E premte, 10 Mars 2023
18:48
Inceneratorët, çfarë ka në duar drejtësia për Ahmetajn? Doçi dhe Kikia tregojnë faktet në “Top Talk”

Gazetarët Adriatik Doçi dhe Mentor Kikia shprehen se kontrollet e SPAK dhe BKH në banesat e bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt janë të vonuara.

18:42
REL: SHBA-ja dhe BE-ja “shtrëngojnë lakun” rreth Kosovës dhe Serbisë

Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, është më e madhja prej se palët kanë nisur bisedimet për këtë qëllim në vitin 2011, thotë njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliçi.

18:42
Përplasi 7-vjeçaren afgane dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja në Shëngjin

45-vjeçarja që aksidentoi një vajzë të miturën këtë pasdite në Shëngjin dhe u largua nga vendngjarja, është arrestuar pas disa orësh arrati.

18:20
I moshuari në SHBA, ish-punojës i NASA, mbijetoi një javë i bllokuar në dëborë me biskota 

Christian Jouret kishte hequr dorë nga shpresa se gjyshi i tij, Jerry, njeriu që e rriti atë, ishte ende gjallë.

18:17
“Kriset” marrëdhënia e Oltës me Armaldon, debate të forta mes dyshes

Marrëdhënia mes Oltës dhe Armaldos ose siç e njohim ndryshe Maestros me sa duket është “krisur”.

18:17
Hetimet për Ahmetajn/ Prokurori i SPAK, Braho, jep dorëheqjen pas akuzave për fshehje provash

Prokurori i posaçëm, Klodian Braho është dorëhequr nga hetimi i dosjes 277 fraksion 1, njëri prej akteve të ndara prej tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

18:15
Italia organizon konferencë për rindërtimin e Ukrainës më 26 prill

Italia do të organizojë një konferencë donatorësh, të ardhurat e mbledhura nga e cila, do të destinohen për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

18:12
Erzeni rikthehet te fitorja, Egnatia shpërdoron mundësinë për kreun

Erzeni rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjesh, duke mundur me rezultatin 2-1 Egnatian.

18:07
Trump do të publikojë librin e korrespondencave me figurat botërore, përfshi ato me Kim Jong-un dhe Oprah Winfrey (fotot)

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka njoftuar ende një marrëveshje për publikimin e një libri për kohën e qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, por do të botojë një libër të dytë post-presidencial muajin që vjen, ku sipas raportimeve do të publikohen mes të tjerave, dhe korrespondenca me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

18:04
Kina përshkallëzon retorikën armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara

Mandati i ri i Presidentit Xi Jinping nënkupton mes të tjerash edhe eliminimin e çdo kundërshtimi të mundshëm ndaj programit të tij ultra-nacionalist për ta pozicionuar Kinën si rivalen kryesore politike, ushtarake dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

18:03
‘Lumi atmosferik’ do të sjellë më shumë borë, shi dhe përmbytje në Kaliforni

Kalifornia po përballet me një tjetër stuhi të rrezikshme dimri, që pritet të sjellë reshje të mëdha që mund të çojnë në përmbytje të menjëhershme këtë fundjavë.

17:57
Guvernatori Sejko merr pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së

Në datën 10 mars 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës* të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në San Marino, Itali.

17:51
Kalimi i emigrantëve të paligjshëm në dy vendet/ Çfarë tjetër po diskutojnë Sunak dhe Macron?

Emmanuel Macron dhe Rishi Sunak po diskutojnë se si Britania e Madhe dhe Franca kanë rënë dakord për një paketë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm.

17:49
Ngjyrat e Durrësit/ Ekspozita e piktores Valbona Kapllani

Në galerinë e arteve figurative të Durrësit është çelur ekspozita vetjake e piktores Valbona Kapllani. Piktorja vjen në këtë ekspozitë me punime të shumta të realizuara gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.

17:42
Zvicra refuzon të rieksportojë armë në Ukrainë

Qeveria e Zvicrës nuk do të ndryshojë politikën e saj të kahershme për ndalimin e transferimit të armëve të prodhimit zviceran në një vend të tretë.

17:39
Zendaya “vjedh” sërish vëmendjen, këtë herë në shfaqen e Louis Vuitton ku as nuk po ecte në pistë

Në shfaqjen e Louis Vuitton në Paris të hënën, të gjithë sytë ishin te Zendaya, e cila as nuk po ecte në pistë.

