zgjua sot nga zhurma e shpërthimit të fuqishëm në një hotel, që shkaktoi panik te qytetarët, ndërsa lënda plasëse shkatërroi tërësisht godinën.

07:27
Tritol hotelit në Sarandë, dëmtohen dhe godinat përreth

Një shpërthim i fortë me tritol ka tronditur Sarandën këtë mëngjes rreth orës 6:00.

E diel, 12 Shkurt 2023
22:55
Afrohet sfida me Reali-n, mesfushori i Liverpool merr tjetër dëmtim

Lajme të këqija për Liverpoolin dhe Thiago Alcantaran, për të cilin nuk ndalen problemet.

22:42
Lufta në Ukrainë po ndryshon të gjitha ekuilibrat evropianë

E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve të ardhshme? Në kushte normale, përgjigja do të ishte Franca, e vetmja fuqi bërthamore që nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, aftësitë ushtarake të së cilës janë testuar në operacione të ndryshme jashtë vendit.

22:32
Princi Harry dhe Meghan Markle mund të njoftojnë se janë në pritje të një fëmije të tretë në ditën e Shën Valentinit!

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të njoftojnë se janë në pritje të një fëmije të tretë në ditën e Shën Valentinit.

22:14
Dita e tretë radhazi që ndodh/ Ushtria amerikane rrëzon një tjetër objekt të paidentifikuar mbi liqenin Huron

Ushtria amerikane ka rrëzuar një tjetër objekt në lartësi të madhe mbi liqenin Huron të dielën pasdite, sipas një zyrtari amerikan dhe një burimi i Kongresit të informuar për këtë çështje.

22:02
“Preferoj të dal vetëm nga këtu”/ Mateo-Edës: Arritja më e madhe e jotja këtu brenda, ishte të deklarohesha unë për ty

Edhe pse kishte shumë shpresa se mund të krijohej një lidhje e mundshme midis tyre, krenaria duket se nuk i la Mateon dhe Edën të kishin një fund të lumtur bashkë.

21:50
Valmir Veliu: Fillim i vështirë në Turqi, por falënderoj Bytyçin dhe Çekiçin

Valmir Veliu sulmues i krahut të majtë për skuadrën e Super Ligës Turke Gaziantep, të dielën ishte pjesë e emisionit sportiv “Koha Shtesë”. Këtë fundjavë Gaziantep arriti një fitore të rëndësishme përballë Ankaragucu me rezultatin 0-2.

21:40
FSK-ja shpëton nga rrënojat në Turqi edhe dy persona

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar se kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Turqi edhe dy persona.

21:30
Shënon super gol dhe vulos “pokerin” e Lokomotiva Zagreb, Tuci kalon “thatësirën”

Sa i përket minutazhit që ka pasur në dispozicion, sulmuesi shqiptar i Lokomotiva Zagreb, Indrit Tuci nuk ka qenë në periudhën e tij më të mirë.

21:15
Hiqen kufizimet e Covid. Turistët vizitojnë Murin e Madh të Kinës mbushur me dëborë

Në Kinë, vizitorët vërshuan në një nga pikat më të bukura turistike të vendit, Murin e Madh kinez.

21:06
Papa Françesku bën thirrje për solidaritet global me Turqinë dhe Sirinë, falënderon personat rrezikojnë jetën për të ndihmuar

Papa Françesku bëri thirrje të mërkurën për solidaritet global me Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti shkatërrues dhe falënderoi ata që rrezikojnë jetën për të ndihmuar.

20:52
Lajme pozitive për Galtier, Mbappe rikthehet në stërvitje

Pas humbjes me Monaco, PSG ka zbritur menjëherë në stërvitje, pasi skuadra ka nisur përgatitjet për takimin e Champions League përballë Bayern Munich.

20:40
VOA: Turizmi në Shqipëri përballë kërcënimeve nga dora e njeriut

Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rritje si rezultat i rritjes së vizitorëve, sidomos nga jashtë vendit. Vetëm Parku Kombëtar i Divjakë -Karavastasë u vizitua vitin e shkuar nga rreth 500 mijë turistë.

20:29
Prokurorët belgë, akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti tjetër të, Marc Tarabella, për korrupsion në një skandal që ka tronditur Parlamentin Evropian, njofton e përditshmja belge Le Soir.

20:15
Emri/ Aksident në Lezhë, humb jetën këmbësori

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Lezhës në hyrje të Shëngjinit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

20:10
Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit, Mancini uron shqiptarët: Bravo dhe suksese!

Trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka uruar Tiranën me rastin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023.

20:03
Artizani i anijeve me vela! Mjetet e lundrimit në miniaturë ia blejnë më shumë italianët

30 Vite më parë e  nisi i detyruar për ekonominë e familjes dhe sot ndërtimi i anijeve artizanale artistike është bërë profesioni i tij .

19:56
Rikthimi i basteve online! Ekspertët: Ligj për biznes, jo për sportin

Bastet sportive pritet të rikthehen vetëm online.

19:48
“Rritje abuzive e çmimit të qumështit”! Ekspertët: Vlerat për nënproduktet nga delja e dhia po shtrenjtohen me hile

Industria e Përpunimit të Qumështit ka lajmëruar të gjitha pikat e shitjes  se duke nisur nga data 15 shkurt, të gjitha nënproduktet e qumështit të dhisë dhe dele do të kushtojnë më tepër.

19:42
Tërmeti pajton Greqi-Turqi! Ministri i jashtëm grek shkon në Adana, homologu e pret me përqafime

Me një përqafim të ngrohtë e ka pritur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu , homologun e tij grek nikos Dhendias, i cili ka mbërritur mëngjesin e së dielës në aeroportin e Adanasë të Turqisë menjëherë pas turneut të vizitave që ka pasur javën e kaluar në Amerikën Latine.

19:35
Ditët e vështira mes rrënojave! Ekipi shqiptar vazhdon punën pa ndërprerje

Kolonel Elton Reso në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliun, jep këtë përditësim për punën e deritanishme të ekipit shqiptarë të kërkim shpëtimit në Turqi.

19:33
Mbi 34 mijë viktima nga tërmetet Turqi, arrestohen dhjetëra ndërtues e plaçkitës

Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

19:22
Tri fitore radhazi, Ajaxi lë pas krizën, pretendent për titull

Ajaxi i Amsterdamit e lë përfundimisht pas krahëve kizën e rezultateve të muajit të fundit, teksa regjistroi fitoren e tretë radhazi në Eredivisie.

18:58
Nuk humbet asnjë rast, Sam Smith rrëmben vëmendjen e të gjithëve në “Brit Awards” me veshjen e tij!

Kur flasim për modën dhe për guximin për të tjekaluar limitet e imagjinatës, mund të identifikojmë menjëherë një prej artistëve të njohur dhe mjaft të suksesshëm, Sam Smith.

18:40
Kurti: Për shkak të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga viti 1999, për shkak të veprimeve të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro nga faturat e rrymës dhe ujit që serbët në veri nuk kanë paguar.

18:28
Plaçkitje, grabitje dhe mashtrim i të mbijetuarve! Arrestohen 98 persona në Turqi

Të paktën 98 persona janë arrestuar nga forcat turke të sigurisë për plaçkitjen e pretenduar të ndërtesave të dëmtuara, grabitje ose mashtrim të të mbijetuarve nga tërmeti.

18:15
Vllaznia fiton derbin e Shqipërisë dhe ndez garën për titull, Erzeni e Teuta ndajnë pikët

Vllaznia fiton derbin e Shqipërisë përballë Tiranës dhe ndez garën për titullin kampion të Superiores. Goli i realizuar nga Herald Marku me 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë vendosi sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”, me bardheblutë që bënë gjithçka për të shmangur humbjen, por pa mundur që të shënonin qoftë një gol.

18:00
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 qytetarë të infektuar dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit ku pas 243 testimeve kanë rezultuar të infektuar 12 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

17:58
Rrëfimi/ 19-vjeçari turk mbijetoi 63 orë nën rrënoja, regjistroi çdo gjë në celular

Gurkan Ozturk 19 vjeç, u shpëtua nga një ndërtesë pesëkatëshe e shembur në qytetin turk Hatay, 63 orë pas tërmetit.

