Luizi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si Jori është sjellë me të gjatë një bisede mbrëmë në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai shtoi se e ka ndihmuar Jorin për disa gjëra në shtëpi, ndaj nuk e priste atë sjellje nga ana e saj.

Jori tha se nuk e ka patur me tendencë pyetjen për Butrinit dhe se loja me Dean dhe Shpatin ishte thjesht një “prank” për Armaldon.

Luizi u mërzit nga sjellja e Jorit dhe i tha asaj se ai nuk bie në nivelin e askujt, por përgjigjet me votë, duke theksuar se ka për ta nxjerrë jashtë shtëpisë.

Pak ditë më parë, Jori e pyeti Luizin nëse ai e kishte problem që Kiara kishte patur ish të dashur Butrinit Imerin.

Luizi tha se nuk e njihte fare kush është dhe u përpoq ta shmangte bisedën dhe pyetjen e saj nuk e priti edhe aq mirë.

Ai i tha Jorit që e ka provokuar atë në dy raste, ku i përmendi ish të dashurin e Kiarës dhe kur bëri lojën me Dean dhe Shpatin, kur i tha atyre të inskenonin një puthje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel