Ditë zie edhe në Vlorë, flamujt ulen në gjysmë shtizë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

13/02/2023 11:57

Në këtë ditë kombëtare zie, Vlora sot është solidarizuar me viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, si dhe janë ndezur qirinjtë në institucionet në Vlorë.

Edhe qytetet e tjera në vend, si Tirana, Durrësi apo Fieri janë solidarizuar për viktimat e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri, të cilat kanë kapur shifrën mbi 33 mijë.

Top Channel