17:44
Rama ironizon protestën e demokratëve: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

Kryeministri Rama me anë të postimi nën Twitter ka ironizuar protestën e djeshme të demokratëve, gjatë së cilës u zhgarravitën shkallët dhe muri i kryeministrisë. 

17:27
OBSH angazhohet për të mbështetur popullin sirian

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ndodhet në kryeqytetin sirian të Damaskut, po jep tani një konferencë shtypi mbi reagimin ndaj tërmetit.

17:22
Cilat janë rreziqet kryesore për të mbijetuarit në Siri?

Siria jo vetëm që po lufton me pasojat e katastrofës natyrore, por gjithashtu po përpiqet të përballojë temperaturat e ngrira dhe fundin e një shpërthimi të rëndë kolere në dhjetor. 

17:12
Sportistët ukrainas dërgojnë nga fronti i luftës mesazhe për finalen e kampionatit të futbollit amerikan

Ndërsa dy ekipe amerikane përballen sot për finalen e kampionatit të futbollit amerikan, Superbowl, pjestarë të ligës ukrainase të këtij futbolli ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës.

17:03
Tensione gjatë ndeshjes “Shkumbini- Delvina”, ndiqen penalisht shefi i kubit dhe trajneri

Ndeshja mes Delvinës dhe Shkumbinit ka përshkallëzuar në tensione mes palëve, pas momentit të shënimit të golit nga ekipi i Delvinës dhe ndeshja është ndërprerë disa minuta pasi nisi.

16:57
Zbulohen tre laboratorë droge në veri të Kosovës, arrestohen dy serbë

Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës, bëri të ditur Policia e Kosovës më 12 shkurt.

16:41
Avioni luftarak amerikan rrëzon një objekt të paidentifikuar cilindrik mbi Kanada

Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Kanada të shtunën, goditja e dytë e tillë në dy ditët e fundit, ndërsa Amerika Veriore duket të jetë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze të spiunazhit që tërhoqi vëmendjen globale.

16:34
Turqi, ekipet bullgare të shpëtimit nxjerrin të gjallë një grua 135 orë pas tërmetit

Të shtunën pasdite, më shumë se 135 orë pas tërmetit shkatërrues në Turqi, shpëtimtarët e shpellave nga Bullgaria ndihmuan të nxirrnin një grua të gjallë nga rrënojat në qendër të Antakias, shkruan, “Cave Rescue Bulgaria”, në një postim në Facebook të dielën.

16:22
Sfida Erzeni-Teuta në “Niko Dovana”, starton me një minutë heshtje për viktimat në Turqi e Siri

Ka nisur në 16:00 përballja mes Erzenit dhe Teutës në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

16:12
“Tërmeti, drejtësi hyjnore!”/ Kleriku hebre shkakton polemika me deklaratat

Izraeli është ndër vendet që ka dërguar më shumë forca në Turqi për të kërkuar të mbijetuar nën rrënoja me teknologjinë që përdor në aksionet më të sofistikuara ushtarake për lokalizimin dhe gjetjen e tyre.

16:08
Greqia dhe Turqia kërkojnë të përmirësojnë raportet

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar më 12 shkurt Turqinë, për t’i ofruar mbështetje pasi ky shtet u godit të hënën nga tërmete shkatërruese. Kjo vizitë u realizua pavarësisht rivalitetit të kamotshëm të këtyre dy anëtarëve të NATO-s.

15:56
I ftohti ngrin ambiciet e Iranit për gazin natyror

Irani priste që temperaturat e dimrit ta ngrinin Evropën dhe ai të kishte mundësi t’i ofronte rezervat e tij me gaz natyror.

15:46
A e dini se gjatë gjithë jetës mund të keni konsumuar insekte? Në cilat produkte gjenden

Nëse jeni të surprizuar dhe të frikësuar nga mendimi se insektet mund të konsumohen, “lajmi i keq” është që me siguri e keni bërë tashmë.

15:29
Pas eliminimit, Tea Trifoni sqaron marrëdhënien me Luizin dhe pëlqimin e Enit! Kush e fiton “BBV” sipas saj?

Tea Trifoni dha intervistën e parë në “Fan Club”, pasi natën e kaluar u eliminua nga “Big Brother VIP.

15:18
Kritika e Ronaldos “shkund” Man. United, në verë nis ndërhyrja

Ishte një nga kritikat më të forta të Cristiano Ronaldos për Manchester United në intervistën me Piers Morgan: klubi nuk kishte investuar prej vitesh për të përmirësuar qendrën stërvitore Carrington për sa u përket palestrave, pishinave apo kuzhinës.

14:55
Sulmi në stacionin e autobusit në Jeruzalem/ Autoritetet mbyllin shtëpinë e autorit, reagojnë grupet e të drejtave të njeriut

Tre të vrarë është bilanci i sulmit që ndodhi të premten në Jeruzalem, kur një 32-vjeçar hyri me makinë në një stacion autobusi duke përplasur disa persona.

14:50
Shkencëtarja aktiviste e Kosovës që ndërtoi nanosatelitin e parë

Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në Kosovë, 19-vjeçarja Elta Bajrami nuk u dorëzua asnjëherë para paragjykimeve gjinore në rrugëtimin e saj në fushën e shkencave natyrore.

14:23
Lufta në Ukrainë/ Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit

Themeluesi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, tha se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Hora, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Doneskut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.

14:04
103 vjet Kryeqytet/ Veliaj: Sot, Tirana është në ditët e saj më të mira!

Tirana e transformuar ne 103-vjetorin e shpalljes Kryeqyteti i Shqipërisë ishte tema e radhës e rubrikës javore të komunikimit me qytetarët të kryebashkiakut Erion Veliaj.

13:45
Merr flakë shtëpia në Fier, shkrumbohen mobiljet

Flakët kanë përfshirë këtë të diel një banesë në lagjen Xhemaj të Cakranit në Fier.

13:41
Krimet mjedisore/ Plastika gjermane ka arritur edhe në Arktik

Mbetjet plastike janë të pranishme në të gjitha ekosistemet e planetit, e ato kanë arritur madje edhe në rajone të largëta arktike.

13:14
Raportim nga “ferri”/ “Exclusive”, udhëtim mes rrënojave të tërmetit në Turqi

Një ekip i Top Channel udhëtoi këtë javë në Turqi për të përcjellë nga afër pasojat e rënda të katastrofës që goditi këtë vend bashkë me Sirinë. 

13:08
Veliaj: Me projektet e mëdha ia ndërruam dhe nderuam faqen Tiranës, e kthyem në kryeqendër ballkanike

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj në videomesazhin e tij javor për qytetarët e Tiranës, renditi disa nga projektet e mëdha të realizuara vitet e fundit.

12:45
Ndryshojnë konceptet e bukurisë/ Ylli i “TikTok”, Ben James ndryshoi idealin

Ideali i pranuar i bukurisë mashkullore po ndryshon vazhdimisht. Shpesh pyesim se çfarë e bën një mashkull të bukur sot?

12:40
Qentë terrorizojnë Shkodrën! Janë shtuar në rrugë, dyshime se janë dërguar nga bashki të tjera

Turma të mëdha qensh endacakë lëvizin çdo mbrëmje rrugëve të Shkodrës.

12:29
Makina e së vërtetës/ Poligrafi, nga vjedhjet brenda kompanive, te tradhtitë bashkëshortore

Kjo që sapo bëmë deri tani, pra vendosja e sensorëve në trup është procesi nëpër të cilin kalon një person që i nënshtrohet makinës së të vërtetës. Në Shqipëri një kompani private ka future Poligrafin.

12:14
Mbi 33 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri/ Lëshohen 113 urdhër-arreste për ndërtuesit

Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

12:09
Solidaritet me të mbijetuarit e tërmetit në Turqi/ “Big Brother VIP”, sensibilizim për të mbledhur ndihma

“Vëllai i Madh” pasi i njohu banorët me tragjedinë që ka ndodhur në Turqi dhe Siri, i ftoi ata të kontribuojnë për të ndihmuar popullin turk.

11:56
Angli/ Sunday Express: Valë e re rekrutimesh nga krimi shqiptar

Megjithëse një pjesë e vogël e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, shqiptarët e përfshirë në botën e krimit atje, vijojnë të prodhojnë kryetituj gazetash.

11:51
E arrestuar për pastrim parash, sekuestrohet një apartament dhe një garazh në pronësi të Alda Klosit

Një apartament dhe një garazh në pronësi të Alda Klosit, e arrestuar për dyshuar për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë janë sekuestruar këtë të diel

11:25
Durrës/ 56-vjeçari përplas me makinë të miturën, shoqërohet në polici

Një 13-vjeçare mbeti e plagosur këtë të diel në Durrës, pasi përpas nga një makinë në lagjen numër 15 të qytetit.

11:24
Përvëlohet Argjentina! Rekord nxehtësie në 60 vjet

Argjentinasit po shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u freskuar, teksa po përballen me valën më të keqe të të nxehtit në më shumë se gjashtë dekada.

11:05
Marco Mengoni fiton Sanremon/ Kënga “Dy jetë” shpallet fituese e edicionit të 73-të në festivalin e këngës italiane

Pas pesë netësh emocionuese me të papritura dhe shumë surpriza, festivali ikonik i Sanremos u përmbyll ne orët e para të së dielës, kur shpalli fituesin e këtij viti, Marco Mengoni.

10:37
Shtatë herë kampion bote, askush si titullari i Real Madrid

Real Madrid vazhdon të fitojë trofe. I fundit u arrit pas suksesit 5-3 në finalen e Botërorit për Klube ndaj Al Hilal, që ishte edhe trofeu numër 31 i epokës Florentino Perez.

10:18
Dy vite më parë u shpall në kërkim për serat me kanabis/ Arrestohet 34-vjeçari, kapet me drogë në shtëpi

34-vjeçari Artur Tema që prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim për serat me kanabis, është arrestuar këtë fundjavë në Krujë, ndërkohë që në shtëpi iu gjetën 5 kilogramë kanabis.

09:59
Ministri i Jashtëm grek në Turqi, e pret me përqafime homologu Çavusoglu/ Viziton zonat e prekura nga tërmeti

Në Adana të Turqisë ka mbërritur mëngjesin e së dielës ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias, i cili gjatë gjithë javës së kaluar ka qenë në një turne vizitash në Amerikën Latine.

09:44
Bagazhin e makinës plot me kanabis, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me rreth 8 kilogram kanabis në makinë.

09:29
U kap duke transportuar dru të prerë pa leje, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan me akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve.

09:12
Avioni luftarak amerikan rrëzon objektin e paidentifikuar në hapësirën ajrore kanadeze

Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Kanada të shtunën, goditja e dytë e tillë në dy ditët e fundit, ndërsa Amerika Veriore duket të jetë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze të spiunazhit që tërhoqi vëmendjen globale.

08:30
Mot i kthjellët me kalime vranësirash, parashikimi i motit

Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante këtë të diel. Sipas MeteoAlb, është tërhequr vala e acartë nga territori shqiptar duke udhëtuar drejt Europës Lindore; për pasoje, i gjithë vendi do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në bregdet dhe zonat […]

E shtunë, 11 Shkurt 2023
23:02
Bizhuteritë mbretërore të cilat mund t’i bleni për më pak se 200 dollarë!

Po kërkoni të shtoni një xhevahir të ri për ta kombinuar me veshjet tuaja? Ndërkohë që familja mbretërore mund të jetë më e përfolura për çdo gjë, jo të gjitha produktet e tyre kanë çmime marramendëse.

22:54
Humbja ndaj Monaco, Donnarumma: Nuk justifikohemi dot, u kërkojmë falje tifozëve!

Moment shumë i komplikuar për Paris Saint-Germain, në mes të emergjencës së dëmtimeve humbjes pasditen e sotme ndaj Monaco-s, vetëm pak ditë nga ndeshja vendimtare e Champions League kundër Bayernit.

22:33
Keni vendosur të udhëtoni në Gjermani? Ne kemi një listë me 4 destinacionet që ju duhet patjetër t’i vizitoni

Qytete të vogla, kështjella përrallash, qytete historike, male të mrekullueshme dhe pyje magjepsëse – Gjermania ka një përzierje të mrekullueshme të gjithçkaje që është thelbësore për një pushim freskues dhe mbi të gjitha relaksues.