Foto Ilustruese

Kufoma e një burri është gjetur këtë paradite pranë një përroi në Bërxullë, në kryeqytet.

Policia njofton se në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Nuk dihet shkaqet dhe rrethanat si 48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel