![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Erzeni rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjesh, duke mundur me rezultatin 2-1 Egnatian.
Skuadra shijakase triumfoi në një ndeshje me emocione ndaj të besuarve të Edlir Tetovës, që humbën mundësinë për të barazuar Tiranën dhe Partizanin në vendin e parë.
Sistemi VAR ishte protagonist në disa episode. Në të 27-ën, Zejnullait ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ademit, por nëse kryesori vijoi lojën fillimisht, pas rishikimit të pamjeve, vendosi të akordonte penallti për vendasit, që u kthye në gol nga Kahrimanoviç. Momenti i Erzenit, që vetëm pas 5 minutash shënoi dhe golin e dytë. Alan ekzekutoi një goditje dënimi, por Sherri nuk e largoi sikurse duhet topin, duke i dhënë mundësinë Nonatos që të dyfishonte rezultatin.
Top Channel