Felipe Melo protagonist negativ, karton të kuq pas pak sekondash

10/03/2023 16:46

Felipe Melo është gjithmonë aty kur vjen fjala për rekorde negative.

Braziliani njihet si një nga mesfushorët më të ashpër dhe së fundi është ndëshkuar me karton të kuq, pas vetëm pak sekondave në fushën e lojës.

Në ndeshjen mes Flamengos dhe Flumineses, nisi një përplasje mes futbollistëve, pas një ndërhyrjeje të gabuar të ish-futbollistit të Romës, Gherson.
E në tension e sipër, Felipe Melo shtyn një kundërshtar, ndërsa arbitri i jep karton të kuq, menjëherë pas sqarimit të situatës.

Top Channel