17:36
Irani e Arabia Saudite pranojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas ndërmjetësimit të Kinës (fotot)

Iran dhe Arabia Saudite, dy nga fuqitë rivale, prodhuese të mëdha të naftës në Lindjen e Mesme, kanë pranuar të rivendosin marrëdhëniet dhe të hapin ambasadat reciproke, shtatë vjet pas ndërprerjes së tyre.

17:25
Belgjika ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare

Qeveria e Belgjikës ka ndaluar platformën kineze të mediave sociale TikTok në kompjuterët dhe pajisjet celulare të përdorura nga zyrtarët qeveritarë.

17:25
Fitore me kosto për Romën, dy futbollistë mbeten të dëmtuar

Fitore me kosto për Romën. Verdhekuqtë mposhtën Sociedadin me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinalet e Europa Leagues…

17:20
Seuli do të ndërtojë “unazën” më të madhe të Ferrisit në botë

Kryeqyteti i Koresë së Jugut po shton një tjetër veçori në horizontin e tij që pritet të përfundojë në vitin 2027 – “Unaza e Seulit”, një rrotë Ferris 180 metra.

17:15
Sulmi në Hamburg të Gjermanisë, dëshmitari: Kuptova që dikush po gjuante me armë

Kalimi i orëve pas sulmit tragjik, i cili shkaktoi tetë viktima në Hamburg të Gjermanisë, ka nxjerrë në pah disa pamje të reja të bëra nga dëshmitarët.

17:15
Sekuestrohen mbi 60 mijë euro në Morinë, ndiqet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi

Një shumë e madhe parash, e padeklaruar, është sekuestruar këtë pasdite në pikën kufitare Morinë në Kukës. 

17:12
Karteli meksikan dërgon letër ndjese për amerikanët e vrarë në zonën pranë kufirit (fotot)

Karteli kriminal që besohet si përgjegjës për pangmarrjen e armatosur dhe më pas vrasjen e dy turistëve amerikanë dhe një gruaje meksikane javës që shkoi në Matamoros, ka publikuar sot një letër ndjese dhe ka dorëzuar pesë anëtarë të saj si përgjegjës, te autoritetet lokale, thonë raportimet e hetuesve të afërt me çështjen.

17:09
Gaz nga Izraeli në Europë/ Kryeministri Netanyahu bisedon me homologen italiane

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dëshiron të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë. Ai i tha homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, se ka hapësirë për bashkëpunim më të madh mes dy shteteve.

16:49
Vrau shtatë persona në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani, vetëvritet autori i sulmit! Si ndodhi ngjarja

Qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, Hamburgu, vazhdon të jetë i tronditur nga ngjarja e një nate më parë, kur një person hapi zjarr në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait, duke vrarë 7 vetë, përpara se të vetëvritej. Autoritetet thanë se 35-vjeçari, shtetas gjerman dhe ish-dëshmitar i Jehovait, kishte përdorur një armë gjysmë-automatike, të cilën e posedonte me leje që nga dhjetori i viti të kaluar. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, por zyrtarët thanë se kishin përjashtuar motivet politike.

16:46
Felipe Melo protagonist negativ, karton të kuq pas pak sekondash

Felipe Melo është gjithmonë aty kur vjen fjala për rekorde negative.

16:44
Zbuloni se cilat janë 3 shenjat më pak të pavarura të Zodiakut

A e gjeni ndonjëherë veten duke u mbështetur tek të tjerët për të marrë vendime ose për të kërkuar miratimin nga ata përreth jush?

16:39
Kim Jong-un i mëson të bijës si të bëhet ‘diktatore e suksesshme’ në daljet publike me të atin (fotot)

Bija e diktatorit koreano-verior Kim Jong-un ishte sot në një tjetër dalje publike me të, kësaj here duke vrojtuar një stërvitje ushtarake, dhe duke sinjalizuar sipas mediave evropiane, se ajo po merr hapat e rradhës të mësimeve për të pasuar babanë e saj autoritar.

16:36
​Ritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, në vitin 2022 ishte 16.7% më e lartë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit 2022, ku thuhet se pati rënie për -0.6%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2022.

16:31
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet planin europian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

As Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështetë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

16:28
​Lajçak pas takimeve me krerët opozitarë në Kosovë: E gjitha është pjesë e përgatitjes për takimin e datës 18

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët opozitarë në Kosovë, tha se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për dialogun.

