Shpresat po shuhen por ka ende të mbijetuar nën rrënojat e tërmetit tragjik të një jave më parë në Turqi.

Një 60-vjeçare nga provinca e Adiyaman ka mundur të mbijetojë plot 166 orë nën rrënoja, në kushte tejet të vështira pa ushqim, ujë dhe në të ftohtë.

 

Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rrënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.

Top Channel