16:21
Grace Van Dien i “Stranger Things” jep deklaratën e fortë, aktorja refuzon aktrimin pas ngacmimeve seksuale

Ylli i “ Stranger Things ”, Grace Van Dien thotë se ajo ka anuluar disa në role në aktrim pasi ka përjetuar ngacmime seksuale në xhirime.

16:18
Aksident në Lezhë, makina përplas 7-vjeçaren

Një 7-vjeçare është aksidentuar këtë të premte në Lezhë.

16:18
Galtier: Ndaj Bayernit të pafat, tani vëmendjen te kampionati

Trajneri i Paris Saint Germain është rikthyer të flasë pas eliminimit me Bayernit, teksa ka kërkuar nga të tijtë që të kthejnë vëmendjen nga kampionati.

16:11
Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosur raportet pas shtatë vjetësh armiqësi, që ka kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë në Gjirin Persik dhe ka ndihmuar në nxitjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, nga Jemeni deri në Siri.

15:59
Moti i keq përfshin Durrësin, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimi

Moti i keq ka përfshirë të gjithë bregdetin duke pezulluar lundrimin për  anijet e peshkimit.

15:52
Nga mbijetesa te Europa, Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, ngec Teuta

Nga mbijetesa te Europa. Është ky kapërcimi që ka bërë Kukësi, që pas tre fitoresh radhazi, është ngjitur në vendin e 5-të me 34 pikë, duke dalë hapur si kandidate për një vend në zonën europiane të renditjes.

15:47
Macron: Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund luftës

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Rishi Sunak dhanë një konferencë shtypi në Paris.

15:40
Ten Hag e Rashford, më të mirët e muajit shkurt

Erik Ten Hag është shpallur për herë të dytë trajneri më i mirë i muajit këtë sezon në Premier League.

15:35
Zjarr në një servis në Vorë, digjet pjesa e përparme të një kamioni

Një zjarr ka përfshirë servisin në Vorë, duke djegur pjesën e përparme të një kamioni.

15:34
Xi Jinping merr mandatin e tretë si president

Udhëheqësi kinez Xi Jinping siguroi të premten një mandat të tretë pesë-vjeçar, gjë që i hap rrugën qëndrimit të tij të përjetshëm në pushtet, në një kohë sfidash të vështira ekonomike dhe tensionesh në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.

15:33
Dhjetëra lëkundje toke në Itali, qindra vetë kalojnë natën jashtë

Dhjetëra lëkundje toke që kulmuan me një tërmet të magnitudës 4.4 tronditën zonat qendrore të Italisë, sidomos qytetin e Perugias.

15:33
Qyteza malore zvicerjane paguan familjet €60,000 për t’u vendosur aty, për ndalimin e reduktimit të popullatës (fotot)

Nëse kemi probleme me kostot e jetesës apo me qiejt e mjerueshëm gri kur supozohet se ka ardhur pranvera, një qytezë e vogël zvicerjane mund të lehtësojë shqetësimet tuaja.

15:32
Pranverë me copëza dimri/ Parashikimi i motit nga MeteoAlb: Xhupat do të na duhen deri më 20 prill

Jemi zyrtarisht në pranverë por temperaturat janë ende të ulëta.

15:24
PD do ankimojë mos-regjistrimin/ KQZ kërkoi dokumente shtesë me firmën e Bashës për 48 orë

Juristët e PD-s të Enkelejd Alibeajt për momentin nuk do të përmbushin kërkesën e KQZ-së, për plotësim dokumentacioni për tu regjistruar me firmën e Lulzim Bashës.

15:16
Nga mbijetesa te Europa, Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, ngec Teuta

Nga mbijetesa te Europa. Është ky kapërcimi që ka bërë Kukësi, që pas tre fitoresh radhazi, është ngjitur në vendin e 5-të me 34 pikë, duke dalë hapur si kandidate për një vend në zonën europiane të renditjes.

15:14
BKH kontroll Ahmetajt! Agjentët në shtëpinë e partneres së ish-Ministrit, gjetën shuma me para

Me urdhër të SPAK  dhe me vendim te gjyqtarit antikorrupsion Erjon Bani , për gjashtë orë me radhë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kaluan nën lupë banesën e Erjola Hoxhës, e cila është bashkëjetuesja e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, që po verifikohet nga prokurorët e posaçëm në cilësinë e ish ministrit të financave.

15:07
Dy aksidentet në pak orë/ Betonierja vret çiklistin në Durrës, një 30-vjeçare humbi jetën në Kavajë pasi automjeti i doli nga kontrolli

Pas aksidentit tragjik në Tiranë ku humbën jetën tre të rinj, janë përgjakur sërish rrugët në vend.

15:05
“Më mirë të mos e kisha pasur”, banorja e Big Brother VIP rrëfen detaje rrëqethëse nga jeta e saj

Fituesja e Big Brother 9, Fotini Derxho u bë pjesë e edicioni të formatit VIP pak ditë më parë.

15:03
Dy kandidatë për president të Malit të Zi kërcënohen me vdekje

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Twitter.

15:02
Zbardhet dinamika e plotë e aksidentit me tre viktima/ Shkeljet e kryera nga 20-vjeçari që drejtonte Audin

Këto janë pamjet e një kamera sigurie në rrethrrotullimin e unazës lindore që ka kapur momentin fatal të aksidentit ku humbën jetën 3 të rinj në kryeqytet.

14:57
Cilët janë personazhet VIP më të spikatur të kësaj jave në “Social Top 5”?!

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

14:47
Elon Musk, plane të ndërtojë një qytet për stafin e kompanive te tij

Miliarderi Elon Musk nuk resht së befasuari.

14:43
Vrasësi në Hamburg, ish-anëtar i Dëshmitarëve të Jehovait

Policia i kategorizoi si sulm amok vrasjet në Hamburg në komunitetin “Dëshmitarët e Jehovait”. Pas vrasjeve në Hamburg ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

14:40
Kosovë/ AAK: Shpresoj që më 18 mars do të nënshkruhet marrëveshja e dakorduar në Bruksel

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ia ka shprehur mbështetjen e saj për marrëveshjen e propozuar për normalizim të raporteve emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

14:38
Vuçiç fillon lojërat: Ne gati për kompromis, por Kurti nuk themelon Asociacionin

Pas takimit të Brukselit në 27 shkurt, ku si Albin Kurti ashtu edhe Aleksandër Vuçiç e pranuan parimisht propozimin europian, kryeministri i Kosovës është shfaqur më i qartë në qëndrimin e tij krahasuar me presidentin serb.

14:34
Erdogan cakton zgjedhjet në Turqi për në 14 maj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zyrtarisht ka caktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen më 14 maj, një muaj më herët sesa ishin paraparë të mbaheshin.

14:29
Fluks emigrantësh nga Ballkani në Gjermani, shumica janë shqiptarë

Qytetet gjermane u përballën këtë dimër me një fluks të madh emigrantësh, që këtë radhë nuk ishin ukrainasit të cilët i largohen tmerrit të luftës, por shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

14:26
Kërkon lirinë nga burgu, shtyhet për të disatën herë gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri

Seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të premte në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë.

14:15
Arrestohet në Krujë 23-vjeçari i shpallur në kërkim, mbante në banesë armë zjarri dhe municion luftarak

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.

14:12
​FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i nxjerrë për Kosovën, ka vlerësuar lartë aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.

13:59
Tottenhami dhe Newcastle, garë për “yllin” e Southamptonit

James Ward-Prowse vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Southamptonit dhe të interesuar për shërbimet e tij janë disa klube të Premier League-s.

13:57
“Pse qau Luizi për ty kur ike?” Bjordi tregon arsyen pas eleminimit

Bjordi Mezini, ish konkurrent i Big Brother Vip ka dhënë mendimin e tij pse Luizi qau kur ai doli nga shtëpia.

13:45
Lajçak dëgjon qëndrimin e opozitës lidhur me propozimin evropian

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takim me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë.

13:39
Tjetër aksident në vend/ 30-vjeçarja humb kontrollin e makinës, ndërron jetë në vendngjarje

Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë, ku një 30-vjeçare ka ndërruar jetë.

13:29
Mbreti Charles emëron princin Eduard “Duka i ri i Edinburgut”

Princi Eduard është emëruar si Duka i ri i Edinburgut, ka njoftuar Buckingham Palace.

13:22
Xhaka: S’mund të pësojmë dy gola të lehtë, edhe mund të humbisnim

Mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, e pranoi se barazimi (2-2) me Sportingun, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Europa Legue-s, ishte një provë e vështirë për liderët e Premier League-s.

13:13
Macron dhe Sunak takohen në Paris për Samitin franko-britanik

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak takohen të premten në Paris në një Samit që synon riparimin e raporteve mes tensioneve të shkaktuara pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit).

13:06
Aktori Robert Blake, karriera e së cilit u la në hije pas dënimit për vrasje, vdes në moshën 89-vjeçare

Ai njihej si heroi titullar i serialit detektiv televiziv të viteve 1970 Baretta dhe luajti në filmin e vitit 1997 Lost Highway, por karriera e tij pati vështirësi pas vrasjes fatale të gruas së tij në vitin 2001.

13:00
Kontrollet në shtëpinë e partneres së ish-ministrit, Berisha: Le të kontrollojë synduqet e gruas së Ahmetajt, por s’shpëton Rama nga afera e djegësve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kontrollet në pronën e bashkëjetueses së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

12:50
Fotot/ Cilët janë tre viktimat e aksidentit të frikshëm të mbikalimit të Saukut

Klevis Ruçaj 20 vjeç, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe janë tre viktimat e aksidentit të rëndë të një dite më parë në Tiranë.

12:42
Aksident me vdekje në Durrës, betonierja përplasi një person me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Aleksandër Goga” në qytetin e Durrësit.

12:36
Zbardhen 6 vjedhje në Shëngjin dhe Lezhë/ Në pranga tre persona, ndiqen penalisht 4 të tjerë (Emrat)

Gjashtë vjedhje të ndodhura këtë javë në Shëngjin dhe në Lezhë janë zbardhur nga policia, duke çuar në pranga tre persona.

12:34
“Më ke provokuar!”, Luizi debaton me Jorin, ç’po ndodh mes tyre?

Luizi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si Jori është sjellë me të gjatë një bisede mbrëmë në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

12:33
Peruja i kthen Italisë monedhat romake: Iu gjetën një gruaje në aeroport

Peruja i ktheu Italisë një koleksion prej 73 monedhash romake, disa prej të cilave datojnë nga shekulli i dytë dhe i katërt.

12:27
Kurti “e lë topin” në fushën e Serbisë: Gati të firmos marrëveshjen në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur  i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet në 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut me presidentin serb Aleksander Vuçiç, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë europiane, Josep Borell.

12:24
Një veçori sigurie hiqet nga përdorimi, Google paralajmëron përdoruesit

Gjiganti i teknologjisë tha se mjeti nuk ishte më i nevojshëm por përdoruesit janë të zhgënjyer nga ky veprim i kompanisë.

12:24
Tirana do përballet me Laçin/ Vllaznia pret Partizanin në fundjavë

Pas dy humbjeve njëra pas tjetrës në kampionat Tirana do të duhet të përballet me Laçin në këtë fundjavë, një tjetër kundërshtarë shumë i fortë për bardheblutë pavarësisht gjendjes aktuale të kurbinasve.

12:19
Stoltenberg jep alarmin: Po mori Rusia Ukrainën, Kina do të pushtojë tajvanin

NATO paralajmëron se performanca e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë Tajvanin.

12:08
Tragjedia greke/ Kryeministri kërkon sërish falje dhe premton transparencë. Zgjedhjet mund të shtyhen

Në mbledhjen e parë të kabinetit pas aksidentit tragjik të 28 shkurtit ku humbën jetën 57 qytetarë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duke kërkuar sërish falje  është zotuar për “transparencë absolute” në hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve që e shkaktuan.

12:00
Di Maria: Duam ta mbyllim me dy trofe, jam i lumtur këtu

Ángel Di María, i cili shënoi golin e vetëm në duelin e Juventusit me Freiburg (1-0) në Europa League, tha pas ndeshjes se ishte shumë i kënaqur që ishte vendimtar në triumfin e “Zonjës së vjetër”.

12:00
Masakër mes Dëshmitarëve të Jehovait, 8 të vdekur/ Momentet e terrorit në Hamburg

Hamburgu i Gjermanisë kaloi një natë terrori e cila, me shumë gjasë, do të mbetet gjatë në kujtesën kolektive të qytetit gjerman.

11:57
Sekondat që i shpëtuan jetën qytetarit, makina shmang përplasjen me “Audin” me shpejtësi skëterrë

Një makinë që po kalonte në momentin e përplasjes së  “Audit” ka shpëtuar për pak sekonda nga përplasja.

11:48
Plagosi me thikë burrin për 8 mars, Gjykata e Fierit lë në arrest shtëpie 33-vjeçaren

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest shtëpie  për 33-vjeçaren Arenarda Asllani që goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në 8 mars në lagjen “Liri”.

11:39
Sekuestrohen 22 pasuri në pronësi të një 50-vjeçari në Tiranë, anëtar i një grupi kriminal në Belgjikë

22 pasuri, të paluajtshme dhe automjete në pronësi të një 50-vjeçari të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij, janë sekuestruar nga policia.

11:33
Aksidentet nga shkelja e rregullave, arrestohen tre shoferë dhe hiqen 20 patenta në Durrës

Përgjakja e rrugëve nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, policia e Durrësit arreston 3 drejtues automjetesh dhe pezullon 20 patenta.

11:31
Pamje nga kamera e sigurisë/ Momenti i rënies së “Audit” me shpejtësi nga ura, ndërruan jetë tre të rinjtë

Top Channel ka siguruar nga kamerat e sigurisë momentin e përplasjes së “Audit” me bordurën mbrojtëse dhe rënien në rrugën tjetër.

11:11
Numri ideal i partnerëve, çfarë tregojnë studimet nga ekspertët

Shpesh nuk është shumë argëtuese të mësoni për historinë seksuale të partnerit tuaj të ri, por ekziston një hulumtim i cili thotë se e ka zbuluar numrin “ideal” të partnerëve të kaluar seksualë.

11:08
Durrës/ Pranga 20-vjeçarit të dyshuar si shpërndarës droge, në hetim edhe një tjetër

Policia e Durrësit goditi 2 raste të shitjes në doza të lëndës narkotike kanabis, ndësa sekuestroi dhe sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje.

10:56
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata italiane, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në prangat e policisë së kryeqyteti.

10:44
Era e fortë, pezullohet lundrimi detar për anijet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë

Për shkak të motit të paqëndrueshëm është pezulluar lundrimi detar për anijet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë.

10:35
Mourinho: Të kisha një lojtar të stolit të Bayernit, e kishim mbyllur ndeshjen

Roma hodhi një hap të sigurt për në çerekfinalet e Europa League-s me fitoren 2-0 në shtëpi kundër Real Sociedadit. “Verdhekuqtë” shënuan nga një gol për pjesë dhe shkojnë të qetë në sfidën e kthimit në Spanjë.

10:22
“Ishte e frikshme, është bërë dëm kolosal”, dëshmitë e fqinjve nga shpërthimi i tritolit

Komshinjtë janë shprehur të frikësuar nga shpërthimi i tritolit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.

10:20
“Kujtova se ishte tërmet”, fqinjët të tmerruar nga shpërthimi i tritolit në Kurbin

Fqinjët janë shprehur të tmerruar nga shpërthimi i tritolit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.

10:13
Braktisi 2 vajzat e mitura që të kërkonin azil në Suedi, vihet nën hetim 36-vjeçarja në Rinas

Një 36-vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Rinasit, pasi braktisi në Suedi 2 vajzat e saj të mitura 13 dhe 15 vjeçe, me qëllim që të kërkonin azil.

10:02
Shpërthen një granatë dore në oborrin e shtëpisë në Bulgarec të Korçës, shkak dyshohet një konflikt familjar

Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec.

09:59
Ish-zyrat e Tatimeve në Librazhd përfshihen nga flakët, dyshohet i qëllimshëm

Disa dokumente janë djegur në ish zyrat e Tatimeve në Librazhd.

09:39
Ukraina akuzon Rusinë për terrorizim të civilëve në Bahmut

Turpat e mbrojtjes së Ukrainës janë përballur me një valë të re sulmesh ruse në qytetin lindor të Bahmutit, prej ku beteja për kontrollin e këtij qyteti lindor ukrainas ka sjellë pasoja të mëdha njerëzore për të dyja palët.

09:32
Rusia ngre dyshime rreth zgjatjes së marrëveshjes mbi eksportin e drithit

Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garanton eksportin e sigurt të drithit nga portet ukrainase në Detin e Zi po zbatohej vetëm përgjysmë, duke ngritur dyshime nëse do të lejonte zgjatjen e marrëveshjes që skadon javën e ardhshme.

09:25
Fundi i ciklit te Tottenhami, Conte-Mourinho, fate të kryqëzuara

Antonio Conte humbi kundër Milanit dhe është jashtë Champions League dhe më shumë se një këmbë e gjysmë larg Tottenhamit.